ILIRIADA PORTAL

Euralius: Prokuroret e gjyqtaret super te korruptuar

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

10112009

Mesazh 

Euralius: Prokuroret e gjyqtaret super te korruptuar




Raporti i plotė i evropianėve nxjerr nė pah “grykėsinė”. Jemi si Moldavia
Prokurorėt dhe “deti”i korrupsionit tė tyre

Elton Qyno

TIRANE- Prokurorėt shqiptarė janė tė zhytur nė “detin” e korrupsionit. Konkluzioni ka ardhur nga njė raport i ekspertėve tė Misionit Evropian tė Asistencės pėr Sistemin Shqiptar tė Drejtėsisė. Studimi qė u publikua nė muajin tetor tė kėtij viti nxori nė dritė njė sėrė problemesh nė radhėt e prokurorėve, duke filluar nga niveli i ulėt i rrogave, transparenca e deklarimit tė pasurisė e deri tek zhytja e tyre nė korrupsion, gjė e cila i radhit ata me prokurorėt e shteteve si Moldavia, Azerbajxhani apo Armenia e tė tjera. Nė analizėn e ekspertit tė EURALIUS-it, Juris Avotins, i cili ka marrė tė dhėnat e prokurorėve tė 38 shteteve evropiane, i bėhet njė studim i mirėfilltė marrėdhėnies pagė-transparencė, nga e cila arrihet tė pėrcaktohet edhe niveli i korrupsionit. Nga analizimi i tė gjitha tė dhėnave, rezulton se njerėzit e akuzės nė Shqipėri marrin pagė tė ulėt, nuk kryejnė deklarimin e plotė tė pasurisė, si dhe fshehin pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave. Ky pėrfundim ka bėrė qė Shqipėria tė pėrfshihet midis 5 vendeve ku niveli i korrupsionit nė radhėt e prokurorėve ėshtė i lartė. Futja e vendit tonė midis kėtyre shteteve, vjen si pasojė e mungesės sė transparencės qė kanė prokurorėt pėr tė deklaruar pasuritė e tyre. Gjithmonė ata ankohen se nuk paguhen shumė mirė pėr punėn qė bėjnė, por nga verifikimet e kryera nga institucionet pėrkatėse, rezulton se njerėzit e akuzės janė tė “thekur” nė para. E gjithė kjo pasuri e padeklaruar, e ka origjinėn vetėm nga njė drejtim, qė nė kėtė rast ėshtė korrupsioni. Nė llogaritjet e treguesve pėr prokurorėt ėshtė vėnė re se gjysma e vendeve evropiane i kanė pagat e prokurorėve tė njėjta ose pothuajse me pagat e gjyqtarėve. Por vendet e tjera, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė, i kanė pagat e prokurorėve shumė tė ulėta sesa gjyqtarėt. Ky faktor ndikon shumė nė pėrcaktimin e dy trajtave tė kurbės. Nė diagramė tregohet transparenca e rrezikut tė korrupsionit (TI=5.0) ku paga e prokurorėve i korrespondon vlerės financiare 1200 euro nė muaj. Megjithėse me kėtė pagė prokurorėt shqiptarė do tė ishin shumė tė kėnaqur, sipas studimit pėrsėri ata do pėrfshiheshin nė 5 vendet ku niveli i korrupsionit ėshtė i lartė. Nisur nga ky pėrfundim i hidhur, kėrkohet planifikimi i rritjes sė pagave tė tyre, me qėllim rritjen e nivelit tė transparencės si dhe dalja nga vija e rrezikut tė korrupsionit. Studimi nė fjalė ėshtė bėrė me qėllim pėrgatitjen e argumenteve shtesė, pėr zbatimin e rekomandimin e EURALIUS-it pėr krijimin e njė strategjie afatmesme pėr rritjen e pagave tė gjyqtarėve dhe prokurorėve.

EURALIUS nxin Shqipėrinė. Transparenca nė nivele tė frikshme, korrupsion pafund

Gjyqtarėt nė “hall” tė madh,nuk justifikojnė dot pasuritė

Elton Qyno

TIRANE- Gjyqtarėt, qė janė shtresa kryesore pėr respektimin e ligjit dhe transparencės nė vend, shkelin ligjin nė shumė raste dhe kryejnė korrupsion pa ju dridhur qerpiku. Si prokurorėt edhe kėta, janė tė zhytur midis 5 vendeve ku niveli i korrupsionit ėshtė tepėr i lartė. Studimi i EURALIUS-it, i rendit gjykatėsit shqiptarė si tepėr tė korruptuar dhe qė nuk deklarojnė pasuritė e tyre. Kjo gjė tregon qartė se njerėzit qė janė mandatuar nga shteti pėr tė vėnė drejtėsi, e shkelin vetė atė me tė dyja kėmbėt. Nė raport ata renditen me vendet si Rumania, Ukraina e tė tjera, ndėrkohė qė nuk mundin t’ia kalojnė fqinjėve tanė Maqedonas, Malit tė Zi apo Serbisė. Ashtu si pėr prokurorėt edhe pėr pėrcaktimin e transparencės sė gjyqtarėve janė marrė tė dhėnat nga 38 shtet e Evropės. Nga studimi i kėtyre tė dhėnave rezultoi se marrėdhėnia pagė-transparencė tek trupa e gjykatėsve ėshtė tepėr e ulėt. Si pasojė e kėsaj edhe niveli i pėrcaktimit tė korrupsionit ėshtė tepėr i lartė. Gjyqtarėt shqiptarė nuk janė transparentė dhe kėtė e tregojnė mė sė mirė specialistėt e verifikimit tė pasurisė. Ata kanė paraqitur tė dhėna se gjyqtarėt deklarojnė vetėm, banesat ku jetojnė, njė makinė si dhe pagėn mujore qė marrin nga ushtrimi i detyrės. Mirėpo kjo ėshtė vetėm maja e ajsbergut, pasi nga verifikimet ėshtė arritur tė provohet se shumicėn e tė ardhura dhe pasurisė sė tyre, ata nuk kanė mundur ta provojnė me fatura pėrkatėse. Nga kjo situatė kuptohet qartė, se gjyqtarėt pasurinė e tyre e venė nėpėrmjet aferave korruptive. Grafiku i hartuar pėr kėtė shtresė arrin vijėn e rrezikut tė korrupsionit (T=5.0), ku paga e gjyqtarėve korrespondon me shumėn financiare prej rreth 1400 euro nė muaj. Kjo shifėr ėshtė pėrfshirė nė pėrmbledhjen e tė gjithė treguesve tė pėrdorur nė kėtė studim. Dallohet qartė se kurba e diagramės ka tre segmente me tipike nė lidhje me pagat. Segmenti i parė mbulon transparencėn e ulėt dhe pagat e ulėta tė gjyqtarėve, (nė mė pak se 1000 euro nė muaj), ku ēdo rritje e vogėl e pagės ēon nė rritjen e ndjeshme tė transparencės nė vend. Ndėrkohė qė segmenti i tretė tregon kufirin e rrezikut tė korrupsionit, ku nė diagramė gjyqtarėt shqiptarė tregon tė zhytur thellė nė tė. Ky studim ėshtė bėrė me qėllim pėrgatitjen e argumenteve shtesė, pėr zbatimin e rekomandimin e EURALIUS-it pėr krijimin e njė strategjie afatmesme pėr rritjen e pagave tė gjyqtarėve dhe prokurorėve.

Ē’parashikon misioni evropian pėr pagat dhe sa janė ato realisht

Projekti i EURALIUS dhe plani i Prokurorisė sė Pėrgjithshme

Specialistėt e Prokurorisė sė Pėrgjithshme kanė hartuar planin buxhetor tė kėtij institucioni, ku prioriteti kryesor pėr financimet e vitit 2010 janė rritja e pagave tė prokurorėve dhe oficerėve tė Policisė Gjyqėsore. Pėrmirėsimi i sistemit tė pagave pėr njerėzit e akuzės dhe oficerėt ėshtė parashikuar me njė rritje mesatare prej 25 pėr qind, ku mėsohet se pagat e prokurorėve tė tė gjitha niveleve tė rriten mesatarisht 20 pėr qind dhe pėr oficerėt e Policisė Gjyqėsore, pagat tė rriten mesatarisht 30 pėr qind. Planifikimi i rritjeve tė rrogave ka ardhur nė mbėshtetje me orientimet e Misionit Evropian i Asistencės pėr Sistemin Shqiptar tė Drejtėsisė (EURALIUS), i cili parashikon qė minimumi i pagės sė kėnaqshme pėr njė prokuror tė Prokurorisė sė rrethit gjyqėsor tė jetė nė nivelin e 1500 eurove nė muaj. Ndėrkohė qė tashmė paga mujore e njė prokurori tė nivelit tė sipėrcituar luhatet nė shumėn financiare prej 95.000 lekė. Mėsohet se aktualisht Ministria e Financave ka parashikuar qė tė verė nė dispozicion tė arkės sė Prokurorisė shumėn financiare prej 1.402.000 mijė lekė tė reja, shifėr kjo qė ėshtė e barabartė me kėrkesat e organit tė akuzės pėr vitin 2010.

Lidhja pagė-transparencė nxjerr nivelin e korrupsionit

Qėllimi i studimit tė pagave dhe 3 treguesit kryesorė tė tij

TIRANE- Studimi nė fjalė ėshtė bėrė me qėllim pėrgatitjen e argumenteve shtesė, pėr zbatimin e rekomandimin e EURALIUS-it pėr krijimin e njė strategjie afatmesme pėr rritjen e pagave tė gjyqtarėve dhe prokurorėve. Sipas ekspertit tė kėtij studimi, lidhja e rritjes sė transparencės me rritjen e pagės sė gjyqtarėve dhe prokurorėve ėshtė provuar, kur tė paktėn tre tregues me bazė tė ndryshme fizike tregojnė kėtė marrėdhėnie dhe kur zbatohet njė tregues i drejtpėrdrejtė qė karakterizon transparencė individuale tė specialistit tė gjyqėsorit. Pėr kėtė arsye eksperti ka zbatuar njė metodė me tregues, ku dy treguesit e rinj i janė shtuar “treguesit tė transparencės sė shtetit” tė sipėrpėrmendur. Njė nga kėta tregues ka paraqitur transparencės e ēdo profesioni, si tek gjyqtarėt ashtu edhe tek prokurorėt. Thelbi i kėtij treguesi ėshtė pasqyrimi i numri tė pasurive tė padeklaruara ose tė fshehura tė profesionistėve nė sektorin e gjyqėsorit, kundrejt pagės qė ata marrin. Nė studim ėshtė pėrdorur edhe njė tregues tjetėr, i cili ka krahasuar prestigjin e profesionistėve nė shoqėri. Mėsohet se me anėn e tij ėshtė analizuar duke krahasuar pagėn e profesionit prestigjioz me pagėn mesatare bruto.

Paga e kėnaqshme pėr prokurorėt

1405 euro nė muaj

Paga e kėnaqshme pėr gjyqtarėt

1638 euro nė muaj

Metropol

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Euralius: Prokuroret e gjyqtaret super te korruptuar :: Komentet

Mesazh prej Tue Nov 10, 2009 3:27 pm nga ad

A eshte e sigurt se kjo page vertet qe do ta kenaqte kete kategori pasi "oreksi vjen duke ngrene".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi