ILIRIADA PORTAL

Shefi i EURALIUS: Sistemi i Drejtėsisė i okupuar nga komunistėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18112009

Mesazh 

Shefi i EURALIUS: Sistemi i Drejtėsisė i okupuar nga komunistėt




Roland Miklau: Deklaratat politike ndikojnė nė vendimet e gjyqėsorit
Shefi i misionit tė e EURALIUS nė vendin tonė ka bėrė prezent probleme tepėr tė theksuar nė sistemin tonė tė drejtėsisė. Roland Miklau, nė njė intervistė pėr DĖ ka pohuar se sistemi i drejtėsisė nė vendin tonė ka probleme tė theksuar, duke filluar qė nga inspektimet selektive, tė cilat pėrdoren pėr presion ndaj gjyqtarėve e deri tek deklaratat politike qė sipas tij ndikojnė nė vendimet qė japin gjykatėsit. Por njė problem tjetėr i rėndėsishėm sipas Miklaut ėshtė

edhe profesionalizimi i gjyqtarėve. Sipas tij nė sistemin tonė tė drejtėsisė ka gjyqtarė tė sistemit komunist qė vazhdojnė tė japin drejtėsi si dhe gjyqtarė tė pėrgatitur me kurse gjashtė mujore pas pėrfundimit ėt sistemit. Ai ka theksuar se kjo situatė mund tė ndryshoi dhe nuk ėshtė e pamundur qė tė kemi njė reformim tė drejtėsisė nė vendin tonė, por fillimisht duhet bėrė edhe seleksionimi i gjyqtarėve. Miklau nė intervistėn pėr DĖ ka pohuar “Nuk mund tė ketė njė kėrcim tė madh pėrpara. Kjo kėrkon strategji, plane veprimi, vullnet tė mirė, punė profesionale pėr tė hedhur hapin tjetėr dhe formuar baza pėr njė cilėsi tė re tė sistemit tė drejtėsisė. Nuk mund tė pritet ndonjė lloj mrekullie sepse njerėzit janė po ata. Nė sistemin e drejtėsisė ka gjyqtarė qė kanė punuar gjatė kohės sė diktaturės komuniste, tė tjerė qė janė pėrgatitur shpejt e shpejt me kurse 6 mujore, nė fund tė kėsaj diktature dhe ka edhe gjyqtarė, prokurorė tė rinj, qė janė kualifikuar nė Shkollėn e Magjistraturės pėr tre vjet. Aftėsitė e tė cilėve janė tė krahasueshme me ato tė kolegėve tė tyre nė Evropėn Qendrore dhe Lindore. Pra nė Shqipėri ka grupe tė ndryshme qė i bėjnė gjėrat herė herė tė vėshtira, ka ndikim tė politikės dhe sistemi i drejtėsisė nuk ėshtė i ēliruar nga ndikimi i politikės, gjė qė ndodh edhe nė vende tė tjera, nuk po flas pėr Afrikėn apo Amerikėn Latine, por ne kontekstin evropian, Shqipėria ėshtė njė vend nė zhvillim”.

-Zoti Miklau, cilat janė qėllimet dhe prioritetet e projektit tė BE, tė njohur si EURALIUS, tė drejtuar prej jush lidhur me reformėn nė Drejtėsi ?
Synimi i pėrgjithshėm i projektit ėshtė tė ndihmojė vendosjen e njė sistemi modern, profesional dhe transparent tė drejtėsisė, nė tė cilin njerėzit tė besojnė. Qėllimi ėshtė qė qytetarėt e Shqipėrisė tė kenė besim nė sistemin e tyre tė drejtėsisė. Kjo kėrkon qė sistemi tė funksionojė mirė, kėrkon integritet, reduktim tė korrupsionit. Korrupsioni nuk mund tė zhduket 100 pėrqind, ai ekziston edhe nė vende tė tjera evropiane, por ėshtė e domosdoshme tė ulet niveli i tij, qė qytetarėt e Shqipėrisė tė kenė ndjesinė qė shumica e proceseve gjyqėsore marrin njė gjykim tė ndershėm, tė paanshėm, objektiv, tė mbėshtetur nė ligj dhe nė pėrputhje me standardet evropiane.

-Ēfarė do tė thotė. Zoti Miklau, standarde evropiane nė sistemin e drejtėsisė? A mundeni t`i shpjegoni ato pak mė gjerė?
Standardet Evropiane janė njė tėrėsi rekomandimesh, rreth 200, tė Kėshillit tė Evropės, ku Shqipėria ėshtė vend anėtar. Standarde Evropiane do tė thonė njė funksionim i mirė i sistemit tė drejtėsisė, besueshmėri ndaj gjykatėsve dhe prokurorėve, do tė thotė njė perceptim i publikut pėr diēka qė ėshtė pranė drejtėsisė - drejtėsia absolute ėshtė diēka e paarritshme, e pamundur-. Por njerėzit duhet tė ndjejnė se ka njė trajtim tė ndershėm tė ēėshtjeve gjyqėsore, trajtim tė ndershėm ndaj dikujt qė dyshohet pėr veprimtari kriminale dhe nėse ka njė konflikt ai duhet tė zgjidhet nė mėnyrė objektive apo pėrmes njė kompromisi. Edhe nėse gjithė palėt nuk janė tė kėnaqura me rezultatin ato duhet ta pranojnė atė. Pranimi i rezultatit ėshtė njė pėrvojė nė shumė vende jo sepse kėtė e kėrkon ligji por edhe nė bazė tė procedurės sesi ėshtė arritur rezultati, tė argumenteve tė dhėna nga autoritetet pėr tė shpjeguar pse u arrit ai rezultat. Kėto janė po kaq tė rėndėsishme sa edhe brendia e vendimit.

-Misioni i BE, EURALIUS, ėshtė i pranishėm nė Shqipėri qė nė vitin 2005. A keni pasur rastin tė vėzhgoni ndėrhyrje tė politikės , tė njerėzve tė fuqishėm nė drejtėsi , sidomos nė vendimet e gjykatėsve?
Ajo qė misioni ynė mund tė vėzhgojė ėshtė qė deklaratat publike nga anėtarėt e qeverisė, ka tė ngjarė, qė tė kenė ndikim nė vendimet qė marrin gjykatėsit. Pėr gjykatėsit nė Shqipėri situata nuk ėshtė tėrėsisht e sigurt pėr njė sėrė arsyesh: ka inspektime selektive, arbitraritet, ka mundėsira pėr trajtime jo tė ndershme, jo tė barabarta brenda sistemit. Pra, ka pasiguri dhe kjo shkallė pasigurie mund tė ēojė nė sjellje, qė jo gjithmonė janė tė parashikueshme. Mund tė ketė njė dėshirė pėr tė ndjekur atė qė njerėzit e fuqishėm duan ose qė punonjėsit e drejtėsisė mendojnė se kėta njerėz duan apo presin prej tyre. Kjo situatė ndikon nė sjelljen e gjyqtarėve dhe ka njė lloj rreziku qė ata tė shmangen nga vendime qe kėrkojnė kurajė dhe tė preferojnė mėnyrat formale pėr tė shpjeguar procesin gjyqėsor. Kur e sheh vendimin e gjyqtarėve ai tė duket shumė profesional, shumė teknik, por nė thelb nuk ėshtė njė vendim i ndershėm dhe nuk konsiderohet i pranuar nga palėt e interesuara si njė vendim i ndershėm.
-A e bėn kjo mėnyrė e marrjes sė vendimeve nga gjyqėsori situatėn emergjente dhe vendosjen e procedurave qe detyrojnė zbatimin e ligjit njė domosdoshmėri urgjente?
Nuk mendoj se ka njė situatė emergjente. Po, mendoj se ka njė nevojė urgjente pėr tė vazhduar reformat nė drejtėsi. Janė realizuar njė sėrė projektesh, janė arritur suksese por ka ende shumė pėr tė bėrė. Po, ka nevojė pėr vendosjen e procedurave qė bėjnė tė mundur jo vetėm hartimin e ligjeve tė mira sipas standardeve tė BE por edhe zbatimin e tyre, pėrgatitjen e tyre nė atė mėnyrė qė zbatimi i ligjeve tė lehtėsohet.

-Mr Miklau, ju sapo thatė qė nė Shqipėri drejtėsia nuk ėshtė e lirė nga ndėrhyrjet e politikės. Cila ėshtė baza qė kjo situatė tė ndryshojė, qė tė arrihet hap pas hapi nė njė cilėsi tė re tė sistemit ?
Po, ėshtė e mundur qė tė ecet pėrpara hap pas hapi. Nuk mund tė ketė njė kėrcim tė madh pėrpara. Kjo kėrkon strategji, plane veprimi, vullnet tė mirė, punė profesionale pėr tė hedhur hapin tjetėr dhe formuar baza pėr njė cilėsi tė re tė sistemit tė drejtėsisė. Nuk mund tė pritet ndonjė lloj mrekullie sepse njerėzit janė po ata. Nė sistemin e drejtėsisė ka gjyqtarė qė kanė punuar gjatė kohės sė diktaturės komuniste, tė tjerė qė janė pėrgatitur shpejt e shpejt me kurse 6 mujore, nė fund tė kėsaj diktature dhe ka edhe gjyqtarė, prokurorė tė rinj, qė janė kualifikuar nė Shkollėn e Magjistraturės pėr tre vjet. Aftėsitė e tė cilėve janė tė krahasueshme me ato tė kolegėve tė tyre nė Evropėn Qendrore dhe Lindore. Pra nė Shqipėri ka grupe tė ndryshme qė i bėjnė gjėrat herė herė tė vėshtira, ka ndikim tė politikės dhe sistemi i drejtėsisė nuk ėshtė i ēliruar nga ndikimi i politikės, gjė qė ndodh edhe nė vende tė tjera, nuk po flas pėr Afrikėn apo Amerikėn Latine, por ne kontekstin evropian, Shqipėria ėshtė njė vend nė zhvillim. Nė kushte tė tilla ju nuk mund tė prisni qė brenda natės tė ndodhin mrekullia.



Sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi