ILIRIADA PORTAL

Sot opozita protestė nė shesh me tenda, salsiēe dhe qofte

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20112009

Mesazh 

Sot opozita protestė nė shesh me tenda, salsiēe dhe qofte




Bare: Protesta me turne, 3 ditė nė shesh pėr tė hapur kutitė

Pak kohė mė parė, gazeta “SOT” kishte paralajmėruar se protesta e opozitės do tė bėhej nė shesh duke ngritur tenda dhe zgara pėr pjekje salsiēesh e qoftesh. Ky ka qenė njė nga planet e thurura nė tryezėn e njė prej lokaleve tė Tiranės pak kohė mė parė, kur avokat Ngjela ėshtė takuar kokė mė kokė me kreun nė detyrė tė PS, Edi Rama. Kurorėzimi i kėtij mendimi, mesa duket do tė ketė shije tė kripur, jo vetėm pėr gojėn e gjithsecilit qė do tė provojė shijen e kėtyre
produkteve, por edhe pėr xhepat e organizatorėve tė saj, tė cilėt kanė menduar qė tė shpenzojnė rreth 2-3 milionė euro pėr njė protestė tė tillė. Protesta e opozitės zgjati pėr dy muaj me radhė nė sheshe nė disa qytete tė vendit. Nė kėtė lėvizje, protagonistėt kryesorė ishin: Edi Rama (regjisor), Spartak Ngjela (aktori protagonist) dhe Nard Ndoka (aktori mbėshtetės). Kryetari i Partisė Socialiste pėr Tiranėn njėkohėsisht i besuar i Edi Ramės pėr tė organizuar protesta apo zgjedhje, Besnik Bare sqaron detajet e protestės qė do tė nisė ditėn e sotme. Bare theksoi se protesta do tė zgjasė deri ditėn e diel pa ndėrprerje, ku pjesa mė e madhe do tė flenė nė shesh. “Protesta do tė nisė tė premten nė orėn 16:00 nė sheshin ‘Skenderbej’ njė proteste maratonė pėr hapjen e kutive tė 28 qershorit. Ajo do tė zgjasė deri ditėn e diel nė mėngjes. Jo tė gjithė, por pjesa mė e madhe do tė qėndrojnė nė shesh jo gjatė tėrė kohės, por me turne sipas njė grafiku. Kuptohet se po pėrgatiten tė gjitha materialet e nevojshme pėr tė qėndruar”, u shpreh Baraj. Ai gjithashtu theksoi se janė bėrė tashmė gati ēadrat nėn tė cilat protestuesit do tė qėndrojnė gjatė natės. Ndėrkaq, nga burime tė tjera mėsohet se ēdo deputet socialist ėshtė porositur nga Rama qė, pėr tė bindur mbėshtetėsit e tjerė tė qėndrojnė nė protestė, gjatė gjithė kohės. Pra, vetė deputetėt socialistė do tė qėndrojnė nė 2 net dhe 3 ditė nė protestė. Para fillimit tė kėtij mitingu ėshtė bėrė thirrje pėr zgjedhje tė parakohshme. Pra zgjedhjet e parakohshme po pėrmenden sėrish pas njė heshtje disa javore. Ndėrsa vetė Edi Rama ka shpėrndarė pėr tė dytėn ditė ftesat pėr pjesėmarrjen nė miting nė zonėn e Kombinatit nė kryeqytet. Protestuesit do tė qėndrojnė nė tenda gjatė natės sė tė premtes e tė sė shtunės ku do tė ketė edhe njė mikrofon tė hapur pėr tė gjithė ata qė duan tė japin mesazhe gjatė protestės.




Tėrhiqet PS nga protestat e dhunshme
Partia Socialiste duket se ėshtė tėrhequr nga protestat e dhunshme, si kundėr ka deklaruar Edi Rama dhe Spartak Ngjela. Presioni i ndėrkombėtare dhe vendimi i KE pėr tė shqyrtuar kėrkesėn e Shqipėrisė si vend kandidat i BE, kanė bėrė qė opozita tė heqė dorė nga protestat agresive. Deputeti socialist dhe Kryetari i PS, pėr Tiranės, u shpreh gjatė ditės sė djeshme se protesta kurorėzuese e sė shtunės, do tė jetė paqėsore dhe demokratike. Ndėrsa informoi pėr kohėzgjatjen e tubimit, Baraj tha se protesta do tė jetė e qetė dhe paqėsore. Por, ndryshe kanė deklaruar Rama dhe Ngjela nė rrethe. Sipas tyre, protesta e 20 nėntorit do tė jetė vetėm fillimi i njė vale tė re tubimesh mė tė fuqishme. Rama ka kėrcėnuar se pas kėsaj date, nuk do tė kėrkohet mė hapja e kutive, por largimin e Kryeministrit Berisha bashkė me kutitė. Vala e re e protestave, sipas Ramės do tė jetė pėr zgjedhje tė parakohshėm dhe dėbimin e Berishės me forcė nga pushteti. “I themi tė gjithė bashkė Sali Berishės, mos rri mbi kutitė e mbyllura tė zullumit tė 28 qershorit, se do tė fundosesh vet ti nė atė zullum, njėsoj si kur u zgjodhe President, sepse nuk i le shqiptarėt tė zgjedhin lirisht Parlamentin, por ndryshe nga atėherė kur more tėrė Shqipėrinė me vete, ne nuk do tė presim qė ti tė fundosesh bashkė me Shqipėrinė nė gropėn e madhe qė po i hap pėrditė ekonomisė shqiptare. Sepse po nuk hape kutitė, siē e kėrkon arsyeja madhore e vendit, do tė duhet tė largohesh me zgjedhje shumė tė parakohshme. Nė 20 nėntor ėshtė fillimi i fundit tė pushtetit tė familjes sė Sali Berishės dhe nė 20 nėntor ėshtė dita kur Sali Berisha duhet tė zgjedhė: Tė hapė kutitė, ose tė largohet me gjithė kutitė”, ėshtė shprehur Rama. Ndėrsa Ngjela ka thėnė se vetėm forca e bėn Berishėn tė reflektojė, madje ėshtė shprehur pėr tė hapur kutitė me dhunė.


Qėndrimi i faktorėve tė majtė pėr protestat e dhunshme
Reformatorėt socialistė janė shprehur se deklaratat pėr protesta tė dhunshme tė opozitės, nuk duhen marrė seriozisht. Ato kanė theksuar se deklaratat pėr tė hapur kutitė me dhunė, janė artikuluar nga Spartak Ngjela dhe jo nga Partia Socialiste. Ndėrsa Sekretari i Pėrgjithshėm i PBDNJ, Leonard Solis, deklaratat e Ramės dhe Ngjelės se me 20 nėntor mund t’i hapin kutitė e votimit vetė, i ka konsideruar si njė estradė. “Protestat ėshtė njė proces tepėr delikat dhe i komplikuar. Megjithatė deklarata e Ngjelės ngjan si qesharake”, ka thėnė Solis. Ndėrsa Ish-kreu i PSV ’91, Petro Koēi ėshtė shprehur se deklarata tė tillė janė tė frymėzuara nga revolucioni rus.
SOT

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi