ILIRIADA PORTAL

Komisioni pėr Transparencė Qytetare, gati padinė ndaj Bashkisė sė Tiranės pėr gjobat ndaj qytetarėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

11112009

Mesazh 

Komisioni pėr Transparencė Qytetare, gati padinė ndaj Bashkisė sė Tiranės pėr gjobat ndaj qytetarėve




Avokati Altin Goxhaj, me mbėshtetjen e Gazetės Sot hedhin nė gjyq Edi Ramėn pėr dėmshpėrblimin e qytetarėve

Avokati Altin Goxhaj nė kuadėr tė Komisionit pėr Transparencė Qytetare me mbėshtetjen e Gazetės Sot po pėrgatit njė Padi Civile ndaj Bashkisė Tiranė pėr kthimin e plotė tė shumave dhe dėmshpėrblim pėr gjithė gjobat qė Policia Bashkiake i ka vėnė qytetarėve tė. Arsyet pse Komisioni i Qytetarėve dhe Gazeta Sot kanė ndėrmarrė kėtė nismė gjyqėsore, ka tė bėjė me rekomandimet e fundit tė Avokatit tė Popullit Emir Dobjani i cili nė mbėshtetje tė Kushtetutės dhe Ligjit tė Avokatit tė Popullit ka vėrtetuar se gjobat bashkiake janė gjoba tė paligjshme dhe nė shkelje tė plotė tė legjislacionit shqiptar.

Sipas Avokatit tė Popullit:
“Nga kuadri ligjor ne kete fushe, verehet se veprimet e Policise Bashkiake ne vendosjen e gjobave nuk jane veprime te bazuara ne ligj dhe jane aplikuar ne kapercim te kompetencave qe i jep ligji Nr.8335 date 23.04.1998 “Per disa ndryshime ne Ligjin Nr.8224 date 15.05.1997 “Per organizimin dhe funksionimin e Policise Bashkiake…”, neni 8 pika 6 ne te cilen percaktohet se: “Policia e Bashkise ka per detyre te ndaloje, te shmange e prishe ndertimet e paligjshme, te ndaloje zenien e paligjshme te trojeve dhe te ndertesave te objekteve publike te bashkise apo komunes si dhe te organizoje lirimin e tyre”. Zbatimi ne praktike i kesaj dispozite, ne rastin konkret apo ne raste te tjera analoge me te, eshte i gabuar pasi kufijte dhe funksionet e pushteteve te administrates publike jane te ndara dhe nuk mund te konkurrojne e dublojne njeri tjetrin.

“Specifikisht ne nenin 1, te Ligjit Nr. 8335 date 23.04.1998 “Per Policine Bashkiake” eshte percaktuar se: “Policia Bashkiake eshte organ ekzekutiv qe ka per detyre te kryeje funksione… brenda territorit te bashkise dhe qe nuk jane ne kompetence te autoriteteve te tjera shteterore”. Pra sikurse rezulton Policia Bashkiake, nuk mund te kryeje funksione qe jane atribute te autoriteteve te tjera shteterore te specializuara. Kjo per faktin se kundravajtjet administrative qe kane te bejne me shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, jane kompetenca te sherbimit te Policise Rrugore, qe funksionon brenda Policise se Shtetit.”

“Pra nga pershkrimi i ketij kuadri ligjor, verehet lehtesisht se ne veprimet e Policise Bashkiake ka perplasje me Policine Rrugore gjate ushtrimit te kompetencave. Por perderisa ne ligjin organik te Policise Bashkiake eshte percaktuar se “ushtron funksionet qe nuk jane ne kompetence te autoriteteve te tjera shteterore”, ky rast perjashtimor ben qe rastet e shkeljeve te mesiperme ne vendosjen e masave administrative te gjobave, te jene atribute vetem te Policise Rrugore dhe si rrjedhore Policia Bashkiake s’mund te aplikoje te tilla gjoba.”

Nė kėtė kuptim Komisioni pėr Transparencė Qytetare me mbėshtetjen e Gazetės SOT, konstatojn se kemi tė bėjmė me njė shkelje tė drejtpėrdrejtė tė ligjit duke bėrė nul ēdo gjobė tė vėnė deri mė tani dhe pėr kėtė arsye ėshtė detyrim ligjor kthimi mbarpsht i ēdo gjobe tė vėnė deri mė tani dhe nga ana tjetėr ėshtė po aq detyrim dhe pagimi i njė dėmshpėrblimi pėr ēdo rast bazuar nė dėmin ekonomik, social, ekonomik dhe moral qė i ėshtė bėrė qytetarėve tė Tiranės.

Nė vazhdimėsi tė argumentimit ligjor tė Avokatit tė Popullit rezulton se kemi edhe “shkelje te tjera te karakterit procedurial”.

Sipas Avokatit tė Popullit:
Se pari “vendosja e unifikuar e gjobes, vetem ne masen 5000 leke do te thote te mos shqyrtosh rast pas rasti shkeljen dhe rendesine e saj.”

Se dyti “Bllokimi i automjeteve nga Policia Bashkiake bie ndesh me dispozitat e Kodit Rrugor, kompetencat qe zbatohen nga Policia Rrugore.” “Ne rastet kur Policia Bashkiake ka perdorur pajisjen per bllokimin e mjeteve, nisur nga fakti se qendrimi ne keto vende sjell ērregullime ne qarkullim dhe ne sherbimet qe ofron Bashkia per komunitetin, ka ndodhur pikerisht e kunderta, pasi ky bllokim deri ne likuidimin e gjobes ka shkaktuar si pasoje kaos ne trafik, zenien e hapesira publike nga keto mjete te bllokuara, si dhe ē’rregullim ne sherbimet publike te ofruara per shtetasit.”

Se treti, “me veprimet e Policise Bashkiake, pra ē’bllokimi i mjetit i kondicionuar deri ne likuidimin e gjobes, shtetasve u eshte mohuar dhe e drejta e ankimit, nje e drejte e cila eshte e garantuar nga Kushtetuta dhe aktet e tjera ligjore dhe nenligjore.” “Fakti qe u likuiduan ne vend te 290 gjobat pa asnje apelim, megjithese pati reagime publike negative, eshte tregues i mohimit te kesaj te drejte dhe krijon pershtypjen se nje ndeshkim i tille ka patur per qellim vetem vjeljen e saj, duke mos konsideruar as qellimin dhe as mjetin e perdorur per arritjen e tij.”

Pėr kėto arsye, Komisioni pėr Transparencė Qytetare konstaton nė mbėshtetje tė Rekomandimit tė Z. Dobjani, “I referohet “dispozitave te Kodit te Procedures Administrative, respektivisht nenit 115, 116, 117, aktet administrative ne te cilat jane vendosur keto lloj gjobash, duhen te konstatohen absolutisht te pavlefshem, pasi jane nxjerre ne kapercim te kompetencave ligjore dhe si te tilla konsiderohen te paqene dhe nuk prodhojne asnje efekt juridik. Ne nenin 117, te Kodit te Procedures Administrative eshte percaktuar se: “Aktet administrative absolutisht te pavlefshem nuk prodhojne pasoja juridike pavaresisht nga fakti nese jane deklaruar apo jo si te tille”.

Pėr kėto arsye Avokati i Popullit i dhėnė ndėrmjet tė tjerave kėtė rekomandim Kryetarit tė Bashkisė Edi Rama:
“1.Konstatimin absolutisht te pavlefshėm te akteve administrative, nepermjet te cilave jane vendosur 290 gjoba dhe rivendosjen ne vend te se drejtes se shkelur kundrejt shtetasve, duke bere rikthimin e vleres se gjobes per cdo individ, pra 290 personat e gjobitur.”

Pėr kėto arsye Avokati Altin Goxhaj nė kuadėr tė Komisionit pėr Transparencė Qytetare dhe me mbėshtetjen teknike dhe financiare tė Gazetės Sot, do tė ngrejė njė padi civile pėr rikthimin e vlerės sė gjobės pėr ēdo individ, pra pėr 290 personat e gjobitur nga Policia Bashkiake si dhe pėr njė dėmshpėrblim tė pranueshėm pėr dėmin ekonomik, shoqėror, moral dhe psikologjik, qė iu ėshtė bėrė qytetarėve tė ndėshkuar nė mėnyrė tė paligjshme.

Komisioni pėr Transparencė Qytetare ėshtė njė mekanizėm qytetar i ngritur nė bazė tė modelit amerikan si njė pėrshkallėzim i Lėvizjes ZGJOHU i cili synon vendosjen e transparencės publike tė munguar nga vendimmarrja e Bashkisė Tiranė dhe advokimin e interesave tė qytetarėve qė ju shkelen tė drejtat nė mėnyrė abuzive nga institucionet e qeverisjes vendore.

Ēėshtja e paligjshmėrisė sė gjobave tė Policisė Bashkiake ėshtė trajtuar disa herė nga Gazeta Sot dhe rekomandimi mė i fundit ligjor i Z. Dobjani ėshtė rasti mė i pėrshtatshėm qė tė drejtat e shkelura tė qytetarėve tė Tiranės tė dėmshpėrblehen duke ndėrtuar njė precedent tė ri nė marėdhėnien e qytetarėve me qeverisjen abusive vendore. Kjo padi e Qytetit kundėr Bashkisė do tė krijojė njė situatė tė re ligjore e cila do tė pasohet nga dhjetra ēėshtje tė tjera civile por edhe penale ku do tė inicohet dėmshpėrblimi i qytetarėve rast pas rasti apo nė grup pėr probleme nga mė tė ndryshmet dhe Bashkia e Tiranės ėshtė shumė pjellore nė fushėn e shkeljes sė tė drejtave tė qytetarėve tė vet.

Vetėm njė muaj mė parė Avokati Altin Goxhaj fitoi gjyqin e tij civil nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Tiranė pėr gjobat e padrejta politike qė Bashkia Tiranė i kishte vėnė atij dhe kjo padi e re nė interes tė 290 qytetarėve tregon njė praktikė tė re e cila do tė detyrojė Bashkinė Tiranė dhe Edi Ramėn qė tė ndalojnė praktikat abuzive tė grabitjes sė parave tė qytetarėve pėr qėllime tė financimit tė Bashkisė pėr mbajtjen e njė administrate tė fryrė dhe absurde.

Kėto ditė Gazeta Sot do tė ofrojė kushtet e duhura teknike qytetarėve tė Tiranės pėr tė paraqitur tė dhėnat nominale pėr tu bėrė pjesė e padisė dhe pėr tė pėrfituar rikthimin e vlerės sė plotė tė gjobave dhe tė dėmshpėrblimit pėrkatės. Janė 290 qytetarėt e gjobitur nė mėnyrė tė paligjshme dhe pritet qė padia tė hapet me 10 ankesat e para, dhe pėrgjatė gjyqit do tė bashkangjiten edhe qytetarėt e tjerė si palė paditėse duke iu bashkuar ēėshtjes gjyqėsore tė inicuar nga Komisioni pėr Transparencė Qytetare dhe Gazeta Sot.
SOT

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Komisioni pėr Transparencė Qytetare, gati padinė ndaj Bashkisė sė Tiranės pėr gjobat ndaj qytetarėve :: Komentet

Mesazh prej Wed Nov 11, 2009 3:55 pm nga bulqizaku

shiqir si u kujtun do me e ēu ngjigj ket fashist se prokuroreja ka vdek
ajo cuca na del tu na tun balluket ntelevizor se na ka marr malli ma pa balluket e asaj ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi