ILIRIADA PORTAL

Tuneli, banoret perzene deputetet e PS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12112009

Mesazh 

Tuneli, banoret perzene deputetet e PS




Banoret e Thirres perzene deputetet e Partise Socialiste nga tuneli Thirre-Kalimash. Nisja e 13 deputeteve socialiste per te inspektuar gjendjen e tunelit Thirre-Kalimash, ka hasur ne qendresen e banoreve te zones, te cilet nuk kane ngurruar te perplasen me ligjvenesit e majte. Paraditen e djeshme, pas nje takimi me kryesocialistin Edi Rama ne seline roze, i cili ka udhezuar deputetet socialiste per veprimtarine e tyre, keta te fundit u nisen drejt rruges me te famshme ne Shqiperi.

Banoret

Banoret e pranishem ne viziten e zyrtareve te partise me te madhe ne opozite, duke i akuzuar deputetet si antikombetare dhe kundershtare te kesaj vepre madhore, qe bashkon kombin shqiptar dhe se e po e perdorin edhe kete rruge per show politik, i kane perzene deputetet socialiste nga tuneli dhe nuk i kane lejuar te futen ne te. Madje u kane sugjeruar qe te hyne ne Parlament dhe politiken ta bejne atje e jo rrugeve, duke iu bashkuar ne kete menyre dhe thirrjes se PD dhe te nderkombetareve, qe Rama te lejoje deputetet e PS te hyjne ne Kuvend. Nje banor i zones, gjate nje prononcimi te dhene per televizionin "Klan" u shpreh se keta lloj njerezish qe vijne me te tilla motive, ne te tilla gjera, nuk kane asnje lloj burrerie. "Keta jane aq faqezinj, saqe vijne e diskutojne per nje gje te vogel qe ka ndodhur ne tunelin Thirre-Kalimash dhe vijne e bejne gjithe kete jehone. Keta s'kane me cfare merren dhe dalin si ato grate e keqija, mos ta zgjasin me po te shikojne punen e vet dhe te futen tek shoket atje, po te jene burra dhe njerez te futen ne Parlament, jo ne rruge te madhe", deklaroi banori i Thirres.



PS-PD

Nga ana tjeter deputeti i Partise Socialiste, Namik Dokle, deklaroi per mediat se ishin aty qe te merrnin informacion se cfare ka ndodhur. "Une kam qene dhe here te tjera, e kam pare rrugen ne ndertim, por edhe pasi eshte ndertuar dhe gjithmone kam pasur nje ndjesi te dyfishte: Gezim qe po ndertohej kjo rruge, por trishtim per menyren se si ndertohet kjo rruge. Sepse nisi si rruge kombetare dhe perfundoi si rruge elektorale", deklaroi zyrtari socialist. I menjehershem ishte dhe reagimi i ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi, i cili e komentoi viziten si shume pozitive per faktin qe, me ne fund edhe pse me dy vjet e gjysme vonese, Partia Socialiste vendosi te prezantohet me projektin me te madh infrastrukturor te vendit. "Do te kishte qene me mire akoma, sikur ekspediten socialiste ta kishte udhehequr vete zoti Rama, por nga ana tjeter jam i bindur qe numri i madh i deputeteve qe moren pjese ne kete rrugetim, eshte i mjaftueshem per t'i percjelle zotit Rama ndjesi vecanerisht pozitive, te cilat mund t'i sherbejne per t'i larguar friken nga tuneli", reagoi Olldashi. Deklarata e ministrit te qeverise Berisha, u replika nga selia roze, e cila vleresoi se "ministri i Puneve Publike te familjes Berisha, vijon t'i ike detyrimit Kushtetues e ligjor per informimin e publikut, lidhur me shembjen e tunelit te Kalimashit, nderkohe qe reagimet e tij nervoze forcojne bindjen se ky zoteri arrogant dhe i famshem per gafat e shpifjet e tij, ka humbur qetesine perballe te vertetes qe fsheh".



"Bektel-Enka"

Pavaresisht irritimit te banoreve, drejtues te firmes te "Bektel-Enka" i kane sqaruar deputetet socialiste se punimet po mbikeqyren nga ekspertet me te mire nderkombetare dhe se se shpejti do te jete funksional. "Sipas opinionit tim, ketu mendoj qe kemi ekspertet me te mire ne shkalle boterore per te pasur nje figure te qarte per cfare ka ndodhur. Ne nuk i kemi nderprere punimet. Ne po vazhdojme te punojme", deklaroi menaxheri i firmes, Daren Mort. Ai sqaroi se ajo qe bene eshte se larguan mjetet dhe njerezit nga zona e rrezikuar dhe po punojne per perforcimin e pjeseve te tjera, qe kjo shembje te mos ndodhi ne vende te tjera, qe te mos kem nje te papritur tjeter. Sipas tij, mesi i tunelit ka qene me probleme, pasi projekti nuk eshte finalizuar ende, duke qene se kontrata me qeverine eshte deri ne fund te veres. Nderkohe, zyrtari i "Bektel-Enka" theksoi se kompania po merret me sigurimin e zones dhe "hap pas hapi" do te dale edhe zgjidhja per vendin ne fjale. Por ndonese udhetuan ne kete zone per nje ceshtje te rendesishme sic e kane quajtur ata shembjen e masivit te tunelit qe po ndertohet, deputetet socialiste kane refuzuar t'i pergjigjen interesit te mediave, por kane treguar se kane arritur ta kopjojne edhe ne sjellje kryetarin e tyre. Denis Dedej



Debati midis deputeteve dhe qytetareve



Banori, Namik Dokles: Per cfare keni ardhur?

Dokle: Po bisedojme me kete zoterine.

Banori: Ikni. Cfare ka ndodhur? Cfare informacioni do te merrni? Kush ju ka sjelle ketu?

Banor tjeter: Jeni antikombetar ju ore zoteri. Kjo eshte nje veper madhore qe i eshte bere kombit shqiptar.

Banor tjeter: Turp t'ju vije. T'ju vije shume keq.



Reagojne banoret e Thirres

Banori 1: "Une personalisht si banor i kesaj zone, per here te pare sot pashe nje cudi te madhe, qe disa deputete, te quajtur deputete se akoma sot s'e kane marre mandatin dhe jane persona, te cilet jane jashte politikes se elektoratit qe i kane votuar. Kane ardhur per te mohuar vepren me te madhe qe eshte bere ne historine e kombit shqiptar, qe kjo veper nuk u sherben vetem zones sone, por i sherben te gjithe kombit shqiptar pa dallim politik. Eshte arteria e kombit shqiptar".

Banori 2: "Sado qe mundohen keta ta mohojne, kjo nuk hahet. Edhe ne kohen e Partise se Punes jane shembur minierat, kjo s'ka zene asnje njeri, asnje njeri nuk e ka zene, eshte shembur godina gjeologjike, do te ngrihet, do te behet prape. Keta e pacin faqen e zeze, keta njerezi s'kane turp qe vijne ketu.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tuneli, banoret perzene deputetet e PS :: Komentet

Mesazh prej Sun Nov 15, 2009 1:25 am nga lidabica

.......dhe iken me bisht nder shale.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi