ILIRIADA PORTAL

Njė projekt pėr vetėqeverisjen e medias

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11112009

Mesazh 

Njė projekt pėr vetėqeverisjen e medias




Ilirian Agolli

Statusi i gazetarit
MUNGESA KRITIKE E NJĖ
LIGJI KUNDĖR VETES
Mungesa e njė statusi tė gazetarėve e ka dėmtuar mjaft komunitetin dhe reputacionin e tyre. Njė ligj kundėr vetvetes do tė ishte rruga mė e mirė qė shtypi, radiot dhe televizionet shqiptare tė ngrenė dinjitetin e tyre, duke respektuar nė radhė tė parė reporterin e terrenit, tė drejtat dhe detyrimet e tij.
Gazetarėt mund tė jenė ndėr tė paktėt komunitete nė Shqipėri dhe nė botė qė kanė privilegjin tė hartojnė njė ligj kundėr vetvetes, pėr tė rregulluar marrėdhėniet e tyre me shtetin, pronarin dhe opinionin publik. Pėr tė ndrequr situatėn, duhet hapur nė radhė tė parė njė debat i sinqertė publik nė vetė faqet e mediave, ku gazetarėt tė shprehin pikėpamjet e tyre dhe tė ftojnė qytetarėt tė japin mendime se si e duan median e vendit tė tyre.
Gazetarėt vetė kanė nevojė pėr njė status profesional me tė drejta dhe detyrime publike. Po ashtu edhe opinioni publik ka nevojė qė gazetarėt qė ata lexojnė ēdo ditė tė kenė njė status nga i cili tė burojnė shkrime tė besueshme dhe tė dobishme pėr komunitetin qytetar.
Profesioni i gazetarit ėshtė njė funksion publik dhe pėr kėtė arsye ka nevojė pėr njė organizėm vetėrregullues. Krahas njė kontrate me pronarin e gazetės dhe televizionit, gazetari ka edhe njė kontratė tjetėr tė pashkruar me lexuesin, i cili pret shkrime tė sakta me vlerė qytetare dhe kombėtare.
Ligjin “Pėr Statusin e Gazetarit”, pra ligjin kundėr vetvetes, gazetarėt shqiptarė duhet ta hartojnė vetė, ta miratojnė vetė dhe ta zbatojnė po vetė pėrmes mekanizmave vetėrregullues qė propozohen mė poshtė. Kėtė sfidė jo tė lehtė, gazetarėt duhet ta pėrballin me guxim, nėse nuk duan qė njė ligj pėr mediat ta shkruajnė tė tjerėt, deputetė, qeveritarė e politikanė pa njohuritė e mjaftueshme pėr shtypin, funksionimin, jetėn dhe mbijetesėn e tij. Njė ligj pėr median mund ta shkruajnė vetėm gazetarėt. Nė tė kundėrt, mendoj se ēdo grupim tjetėr prej jogazetarėsh nuk mund tė pėrgatitin njė ligj pėr median, por me siguri do tė hartojnė njė ligj kundėr medias.
GJENDJA AKTUALE E MEDIAS
Nuk do shumė fjalė tė tregohet se gjendja aktuale e medias shqiptare ėshtė e rėndė nė shumė aspekte. Shumė nga gazetarėt punojnė pa kontrata dhe pa rroga dinjitoze. Atyre shpesh u shkelen tė drejtat nga pronarėt e mediave. Mė e keqja ndodh kur studentėt e gazetarisė me shpėrblime dhe paga tė ulėta pėrdoren nga pronarėt e mediave si njė mjet presioni kundėr gazetarėve me pėrvojė, tė cilėt kėrkojnė rritje page dhe vlerėsime tė tjera. Kjo metodė jo vetėm ul cilėsinė e shtypit, por edhe pėrēan komunitetin e gazetarėve dhe nuk lejon organizime sindikaliste brenda tyre.
Njė tjetėr problem i madh ėshtė uzurpimi i medias nga tė njėjtėt persona nė shumė poste. Njė grusht personash qė drejtojnė mediat sot janė edhe pronarė, edhe gazetarė, edhe analistė, edhe drejtorė, edhe kryeredaktorė dhe kryetarė shoqatash tė gazetarėve, ēka pėrbėn njė konflikt tė hapur interesi tė tyre. Gazetarėt janė njėkohėsisht edhe punėmarrės tė drejtorit, edhe anėtarė tė shoqatės, ku kryetar ėshtė drejtori i tyre. Ky grup udhėheqėsish tė pandryshuar tė medias i ndajnė vetes dhe njėri-tjetrit rroga tė majme qė shpesh janė 5 herė, 10 herė dhe shpesh 15 herė mė tė larta se gazetarėt e thjeshtė tė terrenit. Ata dhe vetėm ata mbeten shefa tė pėrhershėm dhe tė superpaguar tė mediave tė shkruara dhe elektronike, ndėrsa i ndėrrojnė shpesh vendet e punės nga njė zyrė drejtori apo kryeredaktori nė tjetrėn. Me kėto lidhje, trafik influencash dhe sjelljesh prej kapadainjsh, kėta drejtues tė mediave kanė shkatėrruar dhe po dėrrmojnė pėrditė e mė tepėr moralin dhe tregun e mediave tė vendit.
Njė tjetėr problem i madh qė dėmton mediat shqiptare ėshtė edhe moszbatimi i statuteve tė shoqatave tė mediave. Forumet drejtuese tė kėtyre shoqatave nuk mblidhen rregullisht, nuk mbrojnė fare ose mbrojnė pak kolegėt qė dhunohen, nuk trajtojnė asnjė problem tė shtypit, as specifik dhe as tė pėrgjithshėm, as teorik, as praktik, nuk ngrenė zėrin me deklarata e veprime tė tjera kundėr shkeljeve dhe fyerjeve qė bėhen ndaj shtypit, nuk bėjnė as ndonjė studim pėr gjendjen e medias. Dhe mbi tė gjitha kėto forume nuk rifreskojnė drejtimin e tyre, duke bllokuar funksionimin demokratik tė organizatave tė gazetarėve. Nė Shqipėri ndodh qė dikush zgjidhet kryetar i njė shoqate qė nga 1994 apo nga 1995 dhe tė vetėshpallet apo tė rizgjedhė vetveten pėr afro 15 vjet me radhė. Shumė nga kėta drejtues bėjnė edhe analiza se si duhet tė iki x apo y politikan nga pushteti, kur ata vetė ua kanė kaluar disa herė atyre.
Shoqatat e mediave nuk zbatojnė statutet e tyre, ku formalisht kėrkohet qė forumet drejtuese tė zgjidhen ēdo 2-3 apo 4 vjet. Kjo status quo e shtrirė mbi mediat i ka lėnė me kėmbėt nė ujė, siē thoshte Gjergj Fishta, tė gjithė gazetarėt, tė cilėt punojnė kryeulur nė kėtė moēal, pa cilėsi profesionale dhe pa krenari qytetare. Kjo status quo shpjegon edhe shkeljet e rėnda tė etikės nė media, tė cilat janė bėrė tė zakonshme dhe opinioni publik nė pėrgjithėsi ka njė perceptim tė lartė pėr paaftėsi nė media, korrupsion dhe keqpėrdorim tė funksioneve tė saj publike.
Pėr tė gjitha kėto arsye gazetarėve shqiptarė u duhet njė status modern qė t’i japė shtypit jetė dhe motivim qytetar dhe kombėtar.
Vetėqeverisja e medias
KONGRESI KOMBĖTAR I MEDIAS
Njė ligj pėr mediat, pėr vetė funksionin qė ato kanė nė njė shoqėri demokratike, duhet tė mbėshtetet nė moralin dhe nė zakonet e mira tė vendit dhe tė prihet nga pozitiviteti dhe konstruktiviteti nė tė mirė tė kombit. Pėr kėtė ėshtė e domosdoshme qė gazetarėt tė jenė njerėz me moral tė lartė, tek tė cilėt pavarėsia e mendimit dhe e veprimit si dhe integriteti, duhet tė shkojnė paralel me forcėn pėr tė mbrojtur tė mirėn dhe vlerat. Pėr tė realizuar kėtė mision duhet ngritur njė organizėm, i cili tė ruajė dhe tė kujdeset pėr vlerat e etikės qytetare dhe forcimin e tyre.
Nė kushtet e Republikės sė Shqipėrisė mendoj se ėshtė e domosdoshme ngritja e njė autoriteti qė mund tė quhet Kongresi Kombėtar i Medias, njė takim i madh kombėtar i pėrfaqėsuesve tė shtypit dhe radio-televizioneve. Kongresi mund tė mblidhet ēdo 2 ose 3 vjet pėr tė zgjedhur Kėshillin e Lartė tė Medias. Ēdo media (gazetė, revistė, radio, televizion) mund tė pėrfaqėsohet nė Kongres me 2 persona, njė gazetar dhe njė drejtues. Autoriteti organizator fillestar i Kongresit tė Medias mund tė jetė Presidenti i Republikės, meqenėse ai me Kushtetutė ėshtė edhe simboli i unitetit dhe i interesave tė popullit. Mė pas ai mund tė jetė edhe kryetar nderi i Kongresit Kombėtar tė Medias, apo edhe i Kėshillit tė Lartė tė Medias, pa funksione ekzekutive, por me kontakte kėshillimore tė ndėrsjella. Ndėrsa kongreset e tjera organizohen nga vetė KLM sipas periodicitetit qė pėrcakton statuti.
Pas disa ditė diskutimesh, 2-3 ditė, Kongresi zgjedh me vota tė fshehta Kėshillin e Lartė tė Medias, i cili mund tė jetė me 11 vetė sė bashku me kryetarin, ose njė masė tjetėr; pėr shembull nė proporcion sa 1/30 e numrit tė delegatėve.
KĖSHILLI I LARTĖ I MEDIAS
Kėshilli i Lartė i Medias do tė jetė njė administrator i medias dhe njė komision disiplinor i saj. Tė 11 anėtarėt e tij qė dalin nga Kongresi, kanė vota tė barabarta kur diskutojnė dhe votojnė pėr tė ndėshkuar shkeljet qė bėjnė kolegėt gazetarė. Ky autoritet duhet tė jetė thellėsisht i pavarur.
Parlamenti mund tė votojė listėn me 11 emrat e KLM qė del me votim nga Kongresi Kombėtar i Mediave pėrmes njė dekreti tė Presidentit, pa patur tė drejtėn e ndryshimeve, por vetėm pėr tė njohur shtetėrisht kėtė autoritet tė vetėqeverisjes sė mediave.
Media ėshtė pushteti i katėrt nė shoqėrinė e vendit, pavarėsisht se nuk ėshtė pėrfshirė nė superstrukturėn e shtetit. Pra, duke u mbėshtetur nė parimin e ndarjes sė pushteteve dhe nė parimin e kontrollit dhe balancimit midis tyre, media duhet trajtuar kėshtu edhe ligjėrisht si pushtet mė vete dhe duhet tė ketė tė gjitha garancitė e pavarėsisė dhe tė funksionimit nė koordinim me pushtetet e tjera.
Detyra kryesore e Kėshillit tė Lartė tė Mediave duhet tė jetė kontrolli i etikės dhe shkeljeve profesionale nė media. Po ashtu KLM mund tė funksionojė edhe si njė mbrojtėse e gjuhės shqipe nga shtrembėrimet qė i bėhen asaj nė mediat e shkruara dhe ato tė folura - radiotelevizive.
KLM bėn kontrollin e punės sė gazetarėve, duke vendosur sanksionet pėrkatėse pėr ēdo rast kur ka shkelje, deri nė heqjen e tė drejtės pėr ushtrimin e profesionit. Pėr tė ruajtur tė drejtėn e ankimit brenda kėtij autoriteti mund tė ketė edhe komision apelimi. Mė pas, subjekti i interesuar (gazetari) mund t’i drejtohet gjykatės. Parlamenti mund tė shohė mospėrputhjet midis funksioneve tė KLM dhe KKRT; ky i fundit mund tė lehtėsohet nga disa detyra qė kanė tė bėjnė me etikėn, shpifjen, cenimin e figurės dhe mund tė merret me licencat, valėt dhe frekuencat.
KLM administron Regjistrin Kombėtar tė Gazetarėve dhe pėrditėson ndryshimet nė punėsimin dhe shkarkimet e gazetarėve. Po ashtu KLM duhet tė administrojė statutet e shoqatave tė gazetarėve dhe tė kontrollojė zbatimin e tyre, nga detyrimi qė tė zbatojnė statutet e veta dhe deri nė propozimin pėr t’i shkrirė ato qė nuk pėrmbushin kėrkesat e statuteve tė shkruara prej vetė atyre me vullnet tė lirė.
Padyshim, KLM duhet tė ketė si njė nga detyrat kryesore mbrojtjen e gazetarėve nga sulmet e subjekteve tė ndryshme private dhe shtetėrore. Mbėshtetja mund tė nisė qė nga deklaratat dhe protestat, e deri te mbrojtja avokatore falas nė procese tė mundshme gjyqėsore, me fonde qė duhet tė mblidhen nga kuotat e anėtarėsisė sė mediave nė Kongresin Kombėtar tė Medias dhe nė Kėshillin e Lartė tė Medias.
REGJISTRI KOMBĖTAR I GAZETARĖVE
Ky regjistėr do tė pėrfshijė pa pėrjashtim tė gjithė personat qė punojnė aktualisht nė mediat shqiptare si gazetarė, redaktorė, kryeredaktorė, kameramanė, montazhierė, teknikė tė zėrit dhe tė figurės nė mediat elektronike. Regjistrimi kėtu do tė jetė i detyrueshėm pėr tė gjitha mediat, nė mėnyrė qė gazetarėt tė mos punojnė nė tė zezė, por ta ushtrojnė profesionin rregullisht.
Ata qė regjistrohen duhet tė paraqesin kontratėn e punės dhe njė vėrtetim nga sigurimet shoqėrore. Kjo do tė shmangė edhe keqpėrdorimin e studentėve dhe tė rinjve tė papunė nga pronarėt e mediave.
Nė pėrputhje me numrin serial tė regjistrit, Kėshilli Kombėtar i Medias duhet tė certifikojė dhe shpėrndajė Kartėn e Njeriut tė Shtypit qė vėrteton profilin e punonjėsit tė medias, pra detyrėn qė ai kryen nė njė media, me tė dhėna tė njėjta qė shkruhen nė kartėn identifikuese qė gazetari merr nga drejtuesit e redaksisė apo pronarėt e medias ku punon. Ėshtė e rėndėsishme qė tė dhėnat e kartės sė redaksisė dhe tė dhėnat e kartės sė lėshuar nga Kėshilli Kombėtar i Medias tė jenė tė njėjta dhe tė verifikohen nė mėnyrė tė ndėrsjellė nga tė dy burimet. Po aq e rėndėsishme qė ēdo punonjės shtypi t’i mbajė sė bashku me vete tė dyja kartat, dhe t’i tregojė ato sa herė qė i kėrkohen nga subjektet shtetėrore. Me pak fjalė, siē kemi karta ndėrkombėtare tė shtypit, Kėshilli i Lartė i Medias do tė lėshojė njė kartė shqiptare tė medias, me njė numėr serial vendor. Mė pas ky regjistėr do tė shėrbejė si regjistėr zgjedhėsish pėr Kongresin Kombėtar tė Medias dhe me Kėshillin e Lartė tė Medias, pra nė rastin e zgjedhjes se anėtarėve tė autoritetit.
Pėr tė drejtat dhe detyrat e gazetarit mund tė caktohen kritere, qė do tė pėrbėjnė statusin e tij nė shoqėri dhe nė komunitetin e medias. Po ashtu edhe pėr kandidimin e gazetarėve pėr postet e Kongresit dhe KLM mund tė vihen kushte dhe kritere, qė mund tė jenė tė ndryshme.
Kėto janė disa mendime personale, qė mund tė marrin jetė nga njė bashkėpunim energjik i sinqertė i njė grupi nismėtar kolegėsh, tė mbėshtetur nga i gjithė komuniteti.
Panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi