ILIRIADA PORTAL

Masakrohet dhe perdhunohet adoleshentja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11112009

Mesazh 

Masakrohet dhe perdhunohet adoleshentja




Tirane-Eshte dhunuar ne menyre te shfrenuar dhe me pas eshte perdhunuar, nje vajze 18-vjecare. Ngjarja e rende ka ndodhur dje rreth ores 15:20 ne periferi te Tiranes, ne Shkoze. E gjitha ka nisur pas ndarjes se vajzes 18-vjecare dhe te riut Ermal Gjoni. Mesohet se para disa muajsh, te rinjte kane qene te fejuar dhe kishin vetem pak kohe qe ishin ndare, ku mesa duket vendimi eshte marre nga vete vajza. Duke mos e duruar dot kete fakt, djali ka vendosur te hakmerret. Diten e djeshme ne dreke, ai ka shkuar ne shtepine e ish te fejuares se tij, ku i ka kerkuar ta takoje. Ne momentin qe vajza ka dale ne oborr, ai e ka marre dhe e ka futur me zor ne makine dhe eshte larguar me shpejtesi. Kjo skene eshte pare nga i ati i vajzes, i cili ka nxituar te kerkoje ndihmen e policise, por qe ka rezultuar e paefektshme. Plani hakmarres ishte pergatitur mire ne koken e 21-vjecarit. Ai kishte percaktuar mire destinacionin se ku do te shkonte, ndaj me shpejtesi ka marre rrugen drejt nje hoteli. Fillimisht jane ulur ne restorantin qe ndodhej ne katin e pare te hotelit, e me pas e ka ngjitur 18-vjecaren ne nje nga dhomat e tij. Pasi ka kycur deren, Gjoni ka filluar ta qelloje vajzen me sende te forta ne pjese te ndryshme te trupit. I shperfytyruar nga ndjenja e hakmarrjes, ai e ka zhveshur vajzen me zor dhe e ka perdhunuar mizorisht. Duke mos u mjaftuar me kaq, i ka vene jastekun ne koke dhe me duart e vendosura ne fyt, ka tentuar ta mbyse. Me gjithe britmat e vajzes, askush nuk ka mundur ta shpetoje, nga "kthetrat" e djalit te terbuar. Ne kete moment, bashke me babain e vajzes, ne vendin ku po tentohej krimi kane mberritur forcat e policise. Sapo kane hapur deren, ata kane gjetur 21-vjecarin i cili po tentonte te mbyste vajzen. Agresori eshte arrestuar ne flagrance, ndersa adoleshentja ne gjendje shoku, eshte derguar menjehere ne spital. Aktualisht mesohet se ajo ndodhet ne gjendje te rende dhe po trajtohet nga mjeket per plaget e marra ne trup. Pasi eshte marre ne pyetje, ajo ka treguar te gjithe ngjarjen e rende. 21-vjecari Ermal Gjoni, do te perballet me drejtesine per veprat penale te "heqjes se paligjshme te lirise", "marredhenieve seksuale ose homoseksuale me dhune me te rritura", "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" dhe te "demtimeve te tjera me dashje".

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi