ILIRIADA PORTAL

Berisha: Rama, trakte si Gavroshi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19112009

Mesazh 

Berisha: Rama, trakte si Gavroshi




Fatjona Mejdini
Opozita duhet t'i jape fund praktikave qe nuk e cojne askund dhe duhet te kthehet ne Kuvend, per te permbushur reformat e rendesishme qe kerkohen per integrimin e vendit. Kjo ishte thirrja qe beri dje kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se qeverise, ku u diskutua projektbuxheti afatmesem 2010-2012. "Edhe nje here, gjej rastin te ftoj opoziten per bashkepunim, t'i lere praktikat, te cilat i ka gjetur vete si "peme pa kokrra'", deklaroi Berisha, duke theksuar se ishte e udhes qe edhe opozita te behej pjese e diskutimeve per buxhetin. Sipas kreut te ekzekutivit shqiptar, protestat e opozites se drejtuar nga Edi Rama, ne prag te ngjarjeve te medha integruese te vendit, jane nje histori e perseritur. Duke nenkuptuar mitingun e opozites te programuar per t'u zhvilluar neser, Berisha theksoi se eshte i ngjashem me ate te prillit te ketij viti, kur Shqiperia u be nje vend me te drejta te plota ne NATO. "Po me rikujtohet mitingu i dates 4 prill. Kur vendi anetaresohej ne NATO, behej miting proteste", paralelizoi kryeministri. Sipas Berishes, ne vend qe opozita te festoje se bashku me mazhorancen, hapjen e negociatave per statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, Edi Rama shperndan trakte ne lagjet e Tiranes. "Ne vend qe te festoje, sic une e ftova qe te dalim se bashku ta pershendesim kete akt, shperndan trakte tek "Komuna e Parisit". "Komuna e Parisit" eshte arkivuar ne histori me Gavrosh, San Kylo e te tjere", deklaroi Berisha. Sipas tij, ky nuk eshte roli qe i takon opozites te luaje ne nje vend demokratik. "Tani eshte periudha e idealeve evropiane dhe nuk ka ideale me te deshiruara per cdo qytetar shqiptar. Nuk mund te nxish ne feste. Dhe kjo eshte feste", theksoi Berisha, ne lidhje me vendimin e ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian per Shqiperine. Nga ana tjeter, kryeministri deklaroi se Shqiperia jo vetem eshte ne prag te avancimit te saj, ne kuader te integrimit evropian, por po pret qe brenda pak muajsh te liberalizohen vizat me vendet e Bashkimit Evropian. Per te, keto lajme te rendesishme per te ardhmen e vendit, jane konfirmuar nga kreret me te larte te bashkimit Evropian. Ne kete kuader Berisha citoi edhe qendrimin e zevendespresidentit te Komisionit Evropian, Barrot per ceshtjen e liberalizimit te vizave me Shqiperine, ne mbledhjen e ministrave te Brendshem te BE-se, te zhvilluar ne Bruksel. Kryeministri theksoi rendesine e bashkepunimit te opozites, ne kete faze te re te zhvillimit te vendit. Dy dite me pare, anetaret e Keshillit te Bashkimit Evropian firmosen besimin e tyre te palekundur ne perkushtimin e saj ndaj vlerave te demokracise, ekonomise se tregut, standardeve dhe praktikave evropiane.

Koha Jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi