ILIRIADA PORTAL

Shqipėria, e 5-ta nė Evropė pėr numrin e divorceve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16112009

Mesazh 

Shqipėria, e 5-ta nė Evropė pėr numrin e divorceve




Raporti i CIA-s

Divorcet e regjistruara nėpėr gjykatat tona, tronditin agjencitė botėrorė tė statistikave. Agjencia prestigjioze “Nation Master”, duke marrė tė dhėna nga CIA World Fact Book, e ka renditur Shqipėrinė tė 14-ėn nė botė pėr numrin e divorceve.Por duke shkuar mė tej, sipas statistikave, Shqipėria ėshtė e 5-ta nė Evropė pėr numrin e divorceve dhe e para nė Ballkan. Sipas raportit, rezultojnė tė divorcuar 0.83 persona nė njė mijė vetė.


Divorcet e regjistruara nėpėr gjykatat tona trondisin agjensitė prestigjioze nė botė tė cilat merren me klasifikimin e vendeve pėr sa i pėrket fenomenit, qė rregullohet me ligj, tė divorcit. Ndėrkohė qė shifrat vendin tonė e rendisin nė pozicionin e 14, bėhet e ditur se Shqipėria ka numrin mė tė madh tė divorceve nė tė gjithė Ballkanin, madje shkohet mė tej nė hartėn e “Nation Master” kur konstatohet se nga tė gjitha vendet e rajonit listohet vetėm Shqipėria dhe diku nga fundi zėnė vend Greqia dhe Turqia, por nė shifra fort herė mė tė ulėta se ne.
Edhe pse nga ana e lajmėtarėve tė gjykatave tona, rrallė paraqiten shifra tė betejave tė ēifteve shqiptare pėr t`i dhėnė fund martesave tė tyre nėpėr sallat e gjykatave, ėshtė “Nation Master”, qė na tregon nė tabelė vendosjen me statistika tė divorceve nė Shqipėri duke saktėsuar se nė 1000 vetė divorcohen 0, 83 persona.
Statistikat e kėsaj agjencie tregojnė se nė krye tė listės mbeten Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ndėrsa bie nė sy fakti qė Shqipėria ka para nė kėtė listė si shtete evropiane vetėm Rusinė Finlandėn dhe Portugalinė, ndėrkohė qė nga vendet e fundit bien nė sy Danimarka me Italinė. Burime tė gazetės saktėsojnė se realisht nė gjykatat e rretheve e sidomos nė atė tė Tiranės ēėshtjet pėr divorcin janė shtuar nga viti nė vit dhe sidomos nė rrethet e mėdha ku nė krye sėrish mbetet Tirana, e kjo jo vetėm pėr numrin e madh tė popullsisė, por edhe pėr njė sėrė faktorėsh tė tjerė.
Por, si ka lėvizur problemi i divorcit nė vendin tonė?
Nga statistikat e shkėputura shumė kohė mė parė ėshtė saktėsuar se divorci mė shumė se sa njė fakt gjyqėsor tashmė duket se ėshtė pėrfshirė nė njė fenomen tronditės tė shoqėrisė shqiptare. Ky fakt, qė na rendit tė 14 nė botė, ka marrė njė pėrgjigje realisht nė muajin gusht tė kėtij viti, kur nė disa gjykata tė rretheve tė vendit numri i padive dhe i kėrkesave pėr divorc thuajse u kthye nė njė bum.
Referuar tė dhėnave shqetėsuese qė u transmetuan nga regjistruesit e gjykatave u mėsua se njė nga faktet qė e rriti numrin e kėrkesave ishte edhe muaji pushim i gjykatėsve, por nė tė vėrtetė fluksi solli nė vėmendjen e studiuesve njė nga shkaqet mė reale ku starton problemi i divorcit. Njė pėrqindje e madhe e kėrkesa-padive kishte protagoniste bashkėshortė qė vinin nga jashtė. Ndonėse ky shkak nuk ėshtė i pa hasur edhe mė parė nė dosjet qė mbushin sirtarėt e gjykatave por me sa duket problemi vjen nė rritje ēdo ditė e mė tepėr.
Kėshtu u tha se nga regjistrimet e kryera nė njė periudhė thuajse 9 mujore nė vendin tonė mėsohet se numri duke u krahasuar me njė vit mė parė ėshtė shumė herė mė i madh se viti i kaluar, ndėrsa krahasuar me vitet e tjera rritja e kėtij viti ėshtė thuajse alarmante.
Shkaqet e evidentuara nė Gjykata
Motivi mė i shpeshtė, linēuar nė kėrkesė-padinė e divorceve qė bėjnė ēiftet mėsohet se ndryshon nėpėr rrethe. Kategoritė e arsyeve tė divorceve janė tė shumta por veēohen kryesisht arsyet qė ēojnė zakonisht ēiftet qė njėri prej bashkėshortėve, e nė rastin tonė bashkėshortit, tė jetė emigrant. Ndonėse ende nuk ėshtė saktėsuar pėrqindja nė lidhje me personin qė kryen padinė, por emigrantėt mėsohet se muajve tė verės kanė kryer edhe pėrqindjen mė tė madhe tė kėrkesave pėr divorc. Mėsohet se shkaku kryesor bėhet tradhtia bashkėshortore, ndėrsa nė pjesėn mė tė madhe tė dosjeve qė mbartin edhe motivet qė gjelozia ėshtė kryesorja. Kushtet ekonomike nga njėra anė dhe pavarėsia ekonomike nga ana tjetėr, qė kjo e fundit bėn qė tė evidentohen edhe kėrkesat e grave pėr tė zgjidhur martesėn.
Shifrat e divorceve nga 2004-a.
Nė vitin 2004 janė regjistruar gjithsej 4577 ēėshtje familjare nė tė gjitha gjykatat e shkallės sė parė. Nga totali i kėtyre ēėshtjeve familjare 3670 kanė qenė zgjidhje martese. Nė vitin 2005 janė regjistruar gjithsej 5526 ēėshtje familjare, nga tė cilat 4633 kanė qenė zgjidhje martese, pra nė vitin 2005 janė shqyrtuar 963 zgjidhje martese mė shumė se sa nė vitin 2004. Nė vitin 2006 numri i ēėshtjeve familjare tė regjistruara gjithsej ėshtė 5742. Nga ky numėr 4727 janė zgjidhje martese, pra 94 zgjidhje martese mė shumė se sa nė vitin 2005 dhe 1057 zgjidhje martese mė shumė se sa nė vitin 2004. Nė vitin 2007 numri i ēėshtjeve familjare tė regjistruara gjithsej ėshtė 6658. Nga ky numėr 5335 janė zgjidhje martese, pra 808 zgjidhje martese mė shumė se sa nė vitin 2006 dhe 902 zgjidhje martese mė shumė se sa nė vitin 2005. Nė vitin 2008 numri i ēėshtjeve familjare tė regjistruara gjithsej ėshtė 8082. Nga ky numėr 6109 janė zgjidhje martese, pra 774 zgjidhje martese mė shumė se sa nė vitin 2007 dhe 1382 zgjidhje martese mė shumė se sa nė vitin 2006. Nga 6109 ēėshtjet e regjistruara, 5089 kanė pėrfunduar dhe 1020 janė ende pa pėrfunduar. Nga ēėshtjet e pėrfunduara 2122 janė me kėrkesėn e bashkėshortit, 3155 me kėrkesėn e bashkėshortes dhe 832 me kėrkesė tė pėrbashkėt. Specialistėt kanė arritur nė konkluzionin se numri i zgjidhjeve tė martesės tė shqyrtuara nga gjykatat ka
ardhur nė rritje nė krahasim me vitet e mėparshme.

Tirana Observer
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi