ILIRIADA PORTAL

Miting me kokoshka dhe loja me kamerat

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21112009

Mesazh 

Miting me kokoshka dhe loja me kamerat




NGA VLADIMIR KARAJ
Nėse kishte diēka me shumicė nė mitingun e djeshėm tė opozitės nė kryeqytet, ato ishin kokoshkat. Katėr a pesė makina ambulante qė prodhonin pafund kokoshka me kripė, qė u shiteshin aty pėr aty tė ngrohta njerėzve qė merrnin pjesė nė miting, por qė pak mund tė merrnin vesh prej tij, pasi ishin vendosur dhe qėndruan pėrgjatė gjithė kohės shumė larg fonisė dhe qendrės sė mitingut.

Loja me kamerat

Mitingu i opozitės qė synon tė detyrojė qeverinė tė rihapė kutitė e votimit, fillonte diku pėrtej urės sė Lanės, ku edhe ndodhej pjesa mė e madhe e protestuesve rreth 5 mijė, por mjaft tė tjerė prej kėtyre tė shpėrndarė nė grupe prej 5 deri 10 vetash dhe tė vendosur nė rreth duket se ishin organizuar tė mbushnin pjesėn nga ura e madhe deri pranė vendit ku bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” pritet nga rruga “Myslym Shyri”. Tė vendosur nė mėnyrė tė tillė qė tė “gėnjenin” kamerat, grupet e protestuesve qė nga banderolat me emrat e minibashkive dukeshin se i pėrkisnin bashkisė sė kryeqytetit dhe mė shumė ndėrvepronin me njėri-tjetrin ndėrsa u bėnin xhiro makinave tė kokoshkave dhe shitėsve ambulantė tė farave, sesa me mitingun. Tė pyetur nga gazeta se pėrse nuk kishin qėndruar mė afėr pjesėtarė tė kėtyre grupeve mblodhėn supet, ndėrsa vetėm nė njėrin prej tyre disa gra thanė se ishin punėtore tė pastrimit qė prisnin tė mbaronte mitingu pėr tė fshirė bulevardin. Nė fakt pėr nga dendėsia e pjesėmarrėsve, por edhe pėr nga entuziazmi mitingu i PS-sė dhe aleatėve tė saj nė kėtė protestė, ishte shumė larg atij qė e njėjta forcė politike mundi tė organizonte pak ditė para zgjedhjeve.

Probleme shifrash

Nga tribuna e vendosur nė tė njėjtin vend si nė fund tė qershorit, krerėt e opozitės flisnin pėr 100 mijė pjesėmarrės qė kishin mbushur bulevardin, por jo mė shumė se njė orė mė vonė tė pyetur nga televizionet private deputetėt socialistė e pėrgjysmuan shifrėn nė 50 mijė. Sa ishin nė tė vėrtetė pjesėtarė nė miting? Numri ėshtė i vėshtirė tė llogaritet, duke qenė se shpėrndarja ishte e tillė qė tė krijonte idenė e njė bulevardi tė mbushur plot, kur mė shumė se gjysma e tij ishte nė tė vėrtetė bosh. Njė agjenci e huaj lajmesh thotė se nė miting nuk kishte mė shumė se 3 mijė pjesėmarrės, shumė larg pretendimeve tė opozitės, e cila prej njė muaji ishte angazhuar e tėra nė mbledhjen e sa mė shumė personave nė atė qė duhej tė ishte mitingu mė i madh i protestės.

Ku ėshtė Stacioni i Trenit?!

Tė gjithė qė kanė bredhur ca nė kėmbė nė Tiranė e dinė qė stacioni i trenit ėshtė nė fund tė Bulevardit “Zogu I”, qė vjen si vijim i atij “Dėshmorėt e Kombit”, por Erjon Veliaj ndėrsa mbante fjalimin e tij u kėrkoi ndjesė atyre qė nuk dėgjonin dot se ndodheshin te stacioni i trenit. Nė tė vėrtetė, Veliaj dėgjohej me vėshtirėsi edhe pėrtej Urės sė Madhe tė Lanės, ndėrsa asnjė nga folėsit dhe asgjė nga mitingu nuk dėgjohej nė krah tė Galerisė sė Arteve. Pėr me tepėr me gjithė dėshirėn e madhe tė Veliajt, qė ndodhej nė protestė si kreu i G99-ės, qė t’u fliste atyre qė ndodheshin te stacioni i trenit, asnjė protestues nuk ndodhej mė larg sesa kryqėzimi nė tė mbaruar tė galerisė, ku dukej se pjesa mė e madhe ishin vendosur me urdhėr pėr tė bėrė qė sheshi tė dukej i plotė, po ku askush nuk dėgjonte se ēfarė thuhej nga tribuna e tij. Fatmirėsisht deputeti i PS-sė, Namik Dokle, qė foli menjėherė pas Veliajt, e afroi fundin te statuja e Skėnderbeut, duke korrigjuar nė njė farė mėnyre kreun e G99-ės.

“S’marrim vesh nga politika”

Rama ishte i fundit qė foli. Njė fjalim qė zgjati rreth njė orė dhe qė mė shumė sesa brohėrima u shoqėrua nga largimi i njė pjese tė mirė tė protestuesve. Nė fjalimin e tij kreu i PS-sė paralajmėroi se protesta nuk do tė mbaronte aty, por do tė vazhdonte edhe mė tej dhe se do tė pėrshkallėzohej deri sa tė hapeshin kutitė ose tė rrėzohej qeveria. Nė fund tė fjalės sė tij, ai njoftoi se bashkė me njė grup prej 2 mijė njerėzish tė regjistruar do tė qėndronin para Kryeministrisė pėr tri ditė me radhė. Tė pyetur se si do t’ia dalin tė qėndrojnė nė kėmbė, drejtues tė opozitės thanė se ishin pėrcaktuar turne dhe njerėzit nė miting do tė ndėrronin njėri-tjetrin herė pas here. Ndėrkohė qė Rama la tribunėn dhe u bashku me turmėn dhe bėri njė xhiro deri pranė urės sė madhe tė Lanės, nė tribunė rifilloi muzika qė duhej t’i mbante tė bashkuar protestuesit, por si pėr inat dhe ironi tė asaj qė ishte thėnė pėr dy orė, njė nga kėngėt qė shoqėronte Ramėn nė bulevard ndėr tė tjera vinte nė dukje: “S’kina haber fare ne pėr politikė”.

standart

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi