ILIRIADA PORTAL

Ramėn e zhgėnjejnė militantėt e paguar, largohen me autobusė pa u mbyllur protesta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21112009

Mesazh 

Ramėn e zhgėnjejnė militantėt e paguar, largohen me autobusė pa u mbyllur protesta




Kėnga e humbjes, mbyll ditėn e parė tė tubimit

Me punonjėsit e bashkisė, pensionistė, tė sėmurė mendorė dhe me tė paguar nga rrethet e ndryshme tė vendit, Partia Socialiste ka nisur pasditen e djeshme fazėn e parė tė protestės maratonė nė sheshin “Skėnderbej”. E cilėsuar si protesta e kurorėzuese e tė gjitha nismave pėr votėn e lirė, tubimi i selisė rozė ka pėrfunduar paqėsisht me kėngėn e fushatės elektorale, kėngė e cili u kujtoi edhe njė herė tė pranishmėve shijen e hidhur tė humbjes.

“Berisha grabiti votat” dhe “Ku ėshtė vota ime”, nėn kėtė moto ėshtė hapur protesta e opozitės, e cila pritet tė zgjasė tre ditė pa ndėrprerje. Siē ishte parashikuar, protesta ka nisur nė orėn 16:00 nė sheshin “Skėnderbej” dhe mė pas ka vazhduar sipas rretheve pėrkatėse drejt bulevardit pėr t’u ndaluar mė tej pėrpara Kryeministrisė. Si fillim, grumbullimi i njerėzve, pėrgjithėsisht tė atyre tė rretheve ishte planifikuar nė qendėr tė kryeqytetit. Gati tė gjitha qytetet ku PS ka zhvilluar protesta, pėrfaqėsoheshin nga organizata tė vogla, tė ndara nga njėra-tjetra, dhe me njė parullė ku shkruhej qyteti pėrkatės. Kėto grupe ishin vendosur qėllimisht larg njėri-tjetrit pėr tė fryrė pjesėmarrėsit artificialisht. Tė ardhurit nga Dibra, Elbasani dhe Berati, qėndronin pranė Xhamisė. Ndėrsa tė ardhurit nga Flora, Fierit, Berati etj., qėndronin rreth Kalit tė Skėnderbeut. Tirana ishte e ndarė sipas njėsive bashkiake dhe qėndronte pėrballė Muzeut Kombėtar. Ato mbanin parulla me mbishkrimin “Shqipėria ka njė Zot, o Sali ik se nuk na frikėson dot. Pas njė qėndrimi pėrreth njė orė, tė gjitha grupet janė drejtuar drejt bulevardit pėr nga Kryeministria, ku do tė mbaheshin edhe fjalimet. Nė mes tė bulevardit, mbi karrocerinė e njė skote qėndronte Taulant Balla duke pėrshėndetur grupet. Por ajo qė u konstatua gjatė tubimit ishte se, ashtu si protesta e fillimit, edhe protesta e djeshme, dėshtoi nė misionin e saj. Kjo jo vetėm pėr shkak tė pjesėmarrjes sė ulėt, por edhe nga mungesa e theksuar e tė rinjve. Mė shumė ishin policia e trefishtė, gazetarėt, shitėsit ambulantė dhe pankartat, qė e bėnin protestėn aq tė fryrė nga larg. Edhe tė paguarit e rretheve, ende pa pėrfunduar fjalėn Rama, janė larguar me autobusė. Pjesa mė e mirė e tyre ishin nga qytetet e jugut. Por nga rrethet dje kanė ardhur shumė tė sėmurė mendorė, tė varfėr nė ekstrem dhe pensionistė.

Fjalimi hapet nga Ruēi dhe krerėt e partive tė djathta
Fjalimi i protestės ėshtė hapur nga kreu i Asamblesė sė Partisė Socialiste, Gramoz Ruci, i cili pėrveēse kėrkoi hapjen e kutive tha se donte tė pėrqafonte tė gjitha tė pranishmit. Pas tij, nė foltore ėshtė ngjitur kreu i PBDNJ Vangje Dule, ku tha se vendi qeveriset nga njė njeri qė nuk mund ta ēojė Shqipėrinė nė Bashkimin Evropian. Mė tej falėn e kanė marrė edhe krerė tė partive tė djathta, Nard Ndoka dhe Spartak Ngjela. “PDK u bashkua me protestėn e opozitės pasi provoi me fakte se vota e qytetarėve ėshtė vjedhur nga mafia e Sali Berishės e cila ka vjedhur mė shumė se 11 mijė vota” theksoi Ndoka ndėrsa i bėri thirrje prokurorisė tė hetojė nė varėsi tė fakteve tė depozituara nga republikanėt, tė cilat sipas tij janė tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar vjedhjen e votave. Kreu i PLD, Ngjela pėrvese akuzoi Berishėn si tiran dhe anti-kombėtar, nuk e pėrmendi mė shprehjen e hapjes sė kutive me dhunė, si kundėr ka bėrė nė Vlorė dhe Elbasan. “Shqipėria tė jetė njė shtet evropian i lirė, atėherė ja ku jemi, ju dhe gjithė Shqipėria le tė rrėzojmė sot tiraninė nė Shqipėri, duke e detyruar sot tiranin tė hapė kutitė e votimit”, ėshtė shprehur Ngjela.



SOT

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi