ILIRIADA PORTAL

Kur terrori komunist vriste intelektualėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19112009

Mesazh 

Kur terrori komunist vriste intelektualėt




BESIM NDREGJONI
Nė 65-vjetorin e ekzekutimit tė 37 intelektualėve nė Tiranė nė vitin 1944

Nė vitin 1944, kur Lufta e Dytė Botėrore po shkonte drejt fundit dhe diktatura naziste po mundej, blloku antifashist botėror po triumfonte mbi kėtė diktaturė, qė u kishte shkaktuar popujve jetė njerėzish, nė Shqipėri forcat komuniste kishin marrė revanshin nė emėr tė luftės pėr ēlirim dhe vrisnin intelektualė tė pafajshėm vetėm se ata kishin mbaruar nė Perėndim dhe ishin antikomunist. Partia Komuniste nuk mund tė pranonte qė kėta intelektualė, qė kishin ndėrtuar dhe i kishin shėrbyer shtetit shqiptar, ti kishte nėpėr kėmbė me mbarimin e luftės.

Cilėt ishin 39 intelektualėt? Ata ishin deputetė tė shtetit shqiptar nė vitet 1920-1922, inxhinier, gazetarė, profesor, teologė dhe ushtarakė. Ata ishin nė Tiranė nė profesionet e tyre, nė shėrbim tė strukturave tė shtetit shqiptar dhe jo nė shėrbim tė pushtuesve. Ata nuk ishin pajtuar me pushtuesit. Ata i shėrbenin shtetit tė tyre. Edhe pse ishte luftė; ata ishin nė shėrbim tė qytetarėve shqiptarė.

Ata ishin intelektualė tė pavarur, qė respektonin mendimin ndryshe dhe filozofia e tyre ishte qė Shqipėria tė ishte pjesė e bllokut tė madh kundėr nazizmit. Ata e respektonin filozofinė e demokracisė dhe ishin nė luftė kundėr diktaturės naziste, por jo pėr njė luftė civile kundėr patriotėve qė kishin mendim ndryshe dhe nuk ishin dakord me ideologjinė e komunizmit. Kėta intelektualė nuk kishin bėrė thirrje qė tė luftoheshin forcat komuniste, por tė bashkoheshin me forcat nacionaliste, qė Shqipėria tė ishte pjesė e bllokut antifashist. Vrasja e organizuar nga forcat komuniste ishte njė skenar tipik terrorist qė tė ekzekutoheshin kėta intelektualė. Pushkatimet u bėnė nė vende tė caktuara, si hotel “Bristol”, Sharrė, Tufinė, Dajt, Rruga e Dibrės, te shkolla “Kristoforidhi”, Rruga e Kavajės dhe brenda periudhės 24 tetor-16 nėntor 1944. Tė gjitha ekzekutimet u bėnė gjatė natės dhe nė mėngjes herėt. Disa tė tjerė i vranė sapo i nxirrnin nga dera e shtėpisė.

Vėrtetimi i kėtyre vrasjeve dokumentohet dhe nė veprėn e diktatorit Enver Hoxha, i cili shkruan: “Kur qeveria ishte nė Berat, mė vjen Sejfulla Malėshova (anėtar i udhėheqjes komuniste, por me pikėpamje liberale) dhe mė thotė: Shoku Enver, po vriten intelektualė tė pafajshėm nė Tiranė, dhe kjo ėshtė terrorizėm! Enveri pėrgjigjet: “Ata janė borgjezė dhe me pikėpamje perėndimore, nuk i shėrbejnė kauzės sonė tė proletariatit, tė komunizmit. Partizanėt po kryejnė detyrėn.” Njėsitet guerile kishin mandatin e komandantėve tė tyre pėr tė kryer kėto pushkatime. Veēojmė se skenari i ekzekutimit ishte dy planėsh: e para, qė intelektualėt tė mos ishin prezent nė mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore dhe forcat komuniste, se kishin mė tė lehtė marrjen e pushtetit; e dyta, me vrasjen e tyre tė krijonin terror nė popull, qė tė heshtej rreth krimit tė tyre. Masakrimi i vlerave intelektuale ishte shumė i madh, dėmi i pallogaritshėm pėr njė komb. Dhimbja dhe vuajtjet njerėzore janė pjesė e kujtesės historike tė popullit shqiptar. Vepra e kėtyre martirėve nė ditėt e sotme nuk duhet lėnė nė harresė. Ajo do tė lartėsohet nė epokėn e rimėkėmbjes sė kombit shqiptar.

Vuajmė nga pasojat posttraumatike apo vuajmė sėrish faje tė reja prej fajtorėve tė vjetėr?

Shkrimtari dhe mendimtari bashkėkohor italian Umberto Eko thotė: “Vetėm e vėrteta do tė na bėjė njerėz krejtėsisht tė lirė.” Atėherė, nisur nga ky postulat i Ekos, a mund ta pyes veten ēdo shqiptar se nė ēmasė e zotėron tė vėrteten dhe, pavarėsisht raportit tė tij me tė vėrtetėn, sa ėshtė i lirė?

Cilėsia dhe progresi njeriut varet fort nga kėmbėngulja e tij pėr tė vendosur njė raport sa mė realist me tė vėrtetėn: tė vėrtetėn e tij, tė shoqėrisė ku jeton, tė historisė dhe tė fatit tė kombit qė i pėrket, pėrndryshe do tė kemi njė individ tė sėmurė, larg mendjes sė shėndoshė, lehtėsisht i manipulueshėm nė ēdo kohė, nga ēdo lloj demagogėsh dhe diktatorėsh, sikundėr e kemi parė tė ndodhė me ne jo pak herė gjatė historisė sonė.

Shoqėria shqiptare vazhdon tė mėkojė shpirtrat e njomė tė gjeneratave me ushqimin mė pervers tė dijeve komuniste nėpėr shkolla dhe pėrsėri ka njohur dėshtimin e saj nė liri. Shoqėria shqiptare ushqehet dhunshėm me njė treg tė zi informativ, duke stimuluar dhe edukuar pandėrprerė njė ndjeshmėri dhe sensibilitet kriminal, lexuesit dhe shikuesit tė saj i tundėn para syve qindra mijė faqe gazetash dhe ekranesh me ngjyra me portrete gjakatare tė diktatorėve, gjeneratat e reja mėsohen me pėrralla detektive pėr lavdinė e madhe tė udhėheqėsve komunistė. Por kurrė dhe asnjėherė nė hapėsirat e kėsaj lirie tė fjalės nuk u dėgjuan rėnkimet e thella tė plagėve tona, kurrė nuk u dėgjuan pėrpėlitjet e shpirtrave tė pėrvuajtur, qė treteshin, bjerrnin rininė dhe energjitė e tyre nė zgavrat mė tė errėta tė burgjeve komuniste. Ne na u dha liria e fjalės, por kjo fjalė deri tash po dėshmon pėr njė deformim tė gjithanshėm tė njeriut shqiptar. Rrėzimi i komunizmit e gjeti shoqėrinė shqiptare pa ndonjė elitė intelektuale, pasi pjesa mė e madhe e inteligjencės sė saj qenė bėrė njėsh me ideologjinė sunduese totalitare. Ata qė i shėrbyen regjimit, nuk mund tė kishin njė ndėrgjegje qytetare tė pavarur, as mund tė ishin tė aftė pėr refleksione tė thella, tė ishin mėsuesit dhe udhėzuesit e drejtė tė daljes sė shqiptarėve nga qorrsokaku gjysmėshekullor komunist. Inteligjencia shqiptare pas rėnies sė komunizmit kishte njė kod moral tė deformuar: kodin e mercenarit. Pėrveē kėsaj, ajo u gjet nė njė bankrot total shpirtėror, mental, profesional. Nė kėtė mėnyrė ajo, sikundėr pritej, nuk mund tė luante ndonjė rol nė shoqėri pėrveē rolit qė qe mėsuar tė luante gjatė komunizmit: tė vazhdonte mercenarizmin e vet. Tashmė nė njė terren dhe situatė tjetėr - mercenarizmi politikė nėpėr partitė tona postkomuniste. Ata janė sot kasta e shkrirė njėsh me pushtetin politik, ekonomik, kulturor e arsimor. Ēdo zhvillim i ri procesual, qė vjen pozitivisht nga brenda shoqėrisė, do tė ndeshet pashmangshėm me barrierėn e monopoleve tė tyre.

Mendojmė se problemi ėshtė bėrė serioz e konfliktual: ēdo pėrpjekje e intelektualėve tė rinj, qė nuk i lidh gjė me trashėgiminė komuniste, paralizohet nga hierarkia survejuese, qė kontrollon tė gjitha dyert institucionale. Mirėpo gjenerata e inteligjenciės sė re janė anitruptha, qė i prodhon organizmi social i shoqėrisė sonė dhe ata pėrbėjnė tė vetmen forcė informale tė dekomunistizimit nė realitetin e sotėm, ani pse shkalla e ndikimit tė tyre sot pėr sot ėshtė, siē thashė, e paralizuar. Kėsodore nuk habitemi qė nė shumė sfera tė rėndėsishme tė aktivitetit frymor, shpirtėror, intelektual ne, nė mos udhėhiqemi nga komunistėt e djeshėm, tė paktėn qeverisemi nga bijtė e tyre. Njė gjė ėshtė e qartė dhe e shprehim me bindje tė padiskutueshme: nė Shqipėrinė postkomuniste ka ndodhur dėshtimi mė i hidhur dhe mė tragjik: dėshtimi i misionit antikomunist. Ky ishte i vetmi mision qė duhej tė pėrmbushte shoqėria e lirė dhe demokratike shqiptare, por ky mision u sabotua, u tradhtua, u braktis po nga ajo klasė politikanėsh, sė cilės shtresa e tė persekutuarve pėr gjysmė shekulli, familjet dhe dyert e mėdha, e djathta konservatore tradicionale shqiptare dhe gjithė tė rinjtė e paindokrinuar me komunizėm i besuan, i mbėshtetėn (dhe ende vazhdojnė ti mbėshtetin), ndėrkaq paradoksalisht kėto shtresa, ashtu si gjatė komunizmit, vazhdojnė tė jenė shtresa mė inferiore, mė e prapambetur, mė e privuar nga tė drejtat dhe shanset e barabarta e mandej mė e fyera. Me interesat dhe ndjeshmėrinė e tyre luhet vetėm nė fushata elektorale, por pėr fatin, tė drejtėn dhe detyrimet ndaj tyre zor se e ēan kush kokėn. Situata ėshtė nė njė plan krahasimor formal si e djeshmja. Kjo klasė ka qenė dje e persekutuar, ėshtė pėrsėri sot e lėnė pas dore. Nė diskurset publike apo bisedat e pėrhershme, qė pėrsėritėn ēdo ditė, ėshtė e pashmangshme pėrballja jonė me historinė, me faktet tė veēuara tė saj. Por si gjithmonė raportet tona pėrballė historisė ndėrtohen me njė logjikė sipėrfaqėsore, duke arsyetuar mbi fakte tė manipuluar. Armėt e propagandės sė pandėrprerė gjatė gjithė sferės sė aktivitetit njerėzor nėn komunizėm kanė qenė tė sofistikuara, andaj ērrėnjosja e gėnjeshtrės ėshtė njė detyrė shumė e mundimshme, qė krahas fakteve tė reja kėrkon mė sė pari njė vigjilencė mendore, mendje tė esėllt e tė hapur, pėrndryshe logjika sipėrfaqėsore do tė prodhojė kurdoherė nervozizėm e moskuptim, sė kėndejmi fundin e dialogut, pa i shkuar sė keqes shqiptare nė rrėnjė, nė zanafillė.

Njė ndėr manipulimet mė tė rėnda e dramatike qė ka bėrė historiografia komuniste ėshtė manipulimi me tė ashtuquajturėn Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare, e cila ka prodhuar kaq shumė ngatėrresa, pėrēarje e gjenocid mes shqiptarėve, saqė efekti i saj zor se do tė zhduket pėr njė kohė ende tė gjatė. Psikologjikisht kjo ėshtė e shpjegueshme. “E drejta, - thuhet nė mėnyrė nihiliste, - ėshtė gjithmonė me anėn e fitimtare.” Kurse unė them jo. E drejta ėshtė e vetėmjaftushme dhe nuk mund ti pėrkas asnjėrės anė. Komunistėt vėrtet e “fituan” luftėn, por kjo nuk ishte njė fitore e popullit shqiptar, as nė rrafshin e pėrmbushjes sė idealeve, as nė ėndrrėn pėr pėrparim e prosperitet shoqėror, as nė realizimin e tyre etnik. Lufta Nacionalēlirimtare krijoi aq shumė pėrēarje dhe armiqėsi mes klasave, kastave, kulturės, religjioneve, sa pasojat e saj edhe sot pas 60 vjetėsh vazhdojnė tė pėrthellojnė natyrėn anarkike tė tyre. Futja e diskurseve tona nė qorrsokak e pas viteve 90 ka njė origjinė tė hershme, qė na ēon te rrėnjėt e atij fondamenti tė tradhtuar, mbi tė cilėn u hodhėn themelet e ngrehinės sonė shoqėrore. Dhe nė qoftė se ngrehina hedh shtat, dihet mirė se fondamenti i saj i dobėt do ta rrėzojė, gjer kur ne tė shohim veten pėrposh rrėnova tė saj. Ky ka qenė fati i tė gjitha shoqėrive tė keqvendosura, qė kanė hedhur shtat mbi truall tė gėnjeshtėr. Prandaj kthimi ynė dhe verifikimi i tė vėrtetave qė lidhen me Luftėn Nacionalēlirimtare ka qenė njė mision i papėrmbushur i demokracisė shqiptare. Rishikimi i historisė sė Shqipėrisė nė njė masė tė madhe ėshtė rishikimi i situatės qė krijuan komunistėt shqiptarė e jugosllavė pas 26 korrikut 1943 nė Tapizė, e njohur si “Marrėveshja e Mukjes”. Gjithsesi, pa i gjykuar ashpėr tė ashtuquajturit “dėshmorė tė Luftės NĒL”. Mund tė them me bindje se idealet e tyre u manipuluan dhimbshėm dhe sakrificat e tyre nuk u drejtuan nė altarin e shenjtė tė interesave kombėtarė. Dhe pėr kėtė para gjyqit tė historisė duhet tė japin llogari komunistėt, qoftė dhe pėr partizanėt e vrarė, tė cilėt, nė vend qė tė vriteshin si luftėtarė tė lirisė kundėr okupatorit, u dėrguan tė vriteshin nė njė luftė tė pamoralshme civile kundėr vėllezėrve tė njė gjaku e tė njė gjuhe.

Ēdo i pėrndjekur politik, ēdo trashėgimtar i tė pushkatuarve, i atyre qė u sakatuan nga regjimi komunist, ka njė thirrje pėr cilindo qė ka tagrin e pushtetit pėr tė bėrė tė mundur dėnimin e krimit komunist dhe dekomunistizimin e shoqėrisė shqiptare. Kjo thirrje ėshtė nė tė njėjtėn kohė njė lutje e shenjtė pėr pėrfaqėsuesit e qeverive tė kombeve perėndimore pėr tė dhėnė kontributin e tyre maksimal dhe tė domosdoshėm nė dekomunistizimin e shoqėrisė shqiptare, si parakusht pėr ndėrtimin e demokracisė nė kėtė vend sipas standardeve perėndimore.

Ky pėrkujtim ka njė mesazh kombėtar: dėnoni krimet e komunizmit, qė shoqėria shqiptare tė shkojė drejt pajtimit kombėtare! Le tė na udhėheqė thėnia e pavdekshme e ish-presidentit amerikan Abraham Linkol: “Ju nuk mund tė sillnin pėrparimin, nė qoftė se nuk dėnoni krimin.”

Metropol

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi