ILIRIADA PORTAL

BE, "OK" aplikimit te Shqiperise

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12112009

Mesazh 

BE, "OK" aplikimit te Shqiperise




Rozeta Rapushi
Komisioni Evropian i ka hapur rruge Shqiperise, per statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Perfaqesuesit e perhershem te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, kane rene dakord per te pranuar kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat, duke u dhene fund perfundimisht dilemave te deritanishme. Keshtu, ne mbledhjen e djeshme, te 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian rane dakord qe te mbeshtesin aplikimin e Shqiperise, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Mbi kete ceshtje, ambasadoret e 27 vendeve anetare te BE-se, vendosen qe t'i kerkojne shume shpejt Komisionit Evropian, qe te pergatise nje vleresim per gatishmerine e Shqiperise, per te nisur bisedimet per anetaresim ne bllok. Vendimi i krereve te diplomacise evropiane, pritet te miratohet nga ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian, qe do te mblidhen diten e hene. Nderkohe qe komisineri per zgjerimin, Oli Rehn ka shpjeguar dhe "stacionet" neper te cilet do te kaloje ky proces. "Ka nje shans te mire qe vendimi teknik per t'i kerkuar Komisionit qe te pergatise AVIS-in, do te merret nga Keshilli i Marredhenieve me Jashte, ne Nentor. Ka nje shans te mire per kete dhe une do ta mireprisja kete sepse koha tashme ka ardhur. Ne do te fillojme sipas procedurave tona normale te pergatisim Opinionin. Me kete dua te them se une nuk do t'a pergatis kete vete gjate periudhes se Krishtlindjeve, prandaj sipas mendimit tim, kjo do te behet nga Komisioni i ardhshem dhe sigurisht Komisioneri pergjegjes per zgjerimin ne Komisionin e ardhshem eshte ai qe do te ngarkohet per pergatitjen e opinionit mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE", tha Rehn. Keshtu, Pas rreth shtate muajsh, pasi Shqiperia aplikoi per marrjen e statusit te vendit kandidat, vendet anetare kthejne nje pergjigje pozitive, e cila pritet te konkretizohet ne takimin dy-ditore, 16-17 nentor qe do te realizohet mes ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian. Prej kohesh, nderkombetaret kane dhene sinjale te shumta mbi marrjen ne konsiderate te kerkeses se Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Madje jo pak here, ministri i Jashtem Italian, Franko Fratini ka kritikuar faktin qe kerkesa e Shqiperise po zvarritet dhe duhet te merret ne shqyrtim sa me pare, e te mos harrohet ne sirtaret e Brukselit. Vendi yne aplikoi ne 28 prill te ketij viti, per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. Por shqyrtimi i kerkeses nga ana e vendeve anetare te BE-se, u shty per shkak te zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Zgjedhje qe luajten nje rol kyc ne marrjen ne shqyrtim te kerkeses si dhe marrjen e vleresimeve nga ana e faktorit nderkombetar. Menjehere pas perfundimit te tyre, shpalljes te rezultateve zyrtare si dhe te publikimit te raportit te OSBE/ODIHR, nderkombetaret garantuan se do te shqyrtojne kerkesen e Shqiperise. Por nje shtyrje per arsye teknike erdhi dhe per shkak te mungeses se konstituimit te Parlamentit gjerman. Tashme rruga eshte e hapur.



Oli Rehn: Ka ardhur koha per statusin ne BE



Zyrtari i larte per zgjerimin e BE, eshte shprehur se ka ardhur tashme koha per aplikimin e Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Gjate konferences per shtyp me shefin e diplomacise shqiptare, Ilir Meta, komisioneri per zgjerimin i Komisionit Evropian, Oli Rehn konfirmoi se ambasadoret e COREPER-it te vendeve anetare te BE, kane diskutuar tashme mbi statusin e Shqiperise dhe pritet shume shpejt qe Keshilli do t'i kerkoje Komisionit Evropian te pergatise AVIS-in ne nentor per aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat. Pyetjes se po pritet se shpejti mandati nga Keshilli per aplikimin per t'i dhene nje Avis nga Komisioni per aplikimin e Shqiperise dhe nese do te merret komisioneri me aplikimin e Shqiperise apo jo, Rehn iu pergjigj se "me sa kuptoj, vendet anetare e kane diskutuar kete ceshtje ne COREPER dhe ka nje shans te mire qe vendimi teknik per t'i kerkuar Komisionit qe te pergatise AVIS do te merret nga Keshilli i Marredhenieve me Jashte, ne Nentor. Ka nje shans te mire per kete dhe une do ta mireprisja kete sepse koha tashme ka ardhur". Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe per fillimin e procedurave per pergatitjen e opinionit. "Ne do te fillojme sipas procedurave tona normale te pergatisim opinionin. Me kete dua te them se une nuk do ta pergatis kete vete gjate periudhes se Krishtlindjeve, prandaj sipas mendimit tim, kjo do te behet nga Komisioni i ardhshem dhe sigurisht komisioneri pergjegjes per zgjerimin ne Komisionin e ardhshem, eshte ai qe do te ngarkohet per pergatitjen e opinionit mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE", deklaroi komisionari Oli Rehn.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi