ILIRIADA PORTAL

BE nė dilemė pėr krerėt e rinj. Personalitete, jo 'shefa tė mėdhenj'

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19112009

Mesazh 

BE nė dilemė pėr krerėt e rinj. Personalitete, jo 'shefa tė mėdhenj'




Udhėheqėsit e Bashkimit Evropian ende nė dilemė pėr gjetjen e personave qė do tė zėnė vendet e presidentit tė parė tė pėrhershėm tė BE-sė, dhe postit tjetėr tė fuqishėm tė pėrfaqėsuesit tė politikave tė jashtme. E sigurt ėshtė qė kėrkohen personalitete, por jo shefa tė mėdhenj, qė tė diktojnė politika dhe tė lėnė nė hije udhėheqėsit e vendeve tė mėdha.
Udhėheqėsit evropianė u duhet tė marrin nė konsideratė shumė kritere: A duhet tė jenė ata njerėz tė fuqishėm e karizmatikė, apo thjesht krye-figura tė BE-sė, duhet tė vijnė nga vendet e vogla apo tė mėdha, duhet tė pėrfaqėsojnė krahun konservator apo tė majtė, duhet tė jenė meshkuj apo femra?
Megjithatė njė gjė ėshtė e sigurt, ata duhet tė dalin me njė rezultat pas takimit, sepse nėse nuk e bėjnė kėtė, thotė korrespondentja e BBC-sė pėr ēėshtjet evropiane Oana Lungescu, mesazhi do tė ishte "katastrofik".


[b]Ēfarė po kėrkojnė udhėheqėsit e BE-sė qė tė kenė kėto kandidatė?[/b]
Nuk ėshtė shumė e qartė se ēfarė po kėrkojnė udhėheqėsit e BE-sė. Ajo qė ėshtė e sigurtė qė po kėrkojnė ata ėshtė dy, nė fakt tre persona, presidenti i parė i pėrhershėm tė BE-sė, qė ėshtė njė detyrė me kohė tė plotė si kryesues i Kėshillit Evropian, pastaj ėshtė shefi i ri i politikės sė jashtme, qė ėshtė njė figurė mė e fuqishme se posti ekzistues qė e mban Havier Solana - me mė shumė para nė dispozicion dhe mė shumė personel - dhe e treta, ata po kėrkojnė pėr njė sekretar tė pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Bashkimit Evropian, qė ėshtė krye-punonjės civil i njė organi qė bashkon pėrfaqėsues nga 27 vendet anėtare.
Por pėrcaktimi i detyrave qė duhet tė bėjė kandidati qė do tė fitojė ėshtė shumė i mjegullt nė Traktatin e Lisbonės qė hyn nė fuqi mė 1 dhjetor. Pra, varet nga 27 udhėheqėsit e BE-sė pėr tė vendosur se kė duan, veēanėrisht pėr dy postet kryesore. Nė shumė mėnyra, personaliteti i atyre qė do tė caktohen do tė pėrcaktojė pak a shumė se ēfarė do tė bėjė ai.


[b]A kanė arritur udhėheqėsit e BE-sė nė njė konsensus se ēfarė duan ata qė tė bėjė personi qė do tė marrė kėto poste?[/b]
Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė komplekse, sepse shumė vende tė vogla dhe tė mesme thonė se ata duan njė kryetar dhe jo njė shef tė madh. Pra, ata nuk duan dikė qė do t'ju diktonte atyre politikat. Por edhe udhėheqėsit e disa nga vendet e mėdha si kancelarja gjermane Angela Merkel, apo presidenti francez Nicolas Sarkozy, nuk duan qė kjo figurė t'i vėrė ata nė hije. Ata duan njė person qė tė ketė fuqi tė mjaftueshme, por jo aq i fortė sa t'i vėrė ata nė hije.
Duket se po shfaqet tani njė lloj konsensusi se pozicion mė i fuqishėm duhet tė jetė ai i pėrfaqėsuesit tė punėve tė jashtme - ai do tė jetė fytyra dhe zėri i Evropės qė do t'i bjerė botės rreth e qark me njė staf prej 5000 diplomatėsh dhe me njė rrjet pėrfaqėsish tė BE-sė nė tė gjithė botėn. Por nė kėtė ēėshtje shtohet edhe njė vėshtirėsi tjetėr qė ėshtė se atyre u duhet tė vendosin njė lloj ekuilibri midis konservatorėve dhe socialistėve, midis vendeve tė reja dhe tė vjetra anėtare, midis vendeve tė mėdha e tė vogla, dhe mundėsisht edhe midis meshkujve dhe femrave.


[b]Cilėt janė disa prej emrave qė qarkullojnė tani nė Bruksel si kandidatė tė mundshėm?[/b]
Ka shumė emra kandidatė pėr dy postet kryesore saqė kryeministri suedez Frederik Reinfeld, qė drejton samitin, ka njė detyrė shumė tė vėshtirė. Ai tha para takimit se ka biseduar me 26 kolegėt e tij gjatė katėr ditėve dhe netėve tė fundit, siē u shpreh ai, 'pėrpiqu tė kontaktosh 26 persona brenda 24 orėsh, ju uroj fat qė ta bėni'. Pra ky samit, qė ėshtė quajtur 'darkė pune' mund tė zgjasė deri natėn vonė, madje ndoshta edhe deri tė premten nė mėngjes.
Javėt e fundit ėshtė folur pėr ish-kryeministrin britanik Tony Blair, por tani, megjithėse ai ka mbėshtetjen e plotė tė qeverisė britanike dhe pasardhėsit tė tij Gordon Brown, shumė pak udhėheqės tė tjerė do tė donin tė kishin njė person kaq karizmatik, por edhe kaq ndarės sa Tony Blair si kreu i BE-sė. Ka disa mundėsi tė tjera, si kryeministri belg Herman Van Rompuy, qė ėshtė e kundėrta e zotit Blair, qė ėshtė njė njeri qė bėn kompromise, por sigurisht jo karizmatik si Blairi, saqė edhe nė Bruksel mund tė gjesh njerėz qė mund tė thonė Heman kush?
Ka edhe disa persona tė tjerė kompromisi si kryeministri holandez Jan-Peter Balkenende, apo kancelari austriak Volfgang Schusel, apo disa qė kanė paraqitur veten e tyre si kandidatura tė mundshme si ish-presidentja letoneze Vaira Vike-Fraiberga, apo presidenti estonez Toomas Ilves. Pra nuk ka mungesė kandidatėsh, por ėshtė e sigurt qė ka mungesė konsensusi.


[b]A ka ndonjė garanci se udhėheqėsit e BE-sė do tė vendosin pėr emrat nė fund tė takimit, pavarėsisht sa gjatė mund tė zgjasė ai?[/b]
Nuk ka asnjė garanci. Kėto vendime do tė merren pas dyerve tė mbyllura, dhe pėr kėto emra nuk do tė votojnė as gazetarėt, as zyrtarėt apo diplomatėt, as popullsia 500 milionėshe e vendeve tė Bashkimit Evropian, por vetėm 27 kryetarėt e shteteve dhe qeverive tė BE-sė, qė do tė mblidhen nė kėtė darkė nė Bruksel.
Megjithatė ata janė tė vetėdijshėm se, nėse nuk dalin me njė marrėveshje kėtė javė, ky do tė ishte njė mesazh shkatėrrues - kjo do tė thotė qė pasi kanė luftuar pėr mė shumė se tetė vjet pėr tė pasur Traktatin e Lisbonės mė 1 dhjetor, tani ata nuk munden tė arrijnė marrėveshje pėr personat qė duhet tė zėnė vendet qė traktati ka krijuar, njerėz qė mendohet se do t'i japin BE-sė njė zė mė tė fuqishėm nė botė. Pra, do tė jetė njė rezultat shkatėrrues nėse ata nuk dalin me njė produkt. Ēėshtja tjetėr ėshtė se sa tė fuqishėm do tė jenė ato personalitete. Pra, nė njė farė mėnyre mesazhi do tė jetė nė emrat e tyre.

shekulli

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi