ILIRIADA PORTAL

INSTAT: Nafta importohet 50% me lire, cmimi abuziv

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16112009

Mesazh 

INSTAT: Nafta importohet 50% me lire, cmimi abuziv




Blerina Hoxha
Vlera e importit te naftes gjate ketij viti ka rene me rreth 50 per qind. Renia ne keto nivele nuk i referohet volumit, por vleres, per shkak se cmimi i naftes ne tregjet nderkombetare ka rene gjate ketij viti me shume se 50 per qind ne krahasim me fillimin e vitit 2008. Lajmin e ka dhene Instituti i Statistikave (NSTAT) ne raportin e fundit per tregtine e jashtme. Statistikat zyrtare raportojne se, grosistet e naftes kane harxhuar 50 per qind me pak se nje vit me pare per shkak te renies se cmimeve ne tregjet globale. Por ne fakt renia e cmimeve nuk eshte percjelle me te gjithe efektin e saj edhe ne tregun e brendshem. Pasi ne pikat e pakices te shitjes se naftes ne vend, e shesin nje liter naften vetem 15 per qind me pak se nje vit me pare.

Sipas nje vleresimi te Bankes se Shqiperise per tregun vendas te naftes thuhet se levizjet e cmimit te ketij produkti ne tregjet nderkombetare jane percjelle te konsumatoret dhe tek aktiviteti i bizneseve, por ne nje shkalle luhatshmerie me te ulet, se vitet paraardhese. Pas arritjes se pikes me te ulet te cmimit mesatar te nje litri nafte gjate tremujorit te pare te ketij viti, eshte vene re nje prirje rritese e ketij te fundit. Gjate tremujorit te trete te vitit, cmimi mesatar i naftes per liter ne tregun me pakice ishte 114.4 leke, vlere kjo afersisht 7 per qind me e larte se vlera mesatare e tremujorit paraardhes. Megjithese cmimi i ketij produkti paraqet nje prirje ne rritje, baza e larte krahasuese e vitit te kaluar ben qe ritmet vjetore te jene ende ne vlera negative.

Sakaq, nga nje vezhgim i tregut, konstatohet se nafta kushton deri ne 140 leke, duke u spekuluar shpesh dhe me rritje te cmimit per cilesi produkti.

Si rrjedhoje e rritjes se cmimeve te naftes indeksi i nengrupit “Sherbime ndaj mjeteve personale te transportit”, i cili lidhet ngushte me luhatjet e cmimit te naftes ne treg, gjate tremujorit te trete te vitit, ka regjistruar nje rritje tremujore prej 3.7 per qind. Autoriteti i Konkurrences pasi ka bere nje hetim te thelluar mbi tregun e karburanteve i ka rekomanduar Ministrise se Financave, Kuvendit dhe disa institucioneve te tjera qe te ndryshojne legjislacionin qe rregullon dhe takson biznesin e hidrokarbureve. Konkurrenca e Lire rekomandon se shoqerite e tregtimit me shumice kane te drejte te kene stacionet e tyre te shitjes se karburanteve, apo njesi te lendeve djegese. Ne kete rast atyre nuk u lejohet qe te vendosin cmime te tjera tregtimi favorizuese ndaj ketyre stacioneve.

koha kone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi