ILIRIADA PORTAL

Abort dhune tek protesta e ēadrave pink tė Edvinit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21112009

Mesazh 

Abort dhune tek protesta e ēadrave pink tė Edvinit




[size=9]Vlerėsimet e para folėn pėr 5 mijė protestues tė opozitės majtiste dhe xhaketat e vjetra qė bllokojnė trafikun, por media ndėrkombėtare "Earth Times" foli vetėm pėr 3 mijė protestues. Shifra mė e ēmendur u tha nga Erion Braēe, i cili nga pika ku i shikon ai protestuesit, i ishin dukur si 100 mijė
[/size]

Protesta e opozitės, nė tė cilėn ekspertėt thonė se po marrin pjesė rreth 5 mijė protestues, ka nisur nė orėn 16 nė sheshin “Skėnderbej” dhe ndėrkohė po vazhdon nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”. Partia Socialiste ka parashikuar tė ngrejė ēadra nė mes tė bulevardit para kryeministrisė ku protestuesit do tė qėndrojnė pėr tre ditė rresht ditė-natė. Nė agjendėn e kėsaj proteste opozita caktuar 20 deputetė tė qėndrojnė mes protestuesve nė 3 netėt qė do tė vazhdojė protesta, dhe priste njė pjesėmarrje prej 25-50 mijė protestuesish (nė bazė tė marrėveshjeve paraprake kontraktuale tė nėnshkruara), por duket se nė pėrfundim tė treditorit, protesta do tė shndėrrohet nė njė betejė pėr prerje kokash, pėr shkak tė paaftėsisė pėr tė mobilizuar shqiptarėt tė dalin nė shesh, kundėr njė klase politike lualaje, e cila po kėrkon tė pėrshpejtojė ritmet e integrimit tė vendit nė Bashkimin Evropian. Protesta e opozitės ėshtė hapur me fjalimin e Gramoz Ruēi i cili ka bėrė thirrje pėr hapjen e kutive. “Sali Berisha ka hapur dy tunele qė po shemben nėn malin e korrupsion dhe abuzimit e ka futur vendin nė njė tunel tė pashpresė pėr tė nesėrmen, Saliu i atyre qė na thotė se ka nė pronė vetėm njė apartament i kėrkon tė bėhet pronar edhe i vullnetit tė gjithė shqiptarėve ju ato qė thotė ai se votat e tuaja i mbroj unė pėr kėtė arsye ka vendosur tė fshehė nė errėsirė provėn e krimit elektoral politik” tha Ruēi. Ai shtoi se protestuesit do tė qėndrojnė ditė natė deri nė hapjen e kutive dhe e ka ēuar llafin atje ku na dhemb tė gjithėve, tek bllokimi i pashpresė i trafikut pėr shkak tė disa protestave qė na bėjnė dėm tė gjithėve. Simboli i dėshtimit politik me 28 qershor, kryetari nė detyrė i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, e ka marrė fjalėn nė podium i dyti, duke kėrkuar njė rikonfigurim politik, me shpresė se nė tė ardhmen, situata do tė ishte mė e mirė pėr tė. “Jemi sot kėtu, tė majtė e tė djathtė pėr t’i thėnė Europės se duam demokraci, se kėrkojmė votim tė lirė, e duam tė ndėrtojmė njė shtet tė sė drejtės”, u ėshtė drejtuar ai pjesėmarrėsve nė protestė. Mė tej, ai ka vėnė nė dukje edhe faktin e vazhdimėsisė sė nismave opozitare nė kėrkim tė sė drejtės sė saj pėr zbardhjen e tė vėrtetės sė zgjedhjeve. “Pjesėmarrja juaj sot nuk pėrfundon kėtu para Kryeministrisė. Ky tubim pėrfundon nė destinacionin tonė pėrfundimtar: nė Bruksel, atje ku vendet anėtarė tė Bashkimit Europian, atje ku familja mė e civilizuar na ka shtrijė dorėn e na ka ftuar tė jemi pjesėtarė tė barabartė, me kontributin, dinjitetin e vlerat tona”, tha Vangjel Dule.

Edvini nga dėshpėrimi ka shtuar mbrėmė dozėn e frazave antiligjore, duke shpallur se synon qė pėrmes Ligjit tė Forcės tė pėrmbushė edhe dėshirėn e tij irracionale pėr ardhjen nė pushtet. Nė njė shesh me mitingashė, numri i tė cilėve ishte dukshėm larg shpresave tė tij, Edvini s’u kursye nė dozat e frazave tė dhunshme. “Futja e opozitės nė Parlament nė Kuvend nė kushtet e rėnda tė demokracisė, do tė ishte mbyllja pa kushte e njė problemi qė jo vetėm nuk do tė zgjidhet por do tė rishfaqet nė tė ardhmen”, theksoi Rama. “Shkurt dhe troē, nė qoftė se kutitė do tė mbahen tė mbyllura, ne do tė pėrdorim forcėn pėr largimin e qeverisė deri nė zgjedhje tė parakohshme. Do tė pėrdorim njė tė drejtė qė nuk na e ndalon dot askush” theksoi Rama. “Faktet, provat dhe dėshmitė e ulėn Shqipėrinė nė rangjet e vendeve mė tė korruptuara tė botės. Berisha nuk po qeveris nė respekt ėe kushtetutės, ligjit dhe barazisė, Berisha po sundon duke thyer ligjin e duke shkelur Kushtetutėn pėr qėllime aspak tė fshehura fitimi”, tha ai. Fraza edhe mė tė paarsyeshme kanė regjistruar Namik Dokle, Spartak Ngjela e Erion Veliaj, dhunė verbale qė gjithsesi mund tė ketė kuptim pėr shkak tė profilit tė tyre tė ulėt politik.


[b]Reagimi - LSI dėnon dhunėn e ushtruar nga Lidershipi i PS ndaj administratės se bashkive[/b]

[b]"[/b]Degjuam diten e djeshme nga goja e Gramoz Ruēit lajmin se lidershipi i Partise Socialiste po tenton qe te organizoje sot perpara kryeministrise nje proteste te dhunshme dhe per me teper z.Ruci deklaroi se kete proteste te dhunshme e mbeshtesin nderkombetaret. I bejme me dije z.Ruci dhe gjithe qytetareve shqiptare se nderkombetaret e vetem qe mund te mbeshtesin protesten e tij te dhunshme ndoshta jane kmeret e kuq kamboxhiane apo Kim Jong-il-i i Korese se Veriut. Ish-ministri i brendshem i Partise se Punes, i kthyer ne ikone te vjeter te politikes se dhunes verbale dhe fizike e qe ende nxin nga hija e zeze e 2 prillit, duhet te kuptoje se koha e kmereve te kuq dhe permbysjeve te dhunshme ka marre fund dhe se asnje prej drejtuesve te Partise Socialiste nuk mund ta pengoje dot me Shqiperine dhe shqiptaret qe te eci ne rrugen pa kthim drejt liberalizmit te vizave dhe integrimit te plote ne Bashkimin Europian. Eshte e patolerueshme qe ne vend qe ti marrin seriozisht deklaratat e ministrit te shendetesise dhe te kujdesen per shendetin e qytetareve, Rama e .Ruci tregojne se jane te gatshem te sakrifikojne edhe jete njerezish per te arritur qellimin e tij ogurzi. Gjithashtu dua te theksoj se dhuna e protestes se sotme ka nisur qe ne oret e para te mengjesit ku me mijra qytetare shqiptare te cilet punojne ne administratat e bashkive te qeverisura nga Partia Socialiste jane nxjerre me force nga vendet e punes dhe me dhune jane detyruar te nisen drejt Tiranes nen kercenimin e pushimit nga puna apo ndeshkimit ekonomik te tyre. Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim dua sot te falenderoj te gjithe ata punonjes administrate te bashkive te PS qe pamvaresiht dhunes dhe presionit kane vendosur te vazhdojne ti sherbejne qytetareve si dhe dua tju bej thirrje te gjithe atyre qe sot ndihen te frikesuar prej Edi Rames dhe Gramoz Rucit se kjo qeveri do te jete gjithnje ne mbrojtje te tyre dhe te interesave te tyre prandaj le ti pergjigjen presionit dhe dhunes me injorim. Partia Socialiste sot ka zgjedhur te ndjeke nje rruge te re, ate te terrorizmit politik prandaj i ftoj te gjithe shqiptaret qe te distancohen nga kjo politike e mbrapshte e vjeter dhe e rrezikshme. Dialogu politik ne kete vend behet dhe do te behet ne sallen e parlamentit ku edhe e ftojme rishtazi opoziten qe te vije per te luajtuar rolin e saj ne reformat e medha qe po ndermeren per ta cuar vendin drejt BE".



55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Abort dhune tek protesta e ēadrave pink tė Edvinit :: Komentet

Mesazh prej Mon Nov 23, 2009 3:06 pm nga lidabica

nuk kishte si te ndodhte ndryshe

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:33 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi