ILIRIADA PORTAL

Ambasadoret e BE: Opozita ne Kuvend, te votoje reformat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10112009

Mesazh 

Ambasadoret e BE: Opozita ne Kuvend, te votoje reformat




Rozeta Rapushi
Ambasadoret e Bashkimit Evropian ne vendin tone, i bene dje apel partive politike qe te gjejne gjuhen e perbashket per funksionimin normal te institucioneve dhe rikthimin e opozites ne Kuvend. Te mbledhur ne perkujtimin e renies se Murit te Berlinit, tete ambasadore te BE-se ne vendin tone, reaguan edhe per situaten politike ne vend. "Kompromisi mes partive politike, duhet te zgjidhe situaten e krijuar ne vend. Ky kompromis, duhet bere nga te dy palet",-tha ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernd Borhardt. Sipas tij, zgjidhja duhet te vije nga vete partite politike PD-PS dhe jo nga faktori nderkombetar ne vend. Po keshtu, edhe ambasadori austriak Florian Rauning tha se "qe Shqiperia te jete pjese e Bashkimit Evropian, duhet t'i zgjidhe vete problemet e saj, dhe jo te prese nderhyrje nga jashte". Me kete qendrim, Rauning, kerkoi zgjidhjen e menjehershme te situates bojkotuese te opozites dhe funksionimin normal te Kuvendit. E pranishme ne kete konference ishte ambasadorja ceke Martjeta Fialkova, e cila tha prere se "bojkoti i opozites ne Kuvend, nuk i sherben aspak interesave te Shqiperise ne rrugen drejt Bashkimit Evropian". Sipas saj, nje situate e tille politike ne Shqiperi, ku opozita ka bojkotuar plotesisht aktivitetin e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, nuk po shihet mire nga faktori nderkombetar dhe se nuk eshte rruga pozitive drejt BE-se. "Shqiperia qe te integrohet ne Bashkimin Evropian, duhet te mbylle me pare procesin e reformave, sikunder eshte ajo ne drejtesi. Por reforma ne drejtesi duhet votuar fillimisht ne Kuvend dhe votimi nuk eshte i mundur, pa pjesemarrjen e opozites",-tha Fialkova. Ne keto kushte, ajo sugjeroi gjetjen e menjehershme te gjuhes se perbashket mes partive politike, ne funksion te realizimit te reformave qe sigurojne anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Me nje qendrim te perbashket, trupi diplomatik i akredituar ne Tirane, theksoi keshtu se rruga e dialogut mes partive te medha politike eshte e domosdoshme, ne menyre qe te mos cenohen interesat integruese te vendit dhe te pengohen reforma te rendesishme, si ajo ne sistemin e drejtesise. Ne te njejten linje, edhe ambasadori hungarez theksoi se ne kete situate, Shqiperia nuk duhet te prese nga komuniteti evropian per te zgjidhur krizat e saj

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ambasadoret e BE: Opozita ne Kuvend, te votoje reformat :: Komentet

Mesazh prej Tue Nov 10, 2009 2:49 pm nga lidabica

po kush te hyje ne Kuvend ,keta jane antishqiptare qe medoemos duan rremuja dhe 1 kthim prapa te te gjitha reformave.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi