ILIRIADA PORTAL

"Taci" mund Majk Tajsonin ne gjykate

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18112009

Mesazh 

"Taci" mund Majk Tajsonin ne gjykate




Basir Collaku
Dyshimi i pare pas vendimit te Gjykates se Tiranes dje per arrestin me burg te Rezart Tacit, eshte se i gjithe biznesi gjendet i rrezikuar perpara nje drejtesie qe jep shenja te instrumentalizimit. Ndonese me ne fund pandehem se mberriti nje rizgjim i drejtesise por qe nuk solli reagim, me te vetmin ndryshim ajo ben sikur merr vendime duke e cilesuar nje nga biznesmenet me te medhenj ne vend, si personin me rrezikshmeri shume te larte shoqerore, e duke ndaluar daljen e tij nga qelia. Pa permendur emra konkrete gjyqtaresh, parimisht gjyqtarja e Gjykates se Tiranes, qe per te dyten here ka nder duar dosjen e Rezart Tacit, me akuzen goditje per shkak te detyres, mund te kete te drejte te vendose e te arsyetoje ligjerisht ate qe ka bere profesionalisht e ne absolutisht nuk mund ta perflasim. Por mendoj se ashtu si radhen e pare, edhe kete here per nje koincidence fatkeqe per biznesmenin, erdhi nje deklarate e fisme ne nje pjesemarrje per te nderuar njerez te ndeshkuar nga diktatura, serish shkelqesia e tij ambasadori amerikan, percolli mesazhe per lirine e fjales, mesazhe qe mund te jene lexuar Per jo pak qytetare ishte e paralajmeruar kjo mase arresti per Rezart Tacin pasi prokuroria u justifikua qe ne hyrje te seances se nuk ka rrethana te reja hetimore qe te sjellin gjithashtu zhvillime te ngjashme. Sigurisht prokuroria po tregohet teper e matur dhe kujdesshme njeheresh duke hetuar gjate e me gjate qe ndoshta te jete korrekte ne nje ngjarje qe u zbardh brenda dhjete minutash pasi ka ndodhur. Duke marre ne teresi faktoret, aktoret, rrethanat, procedurat, investigimi per kete rast ndonese profesional nuk kerkon muaj, por prape nuk e ka nje guxim ligjor per te thene hapur se permasat e kesaj historie kane kapercyer tani godinen e Gjykates se Tiranes. Slogani antik i se drejtes, njekohesisht standard i pazevendesueshem per vendet demokratike se, perpara drejtesise jemi te gjithe te barabarte, nuk konvertohet ne vijimesi me faktin qe nese biem ne pranga jemi te gjithe fajtore.

Jo.

Por nje pyetje kane shume qytetare qe megjithe kohen e paket per t'u marre me te e bejne jo rralle.

Kush eshte person me rrezikshmeri te larte, Taci qe nuk ka asnje precedent penal apo Baze qe ka disa vendime gjykate kunder tij? Sepse duhet te mesojme seriozisht qe shpifja eshte rrezik shume i larte kur me fjale te paverteta rrenon me teper se me cdo mjet tjeter.

A po e tepron pak gjykata dhe prokuroria, duke mos qene te prera ne vendimmarrjet e tyre, duke mos qene aq te qarta e transparente ne informimin karshi qytetareve? Por vazhdon duke e lene terhiq e mos e keput, se pune ditesh jane dhe ndoshta "ATA" na sjellin ndonje mesazh tjeter dhe rrokulliset vendimi per te tjetersuar gjendjen e te pandehurit biznesmen, qe per nje lajthitje emocionale te humbjes se kontrollit po perjeton shkaterrimin e tere asaj qe ka ndertuar dhe fajtoret e kesaj padrejtesie nuk mund te rreshkasin me nje ngritje supesh.

Nje tjeter pyetje me vend me nje vezhgim ndoshta siperfaqesor, eshte dhe ajo qe ofrojne si imazhe fotografike tabelat e karburanteve, qe kronometrikisht pas arrestimit te Tacit, kane rritur cmimet, ndonese Autoriteti i Konkurrences e cileson shtrenjtimin nje vendim qe nuk buron nga luhatjet e tregut nderkombetar, ku sipermarresit pretendojne te mbeshteten per tu "justifikuar". Atehere mirefillte te shkon dyshimi te fakti qe Bazes i "mbeti ne dore" Rezart Taci, pasi dikush ne luften e tregut po mundohej ta gatuante me njeriun me pak te besueshem ne tregun mediatik, ngjarjen qe kalon permasat e disa institucioneve, duke bere paturpesisht qe Taci me shume te shihet si nje depozite nafte, se si nje qytetar qe mbeti ne paditurine e sjelljes fizike. Nuk ka qene rrahje e gazetarit, sulmi i kahershem qe i ndodhi Rezart Tacit ne Lezhe ku depozitat miliona euroshe u hodhen ne ere, apo zyrtarisht nje shkendije u dha flaken si padashje???? Ka pyetur dikush se interesat e disa individeve te naftes prane selise roze, aty ku eshte atashuar edhe Baze si "shef propagande" po harxhojne edhe piken e fundit te saj per te lulezuar vete? Ari i zi ka ndezur jo pak lufte ne kampin e kuq me sa shikohet.

"Baze-Taci' ka marre vemendje te drejtesise, diplomacise, jo se u cenua liria e fjales, sepse fjalet e sterliruara te modelit "Baze" kane prodhuar ngjarje te kesaj natyre, por sepse duhej te fuste dikush kete perplasje te madhe interesash, duhej te udhetonte kjo dosje kundravajtje, per gjyqesorin, prokurorine, qeverine, KLD-ne, opoziten.

Prokuroria me nje urdher te brendshem beri ndryshime dhe kerkoi qe prokuroret te kerkojne edhe gjobe per armembajtjen, thjesht se ne gjykate po pergatitje te gjykohej dosja e djalit te Gramoz Ruci per plagosje dhe armembajtje, e ceshtja nga kjo gjykate ende e pandryshuar ne formatin e saj u mbyll me nje gjobe 50 mije lekeshe. Jane mbi 80 perqind e vendimeve te gjykatave qe u kane mundesuar marrjen e pronave te pandehurve te krimit te organizuar, qe vazhdojne t'i menaxhojne. Gjykata nuk ka kontribuar me vendim per kater vite radhazi qe Aldo Bare te mos merrte miliona euro ne pronat e tij ne Divjake e gjetke, megjithese ai ishte i arrestuar, e kete nuk e ka bere aspak nga padija. Ne nje seminar qe kam ndjekur pak kohe me pare, nje prokuror i Prokurorise per Krime te Renda tha se jane miliona euro qe ende jane ne duart e te pandehurve qe gjenden ne qeli, e qe akuzohen per trafiqe pjesetare grupesh te krimit te organizuar.

Vlen te pyetet hapur. A ka interesa biznesi pas ketij vendimi te gjykates, ngadalesie te prokurorise?

PO. Une besoj se ka. Kush fshihet pas fjales perfiton gjithnje dhe kjo po ndodh me dhunimin e gazetarit dhe mund te kuptohet qarte tani se gjyqesori eshte perfshire ne nje afere biznesi duke ndikuar me shtrengimin e lirise dhe cenimin e imazhit te kompanise me te madhe ne Shqiperi. Pra duke mos lejuar nje biznesmen te ushtroje ne liri aktivitetin e tij tregtar, ndonese eshte kontribuues ne miliona euro ne arken e shtetit, sipas deklarates se tatimoreve, kjo kur ai nuk ka precedent, nuk paraqet rrezikshmeri te larte shoqerore, si ata te rrezikshmit qe edhe jane privilegjuar, atehere pergjigja me e paster eshte se me burgosjen e Tacit po behet biznes i madh. Tymi i bardhe do i dale catise ne pak dite besoj. Nje ambasador i nje vendi te rendesishem jo anonim sigurisht ne Tirane, e nje shkembim batutash me Bazen i ka thene nder te tjera "...Tani dhe ne e dime se ti nuk je engjell..." Uroj te mos kete ambasadori dijeni te plote apo ka dashur te thote e nenkuptoje antonimin e fjales se permendur. Nje mendje kisha ta nis shkrimin me kete krahasim qe po e mbyll, por thashe ta le ne fund te gjerave. Majk Tajson, ish-kampioni i botes ne boks ne pasha te renda, ka qelluar afro nje jave me pare me grusht nje fotoreporter. Te gjithe jemi te vetedijshem qe grushti i Tajsonit dhe i Tacit, duke i marre te dy si te "keqin" dallojne ku e ku per nga tmerri fizik qe te ofrojne. Taci ne Tirane u arrestua dhe ne dy vendime gjykate ndonese ofroi 100 mije euro garanci pasurore nuk u lejua te dale nga qelia. Edhe Tajson ne SHBA, ku buron modeli i demokracise, u arrestua dhe pretendoi se fotoreporteri po cenonte familjen e tij, gruan dhe vajzen. Edhe Baze nuk eshte se e ka lene te qete familjen e Tacit, pra sa i takon cenimit te qetesise familjare ka nje peshe te perafert. Tajson ishte ne pozita me te veshtira se Taci, se pse boksieri amerikan ishte ne lirim me kusht per perdorim droge dhe kjo ia rendonte situaten. Ndersa Taci nuk kishte precedent dhune dhe rreziku me aq sa jane bere publike gjerat. Se fundja gjykata amerikane vendosi qe me 20 mije dollare garanci pasurore Tajson te rifitoje lirine, duke qene nen masen e denimit te meparshem lirim me kusht per perdorim narkotikesh. Ndersa gjykata Shqiptare nuk pranoi 100 mije euro, sepse Taci qelloka me fort se Tajson, pra gjyqesori e ka bere kampion bote biznesmenin duke e konvertuar historine ne perballje biznesi te ashper dhe duke na shmangur nga besimi se drejtesia ne vend te shfletimit te ligjeve, shfleton selite diplomatike, apo interesat e rrethit vicioz te gjyqesorit.

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi