ILIRIADA PORTAL

Axhenda 2014, nje udherrefyes i fresket per pranimin e Ballkanit ne BE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18112009

Mesazh 

Axhenda 2014, nje udherrefyes i fresket per pranimin e Ballkanit ne BE




Nga Dimitrios Droutsa

Minister Plotesues i Puneve te Jashtme te Greqise



Me 9 Tetor te 2009-es, tre dite pasi ishte zgjedhur si kryeministri i ri i Greqise, Jorgos Papandreu u zgjodh minister i Jashtem i Evropes Juglindore. Mesazhi i tij ishte i dyfishte dhe i qarte: qe miratimi i shpejte i Traktatit te Lisbones do te lehtesoje lodhjen e Evropes nga procesi i zgjerimit dhe ky moment i fresket duhet t'i jape te drejt perspektives evropiane te Ballkanit Perendimor.

Hyrja e te gjithe vendeve te rajonit tone ne Bashkimin Evropian eshte nje domosdoshmeri, politike, gjeografike dhe historike. BE-ja, projekti me i madh i paqes ne historine e njerezimit, u krijua ne pergjigje kundrejt shkaterrimit qe sollen dy lufterat boterore te shekullit XX. Lufta e pare mori spunto ne mengjesin e qershorit te vitit 1914 ne Sarajeve. Ne kete menyre data e caktuar nga Papandreu per bashkimin e Ballkanit Perendimor ne BE ishte 2014, pra 100 vjet pasi kishte filluar Lufta e Pare Boterore, e cila eshte fillesa dhe rrenja e shume problemeve te perhershme te fqinjeve tane.

Nje numer faktoresh, qe nga lodhja nga zgjerimi, kriza e pergjithshme e identitetit te vete BE-se, po keshtu dhe kriza globale, kane ndikuar ne dobesimin e axhendes se Selanikut, e cila lidhje me integrimin e rajonit tone. Kjo axhende u formua pergjate presidences greke te BE-se ne vitin 2003, kohe ne te cilen Papandreu ishte ne krye te diplomacise greke.

Megjithese, nje udherrefyes evropian per Ballkanin Perendimor po funksionon. Ky udherrefyes, "Axhenda 2014", do te riaktivizoje perspektiven evropiane te rajonit. Greqia do te jete motori i forces mbrapa ketij veprimi, duke siguruar qe partneret tane ne BE te levizin drejt kesaj pergjegjesie dhe duke i udhehequr fqinjet tane ne rrugen e tyre drejt integrimit evropian.

Data e shenjuar, 2014-ta eshte padyshim ambicioze, por e arritshme. Kjo date eshte sigurisht nje simbolik dhe nje shenjester politike.

Eshte ambicioze sepse Bashkimi Evropian, dhe per kete duhet te jemi shume te qarte, nuk do te ule nivelin e kritereve te tij dhe kerkesave paraprake. Vendet e Ballkanit Perendimor duhet te implementojne reformat e nevojshme dhe te takojne standardet perpara se te mirepriten ne Bashkimin Evropian. Drejtuesit e vendeve qe duan te integrohen ne BE duhet te bejne nje progres real ne nje sere fushash, duke perfshire respektimin e te drejtave te njeriut, demokracine, zbatimin e ligjit dhe lirine e medias. Ka ende shume pune per t'u bere.

Eshte e arritshme sepse shume gjera jane plotesuar tashme. Bashkepunimi rajonal eshte pothuajse nje realitet, me nje numer politikash te shendetshme ekonomike te cilat jane aktive. Eshte e arritshme sepse me nje vullnet dhe vizion te qarte, ceshtjet e pazgjidhura do te zgjidhen dhe ne kete menyre do te dominojne marredheniet dhe fqinjesia e mire.

"Axhenda 2014" eshte e arritshme per arsyen e thjeshte se koha jone ka ardhur. Qytetaret e Ballkanit Perendimor jane gati dhe meritojne nje te ardhme te sigurt, bashkepunuese dhe ne prosperitet. Nje te ardhme ne te cilen principet dhe vlerat e BE-se do te jene edhe te tyret.

E ardhmja e Ballkanit Perendimor shtrihet ne Evrope. Pergjate kesaj rruge, Greqia do te jete nje mik qe do te mbeshtese dhe do te ndihmoje. Qytetaret e Ballkanit duhet vetem te zgjedhin qe te ndajne vizionin tone dhe te punojne per te realizuar "Axhenden 2014".

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi