ILIRIADA PORTAL

Rama apel Berishes: ploteso 5 kerkesat ose perballu me protesta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16112009

Mesazh 

Rama apel Berishes: ploteso 5 kerkesat ose perballu me protesta




Denis Dedej
Kryetaret e bashkive dhe komunave qe drejtohen nga socialistet, kerkuan nga kryeministri plotesimin e pese kerkesave te tyre deri me 5 dhjetor, ne te kundert do te pershkallezojne qendrimin e tyre me nje qendrim dhe forme te re. Ky eshte paralajmerimi i ardhur dje nga kreret vendore te cilet protestuan dje para kryeministrise. Gjate fjales se tij, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, njeheresh kryetar i Parise Socialiste, i cili e mori fjalen ne fund te te gjithe homologeve te tij ne rrethe, tha se qeveria po godet vazhdimisht pushtetin vendor, duke u futur ne nje konflikt kompetencash dhe ne shkelje te hapur me Kushtetuten. “Ne emer te te gjitha bashkive e komunave qe drejtohen nga te zgjedhur te shumices socialiste e progresiste te njesive tona vendore ju bejme kete apel publik per t’i dhene fund politikes suaj antidemokratike, madje rendom edhe antikushtetuese e antiligjore, ndaj pushtetit vendor ne Shqiperi”, apeloi Rama, duke iu drejtuar kreut te ekzekutivit shqiptar. Sipas kryebashkiakut te Tiranes, Politika e Kryeministrit e derisotme ka krijuar vijimesisht probleme te medha, me karakter teresisht subjektiv, duke cenuar mireqeverisjen e qyteteve e komunave, duke penguar zhvillimin e kapaciteteve veteqeverisese te komuniteteve tona, duke veshtiresuar progresivisht sherbimet tona per qytetaret. Ai nenvizoi se sot ka mberritur faktikisht ajo pike ku kercenohen te gjitha funksionet baze te qeverisjes vendore. “Bashkite dhe komunat tona rrezikojne te mos u pergjigjen dot qytetareve te tyre as per sherbimin elementar te pastrimit, jo me per gjithcka tjeter me plot te drejte qytetaret presin e kerkojne prej nesh”, shprehu shqetesimin lideri i partise me te madhe ne opozite. Sipas tij, dy masat e marra nga Kryeministrit Berisha jane te papranueshme, respektivisht ne maj e ne tetor per biznesin e vogel, kercenohet jo thjesht autonomia vendore, por ekonomia vendore dhe buxhetet vendore. Rama tha se jetesimi i ketyre masave do te sillte falimentime masive biznesesh te vogla dhe renie dramatike te te ardhurave te bashkive e komunave te tyre. “Nepermjet ketij apeli publik kerkojme prej jush, reagimin e duhur ndaj pese kerkesave te meposhtme dhe angazhimin tuaj publik per plotesimin e tyre deri ne daten 5 dhjetor 2009, ne te kundert, ju themi hapur dhe ne transparence te plote me qytetaret qe na kane zgjedhur, protesta jone do te pershkallezohet ne 5 dhjetor me nje qendrim e forme te re”, apeloi ndaj Kryeministrit Berisha, Edi Rama. Ndersa, duke vijuar me tej, ai theksoi se me kete apel publik e deri kur marredhenia e shkaterruar e pushtetit qendror me ate vendor te rikthehet ne normalitetin kushtetues, ligjor e demokratik ne respekt te plote te te drejtave e pergjegjesive te tyre institucionale, vendoret hyjne ne rrugen e protestave. Nje nga kerkesat kryesore te krere te bashkive dhe komunave te drejtuara nga socialistet ka te beje me anulim e vendimit per biznesin e vogel dhe amendamenteve per taksat vendore, qe shkelin autonomine e pushtetit lokal. Nderkohe, vendimi i qeverise per te kthyer bizneset e vogla me te ardhura 5 milione leke ne biznese te medha, sipas te zgjedhurve vendore nga PS-ja, do te ishte nje katastrofe per buxhetin e pushtetit lokal. Pas fjales se mbajtur nga kryebashkiaku Rama eshte firmosur me pas dhe apeli publik drejtuar Berishes, ne te cilin kryeministrit i eshte lene si afat per te reaguar ne menyren e duhur deri me daten 5 dhjetor te ketij viti.

Kryetaret e bashkive: Reduktimi i te ardhurave, cenojne qytetaret

Ne proteste kane folur edhe kryetar te bashkive te qyteteve te tjera ku edhe ata kane perseritur pershkallezimin e protestave. Sipas kreut te bashkise se Pogradecit, kryeministri Berisha kerkon te ule te ardhurat e bashkive socialiste. Kryebashkiaku i Pukes, tha se bashkia qe ai drejton do kete ulje te buxhetit me 20%. Kryetari i Bashkise se Pukes tha se reduktimi i buxhetit te bashkive do ndikoje drejtperdrejt tek qytetaret. Edhe kryetari i Bashkise Korce, tha se qeveria ka vene dore mbi buxhetin e pushtetit lokal. Nderkohe qe kreu i bashkise se Elbasanit tha se kreret e bashkive kerkojne ate qe mundeson ligji, qe te zbatohet decentralizimi. Numri nje i bashkise se Beratit, tha se te ardhurat per kete bashki jane reduktuar ndjeshem.

Apeli publik i krereve vendore socialist ndaj Kryeministrit

1. Te anulohet amendamenti i majit 2009 ne ligjin baze te taksave e tarifave vendore ku qeveria, ne rruge antikushtetuese, nderhyri direkt ne percaktimin e nivelit te tarifave;

2. Te anulohet vendimi i tetorit 2009 qe, ne kulmin e krizes ekonomike, bizneset e vogla me xhiro nga 5 ne 8 milione nuk i klasifikon me si te tilla po si biznese te medha qe futen ne nje skeme detyrimesh tatimore te paperballueshme per ta, duke i cuar masivisht drejt falimentimit dhe duke i dhene nje goditje te paperballueshme edhe buxheteve vendore qe mbahen ne radhe te pare me kontributet e biznesit te vogel;

3. Te behet me ne fund, bazuar ne te drejten tone legjitime po pse jo edhe ne premtimin Tuaj te perseritur cdo vit, kompensimi i te ardhurave te munguara, 5 vjet me radhe, ne arken e bashkive e komunave nga pergjysmimi arbitrar i takses se biznesit te vogel ne vitin 2005;

4. T’i jepet fund praktikes joevropiane, korruptive, klienteliste e partiake te granteve konkurruese per nevojat e funksionet baze te njesive vendore dhe pjesa e buxhetit te shtetit per njesite vendore te ndahet ne baze te nje formule bashkekohore kriteresh objektive, ku te gjitha bashkite dhe komunat marrin cfare u takon pavaresisht nga ngjyra e tyre politike;

5. Te aplikohen me ne fund taksat e ndara ashtu sic e percakton Ligji Organik i Qeverisjes Vendore ketu e dhjete vjet me pare lidhur me tatimin mbi te ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin e kompanive.

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi