ILIRIADA PORTAL

Pagesė me orė dite e orė nate pėr ata qė do tė rrinė mė gjatė nėpėr ēadra

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20112009

Mesazh 

Pagesė me orė dite e orė nate pėr ata qė do tė rrinė mė gjatė nėpėr ēadra




Dilemė e fortė nė radhėt e edvinistėve pėr shkurtimin e protestės apo shtyrjen e saj nė njė kohė tė pacaktuar, meqenėse nuk garantohet dot provokimi i rrėmujėrave, siē kėrkohet nga liderėt komunistė. Ēmimi i tubimit treditor po shtohet shumė, pasi protestuesit kėrkojnė pagesėn e tyre me orė, bile duke shtuar ēmimin dyfish pėr orėt e natės, pa garantuar se do tė ofrojnė shėrbime tė tjera ekstra

Kampingu i ēadrave ngjyrė pink nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, nga godina e kryeministrisė e deri tek Ura e Lanės, nė pėrfundim tė Piramidės, pritet tė jetė i mbushur plot me surpriza. “Libri i Delinkuentėve” ka pretenduar njė ēmim tė lartė qė tė bashkohet me aventurėn e fundit politike tė Edvinit, meqė ambicia e protestės ėshtė krejt jashtė kohe, pa ndonjė interes tė veēantė pėr ndonjė grup shoqėror dhe me njė risk tė lartė pėr t’u pėrballur me strukturat shtetėrore tė sigurisė, prandaj edhe Edvini me tė tjerėt janė endur nė kėrkim tė vullnetarėve me pagesė, rekrutėve tė tjera nga ambiente speciale, si qendra rehabilitimi, kategori shoqėrore margjinale, etj, apo edhe libėr-pagave tė biznesmenėve qė militojnė nė partinė ylberiste, nė mėnyrė qė protesta treditore tė mos dėshtojė. Fakti se strukturat qė do tė pėrgatisnin sherret nuk duken se po pėrgatiten si duhet, ka shtuar zėrat qė socialistėt tė heqin dorė nga ideja fillestare, tė mbajnė vetėm njė protestė simbolike treorėshe, ose edhe tė shtyhet fare, pėr njė kohė tė papėrcaktuar.
Ideja e shtyrjes sė protestės gjithsesi duket me kosto tė lartė politike pėr Ramėn, Ruēin dhe xhaketat e tjera tė vjetra tė cilat kanė investuar shumė nė mbijetesėn e tyre politike, pikėrisht nga kohėzgjatja e kėsaj proteste, prandaj edhe zgjidhja pritet qė tė gjendet sot gjatė ditės, kryesisht nė pehlivanllėqet qė mund tė shpiken me shpėrndarjen e ēadrave ngjyrė pink, apo edhe me shpėrdorimin e ekraneve televizive, qė kanė nisur ta ofrojnė kohėn e tyre me pagesė, si tė jetė njė reklamė e thjeshtė.
Dėshpėrimi pėr dėshtimin e paralajmėruar ėshtė lexuar mbrėmė nė konferencėn halucinante tė shtypit, qė Edi Rama ka mbajtur nė orėn 20 e 30, krejt pa objekt, me njė ligjėrim tė paskrupullt, tė cilin do t’ia kishte zili edhe njė nxėnės i shkollės 9-vjeēare, me natyrė agresive ndaj mėsuesve, pa ndonjė provė pėr akuzat qė broēkulliste si dhe me kėrcėnimet e pavenda se nga protesta e ēadrave kishte pėr tė lindur lėvizja e ēadrave, fenomeni qė do ta rrėzonte tė djathtėn dhe Ilir Metėn nga pushteti.
Simbolika e ēadrave u lidh mbrėmė me tė drejtė me apelin humanist tė ministrit tė Shėndetėsisė, i cili kėrkoi qė tė shmangeshin sa tė ishte e mundur grumbullimet, meqė ato mund tė shndėrroheshin nė njė burim pėr pėrhapjen e virusit AH1N1, por kjo s’e pengon median tė hetojė pėr motivet qė e shtyjnė Edvinin t’i paraqesė “zėrat qė i vijnė nga lart” si njė linjė politike tė opozitės, e cila do tė kėrkojė marrjen e pushtetit me dhunė. Edi Ramėn e ka zėnė dėshpėrimi, ai s’po gjen dot njė “exit-strategy”, e cila do tė mund t’i garantojė njė konsensus modest qė e lė ende nė pushtetin e opozitės, apo edhe i lė dorė tė lirė shpėrdorimi nė pushtetin e bashkisė, prandaj edhe e ka lėshuar dorėn dhe dje mbėrriti sa tė shpallte se do tė kishte pagesė tė diferencuar pėr kampistėt dhe mendohet se do tė privilegjohen dyfish ata qė do tė qendrojnė nė Bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” edhe natėn. Rekrutėt do tė paguhen netėve, edhe pėr shėrbime tė tjera ekstra, kryesisht qė do tė kenė tė bėjnė me nxitjen e sherreve dhe me tėrheqjen e vėmendjes sė mediave, por s’merret pėrsipėr dėmshpėrblimi i tyre nėse ata pėsojnė ndonjė abuzim tė mundshėm, qė mund t’u vijė nga brenda kampingut, apo edhe pėr ndonjė infektim tė mundshėm me virusin AH1N1, i njohur rėndom e padrejtėsisht si “virusi i gripit tė derrit”.
Alarmi ėshtė zyrtar, por nevoja e Edi Ramės pėr t’u faktorizuar e pėr tė pėrfituar “exit-strategy”-nė ėshtė krejt irracionale. Ekspertėt e tij kanė refuzuar dje gjithė ditėn qė tė publikojnė axhendėn e protestės apo edhe tė bashkėpunojnė me organet e Policisė, nė mėnyrė qė tė garantohet mbarėvajtja e saj, por janė marrė me fazėn e rekrutimeve tė sherrxhinjve dhe tė hallexhinjve tė tjerė, tė cilėt nuk e kuptojnė se i pret tre ditė bashkėjetesė nė ēadra pink, me njė probabilitet tė lartė sherresh e kokash turku.
Pagesa me orė e protestuesve ėshtė leximi paraprak i donkishotizmit tė njė tubimi politik qė shkon kryekėput nė kundėrshtim me aspiratat kombėtare, por haxhiqamilizmi u shfaq mbrėmė nė televizione me imazhin e Gramoz Ruēit, i cili kishte si referencė veē 1997. Nomenklatura komuniste ka tė njėjtėt njerėz, por 12 vjet mė vonė, gjithēka ngjan mė tej haxhiqamiliste, prandaj edhe gjasat pėr rrėmujėra do tė ndodhin veē brenda ēadrave ylberiste dhe jo nė rrugėt e shtėpitė e kryeqytetasve.


[b][i]Pjesė nga deklarata nė parlament e ministrit tė brendshėm, Lulzim Basha[/i]

Basha: “Rama, fushatė pėr tė keqinformuar BE-nė lidhur me heqjen e vizave”
[/b]
“Me lejoni te prek edhe nje element politik i cili padyshim shkakton tek une nje keqardhje te thelle si deputet i ketij Parlamenti, si minister i Brendshem drejtperdrejt i ngarkuar nga Kryeministri Berisha ne aspektin e liberalizmit te vizave dhe si qytetar shqiptar per perpjekjet e turpshme, te paimagjinueshme, por realisht te ndodhura ketu ne Tirane dhe ne Bruksel, te konfirmuara si te tilla nga zyrtare te Brukselit dhe diplomate europian te zotit Edi Rama dhe disa prej ndihmesve te tij per te penguar dhe lobuar kunder procesit te hejes se vizave per qytetaret shqiptare. Me pergjegjesine time te plote, si anėtar i kėtij kabineti dhe si anėtar i ketij Parlamenti, ju informoj sot se keto perpjekje te parreshtuara te nisura prej me shume se dy muajsh kane pasur si instrument kryesor dizinformimin e partnereve tane europiane. Sa u pėrket treguesve kryesor te Shqiperise ne luften kunder krimit dhe korrupsionit, sa i perket treguesve kryesor te Shqiperise ne raport me objektivat kryesore, sic jane dokumentat e sigurta dhe rregjimi kufitar shqiptar dhe nepermjet dizinformimit te tyre kane pasur si qellim kryesor politik pengimin ose vonimin e procesit te liberalizimit te vizave, cka eshte komentuar gjeresisht nga interlokutoret e mi dhe te kolegeve te mi ne kabinet, si nje perpjekje e qarte per te vene ne funksion te axhendes se ngushte politike te zotit Rama nje qellim kaq madhor per ēdo shqiptar siē eshte liberalizimi i vizave”.

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi