ILIRIADA PORTAL

Ēmendet ambasadori i SHBA, kėrkon luftė si nė vitin 1944

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17112009

Mesazh 

Ēmendet ambasadori i SHBA, kėrkon luftė si nė vitin 1944




Nga Arjan PRODANI
“Beteja pėr tė cilėn ata u pėrballėn nė 1940, nė ato vite, ėshtė e njėjta betejė qė vazhdon edhe sot. Duhet tė jemi tė vendosur qė sa herė qė shohim censurė nga ana e qeverisė, duhet ta kundėrshtojmė. Sa herė shohim tė kanoset shtypi, duhet ta kundėrshtojmė atė. Sa herė shohim njė grup tė shoqėrisė tė cilėt shmangin zbatimin e ligjit kundėr vetes, duhet ta kundėrshtojmė atė”. Kėto kanė qenė fjalėt e ambasadorit amerikan Xhon Uidhers nė panelin nė pėrkujtim tė 37
intelektualėve tė ekzekutuar pa gjyq, tė organizuar nga Shoqata Mbarėkombėtare e tė Persekutuarve Politikė. Ky ambasador, nė diskrepancė tė plotė historike dhe ideologjike me ngjarjen nė fjalė, pėrsiatet tė krahasojė pa sens dy realitete tė ndryshme. Indeksimi i ngjarjes sė pushkatimit tė 37 intelektualėve me situatėn e sotme, pėrveē idiotėsisė sė ambasadorit mban brenda dhe malinjitetin dhe dufin e tij pėr tė krijuar pėshtjellim nė politikėn shqiptare nė interes tė krahut politik, tė cilin e mbėshtet pa asnjė rezervė pėr arsye qė vetėm ai i di. Nėse nė vitin 1944 kishim tė bėnim me njė luftė me armė, ku shqiptarėt vriteshin me shqiptarėt, apo dhe njė pjesė luftonte okupatorin dhe pjesėn tjetėr qė i rrinte nga mbrapa, ku kaosi dhe anarkia mbretėronin, sot kemi njė shtet demokratik me ligje dhe rregulla, ku sundon shteti nė ēdo cep tė tij. Nėse nė nėntor tė vitit 1944 kishim njė luftė, ēfarė lufte vazhdon sot? Kush ėshtė beteja dhe kush janė tė rėnėt e kėsaj lufte? Nė fakt, ambasadori amerikan flet nė emėr tė shqiptarėve duke e vėnė veten nė pozicionin e njė njeriu qė ėshtė pjesė e kėtij komuniteti, pjesė e kėsaj etnie, pjesė e njė rryme tė caktuar politike. Kėtu ky ambasador shkel me tė dyja kėmbėt linjėn diplomatike dhe protokollare qė duhet tė mbajė njė diplomat. Shkel pavarėsinė e shtetit shqiptar dhe ndėrhyn nė punėt e brendshme tė kėtij shteti duke ju bėrė thirrje shqiptarėve pėr luftė tė hapur si nė vitin 1944. Ambasadori amerikan ėshtė shndėrruar nė nxitės i revolucioneve portokalli, kėrcėnon kryeministrin qė tė mos hajė shumė mollė se do tė bėhet flutur, ndėrhyn hapur nė drejtėsinė shqiptare duke i kėrkuar gjykatėsve tė mbajnė nė burg biznesmenin Taēi dhe sė fundmi karagjozllėku i radhės: “Shqiptarėt duhet tė luftojnė si nė vitin 1944”. Lind pyetja, a ka dikė nė atė shtet qė ta vizitojė mendėrisht kėtė njeri? U bė kohė qė ky njeri ėshtė shndėrruar nė njė njeri spektaklesh, ku nuk lė rast pa shfrytėzuar pėr tė pėrcjellė mesazhet e tij kėrcėnuese pėr shtetin dhe demokracinė shqiptare. Edhe ditėn e djeshme, ky diplomat lėshoi thirrje pėr luftė pėr tė vetmen arsye, u shkel liria e medias. U rrah Merua nga biznesmeni Taēi. Merua ėshtė miku i ambasadorit dhe pėr ambasadorin dhe miqtė e tij duhet tė kthehet viti 1944. U shkel liria e fjalės pėr ambasadorin dhe duhet tė vendosim dhunėn mbi gjykatat, dhe mbi drejtėsinė, duke vendosur antiligjin. Ėshtė normale? U rrah miku i ambasadorit dhe ambasadori ėshtė i forti i katundit, dhe nuk mund tė lejojė ti preket nderi. Paradokse tė tilla ndodhin vetėm nė Shqipėri, ku diplomatė tė niveleve tė rėndomta si Uidhers&Co kthehen nė rreziqe permanente pėr demokraci tė brishta si kjo shqiptare. Ky ambasador, nė emėr tė lirisė sė fjalės e ka kthyer ambasadėn amerikane nė detashment tė rreshtuar politikisht pro Edi Ramės. Rrahja e Meros nuk ėshtė e para nė median shqiptare dhe as dhuna e parė ndaj njė medie. Raste dhune ndaj gazetės “SOT” i kam ēuar unė personalisht ambasadorit amerikan, por nuk i ka interesuar asnjėherė tė mbrojė media qė nuk kanė pasur lidhje me klanin politik pranė Edi Ramės, ose qė ti shėrbejnė interesave momentale tė vetė kėtij personazhi kaq butaforik. Nėse miku i Uidhers ėshtė pozicionuar politikisht pro Edi Ramės, nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh edhe pozicionimin e ambasadorit amerikan, i cili jo vetėm qė ėshtė vėnė i tėri me mish e me shpirt nė mbrojtje tė kryetarit tė PS por po tejkalon ēdo kompetencė duke e kthyer diplomacinė nė njė lloj misioni marksist-leninist. Nė kėtė kontekst, lufta e ambasadorit amerikan pėr lirinė e shtypit ėshtė lufta e tij pėr interesat ekonomike tė Edi Ramės, tė cilat derivojnė interesa edhe te vetė Uidhers. Zhvendosja e ngjarjeve tė vitit 1944 nė realitetin e sotėm nga ambasadori amerikan, me qėllimin e vetėm qė tė krijojė presione mbi kundėrshtarėt e tij politikė, ėshtė njė veprim i pamatur pėr njė pėrfaqėsues tė njė shteti mik si SHBA. Kėto deklarata e bėjnė mė qesharak kėtė diplomat qė po shndėrrohet nė njė nga personazhet mė karagjozė tė pėrfaqėsimit tė diplomacisė amerikane nė Shqipėri. Nuk dua tė mbėshtes mikun tim dhe opinionistin e gazetės “SOT”, Kastriot Myftaraj nė shkrimet e tij tė fundit, por mendoj qė njė protestė me ēorape pėrballė ambasadės amerikane do tė ishte shumė sinjifikative, do tė ishte njė protestė qė do tė paralajmėronte kėdo qė do tė tentojė tė kėrkojė tė bashkojė data historike nė realitete tė ndryshme, duke kėrcėnuar stabilitetin e vendit tim dhe tė ardhmen e fėmijėve tė mi. Nė fund tė fundit, mua si shtetas shqiptar mė lind e drejta tė besoj se pėrderisa Shqipėria e sotme ėshtė anėtare e NATO, me standardet qė kėrkon ajo, standardet e Uidhersit ti konsideroj standarde tė njė personazhi me probleme tė theksuara mendore.
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ēmendet ambasadori i SHBA, kėrkon luftė si nė vitin 1944 :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Nov 17, 2009 3:21 pm nga bulqizaku

tlumt qajo pen

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Nov 17, 2009 3:21 pm nga emigranti

braaaaaavooooo!!!!!!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Nov 17, 2009 7:55 pm nga nardlushnja

Ky ambasador, nė emėr tė lirisė sė fjalės e ka kthyer ambasadėn amerikane nė detashment tė rreshtuar politikisht pro Edi Ramės.

Keta gazetaret tane kane ikur per lesh .Nuk dine me se cfare te shkruajn.
Qe kur ambasadori amerikan ,miku i edi Rames,nuk pati mundesi qe te vendoste mikun e tij ne fron te politikes ????
Me sa di une ai eshte miku i Berishes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi