ILIRIADA PORTAL

Deputetėt e “Lėvizjes pėr Mendim Ndryshe”, gati pėr thyerjen e bojkotit seancėn e ardhshme

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13112009

Mesazh 

Deputetėt e “Lėvizjes pėr Mendim Ndryshe”, gati pėr thyerjen e bojkotit seancėn e ardhshme




Opozita s’mund tė rrijė jashtė parlamentit nė kėto momente tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė”

Grupi i deputetėve opozitarė, kritikė tė qėndrimeve politike tė pa precedentė dhe egoiste tė Edi Ramės, kanė gati njė projekt-rezolutė, pėr rikthimin e PS nė Kuvend, e cila pritet t’i dorėzohet menjėherė grupit parlamentar socialist.
Nė njė thirrje dėrguar prej tyre, tė gjithė deputeteve tė tjerė tė zgjedhur socialistė thuhet se “ I kėrkojmė tė gjithė deputetėve tė opozitės tė rishikojnė vendimin pėr bojkotin e Kuvendit dhe tė jenė prezent nė seancėn kuvendore tė datės 16 nėntor me synimin pėr ta bėrė grupin kuvendor tė opozitės pjesėmarrės nė kėtė moment tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt”.
Nisur nga fakti i konfirmuar tashmė se PS nuk ka ndėrmend t’i rikthehet jetės parlamentare, por pėrkundrazi i ka dhėnė jetė zvarritjes rrugėve dhe shesheve tė vendit, pa pjesėmarrės, pa mbėshtetės si njė parti e lėnė nė harresė, nė mėshirė tė fatit, pjesėtarėt e “Lėvizjes pėr Mendim Ndryshe”, duket se mė nė fund kanė gjetur njė platformė konkrete pėr t’i dhėnė frymė jetės politike.
Duke marre shkas nga vendimi i 27 ambasadoreve te vendeve te Bashkimit Europian 5 deputetet socialiste thonė se ditėn e hėnė ata duhet te jene pjese e institucioneve parlamentare. Me ane te kėsaj thirrjeje te hartuar nga deputetet e mendimit ndryshe synohet qe edhe deputetet e tjerė socialiste t’i bashkohen nismės pėr tė hyrė nė Kuvend. Vendimi i pesė deputetėve ka qenė i paralajmėruar. Pėr disa ditė me radhė ata e kanė bėre tė qartė se do tė jenė nė Kuvend nė momente te rėndėsishme tė procesit tė integrimit tė vendit tonė.
E gjithė kjo ėshtė pėrllogaritur si njė kundėrpėrgjigje ndaj klikės bojkotuese tė Edi Ramės dhe njėherazi pėr t’i dhėnė njė goditje tė rėndė kėsaj politike mercenare.
Nė kushtet kur Shqipėria ka nevojė mė shumė se kurrė pėr konsensusin politik dhe ideimin e debatit alternativ, pėr t’i bėrė ballė sfidave tė integrimit nė BE dhe realizimin e procesit tė liberalizimit tė vizave, njė pjesė e opozitės ėshtė e gatshme qė seancėn e radhės parlamentare tė jetė prezent nė sallė.
Deputeti Marko Bello, i njohur si njė nga zėrat mė kritikė kundėr Ramės dhe shpurės sė tij destabilizuese, u shpreh dje se “nė kėto momente historike pėr Shqipėrinė, opozita nuk mund tė ngelet jashtė parlamentit. Kėto janė momente historike pėr vendin, ndaj jemi shprehur pėr prezencėn e opozitės nė parlament. Ne kemi gati njė projekt-rezolutėn tė cilėn do ia prezantojmė grupit parlamentar. Mendoj se kolegėt do tė reflektojnė dhe seancėn e ardhshme duhet tė jemi nė parlament”, deklaroi Bello.
Deputeti socialist theksoi se pėr sa kohė edhe komuniteti ndėrkombėtarė ka dėnuar qėndrimin e opozitės, nuk ka asnjė lloj justifikimi tjetėr.
“Faktori ndėrkombėtarė ka theksuar shprehimisht se roli i opozitės ėshtė nė parlament dhe jo nė rrugė”, shtoi Bello.
Nga ana e tij edhe deputeti i PS-sė Arben Malaj ka deklaruar se Partia Socialiste duhet tė jetė nė Parlament pėr tė marrė pjesė nė sfidat integruese tė vendit. Malaj i ka bėrė thirrje deputetėve tė PS-sė tė hyjnė nė Kuvend sepse sipas tij ėshtė njė obligim qė PS-ja tė futet nė Kuvend dhe tė japė kontributet nė proceset e rėndėsishme tė vendit. Malaj duke pėrshėndetur pranimin e kėrkesės sė Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Evropian theksoi se tashmė ka ardhur momenti qė PS-ja tė jetė pjesė e institucioneve dhe tė japė kontributin e saj pėr proceset e integrimit.
Gjithashtu Malaj theksoi se PS-ja duhet tė jetė parti e alternativės dhe nuk mund tė pranojė vetėm opsionin kundėr duke shtuar se mesazhi pėr bashkėpunim politik nga Bashkimi Evropian ishte shumė i qartė.
Kėsisoj, nė prag tė shthurjes totale tė Partisė Socialiste dhe bllokut fatkeq tė hienave destabilizuese, Edvinit nuk i ngelet gjė tjetėr veēse tė shpallė kapitullimin dhe tė lejojė rikthimin e plotė tė PS-sė nė parlament. E kjo, duhet tė ndodhė nė pėrputhje me detyrimin dhe pėrgjegjėsitė qė ata deputetė, morėn mbi supe kur u besuan nga ajo pjesė e elektoratit, mė 28 qershor. Ndaj edhe rikthimi nė parlament dhe marrja pjesė nė proceset e integrimit tė vendit nė bashkėpunim me mazhorancėn, ėshtė detyra parėsore e opozitės politike.
Sigurisht, e rėndėsishme pėr tu treguar ndėrkombėtarėve se Shqipėria zotėron njė klasė politike tė maturuar dhe qė kurrsesi aspirata integruese e vendit nuk mund tė cenohet aspak nga ēmenduritė aventureske tė njė karikature politike qė, si Enveri nė kohėn e tij, shpėrfill rekomandimet e ndėrkombėtarėve.
55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Deputetėt e “Lėvizjes pėr Mendim Ndryshe”, gati pėr thyerjen e bojkotit seancėn e ardhshme :: Komentet

Mesazh prej Fri Nov 13, 2009 9:31 pm nga emigranti

deputet e "ndryshes" e kishin ndryshu vendimin dhe mendimin "ndryshe"

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Nov 14, 2009 9:37 pm nga lidabica

normale eshte te hyjne dhe te nderpresin kete bojkot pa sens

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:03 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi