ILIRIADA PORTAL

Meta: Shqipėria pa viza nė vitin 2010

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22112009

Mesazh 

Meta: Shqipėria pa viza nė vitin 2010




ALBANA LIKA
Zv.kryeministri seancė dėgjimore nė Kuvend pėr lėvizjen e lirė

Qeveria shqiptare garanton qytetarėt shqiptarė pėr lėvizjen e tyre tė lirė drejt vendeve tė BE-sė brenda vitit tė ardhshėm. Deklaratėn optimiste e ka bėrė dje zv.kryeministri dhe ministri i Punėve tė Jashtme Ilir Meta nė seancėn dėgjimore pėr liberalizimin e vizave nė Komisionin e Jashtėm dhe tė Integrimit nė Kuvend. Referuar bojkotit tė opozitės, ai ftoi PS-nė tė ulen dhe tė diskutojnė nė Kuvend, por mohoi nė mėnyrė kategoritė mundėsitė pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė parakohshme pėr shkak tė kėtij qėndrimi.

Liberalizimi i vizave

Sipas Metės, puna e qeverisė ėshtė pėrqendruar nė katėr blloqe tė udhėrrėfyesit: siguria e dokumenteve; migrimi, menaxhimi i kufirit dhe ripranimi; rendi publik dhe siguria; marrėdhėniet me jashtė dhe tė drejtat themelore. “Ėshtė bėrė ndarja e pėrgjegjėsive territoriale pėr menaxhimin e kufirit, ėshtė vendosur ngritja e Qendrės Ndėrinstitucionale Operacionale Detare pėr kontrollin e kufirit detar dhe me anė tė njė rregulloreje tė pėrbashkėt ėshtė unifikuar sistemi i kontrollit tė dokumentacionit doganor dhe fitosanitar. Janė marrė lexuesit optikė pėr kontrollin dhe leximin e pasaportave biometrike dhe brenda dy javėve do tė pėrfundojė instalimi i tyre nė tė gjitha pikat kufitare. Po brenda dy javėve do tė funksionojė plotėsisht nė 12 drejtoritė e policisė nė qarqe sistemi i analizės sė informacionit kriminal MEMEX”, - sqaroi Meta pėr sigurimin e kufijve. Ndonėse e quajti tė pėrmbushur pjesėn mė tė madhe tė kushteve tė BE-sė, shefi i diplomacisė pranoi pėr herė tė parė se vendet e Unionit i tremben njė dyndje tė shqiptarėve pas liberalizimit tė qarkullimit. “Kjo kėrkohet nga disa vende anėtare tė BE-sė pėr shkak tė shfaqjes sė shėmtuar tė kriminalitetit nė vendet e tyre, ku ka ndodhur jo rrallė qė tė jenė me origjinė shqiptare. Ekziston njė shqetėsim nė kėto vende pėr krimin e organizuar, jo thjesht si njė fenomen shqiptar apo ballkanik, por nė pėrgjithėsi”, - tha Meta. Nė pėrfundim tė raportimit tė tij, duke folur pėr hapat e fundit tė kėtij procesi, ai deklaroi se pranverėn e 2010-s KE-ja do tė bėjė propozimin pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė, qė do tė kalojė menjėherė pėr miratim nė Kėshill dhe Parlamentin Evropian. “Skenari ynė ėshtė se vendimi pėr liberalizimin e vizave me BE-nė do tė merret jo mė vonė se nė korrik tė 2010-s dhe lėvizja pa viza do tė realizohet po brenda kėtij viti”, - tha ministri i Jashtėm.

Bojkoti

Referuar protestės sė sotme tė opozitės, ministri i Jashtėm paralajmėroi se qeveria nuk do t’i pėrgjigjet kėrkesės pėr hapjen e kutive dhe se bojkoti nuk mund tė pengojė rrugėn drejt Bashkimit Evropian. “Do tė kalojė 20 nėntori. Do tė kalojnė edhe disa nėntor tė tjerė, por kjo qeveri do ta mbyllė mandatin e saj pa asnjė diskutim. Nuk trembet askush nga paralajmėrime tė tilla, tė cilat tregojnė njė mungesė serioziteti”, - tha ai.

Synimet e qeverisė pėr luftė kundėr korrupsionit

“Aktiviteti kriminal - mision i pamundur nė vendin tonė”

Numri dy i qeverisė pranoi situatėn e rėndė me korrupsionin, lufta ndaj tė cilit ėshtė njė ndėr kushtet kryesore qė Shqipėria tė pėrfitojė lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė saj nė BE. Ndonėse sipas njė raporti Shqipėria ka humbur dhjetė vende nė renditjen botėrore pėr goditjen e korrupsionit, Meta ka deklaruar se nuk ėshtė vendi pėr panik. “Ne synojmė ta bėjmė zhvillimin e aktivitetit kriminal dhe veēanėrisht atė tė krimit tė organizuar njė mision tė pamundur nė vendin tonė. Pėr njė periudhė 9-mujore janė konfiskuar 3172000 euro nė llogari bankare dhe pas miratimit tė ligjit antimafie pritet qė kėto rezultate tė njohin ngritje substanciale. Lufta kundėr korrupsionit ėshtė pėrqendruar si nė parandalimin e tij nėpėrmjet masave rregullatorė, si shėrbimet one-stop-shop, shėrbimet on-line etj., ashtu dhe nė bashkėpunimin ndėrmjet agjencive pėr identifikimin, kapjen dhe dėnimin e tė gjitha akteve korruptive nė tė gjitha nivelet”, - tha ai pėr kėtė bllok. Mė 16 nėntor Kėshilli i Ministrave tė Jashtėm tė Bashkimit Evropian mori nė shqyrtim kėrkesėn tonė pėr anėtarėsim dhe, pasi e miratoi atė nė unanimitet, i kėrkoi Komisionit Evropian tė pėrgatisė opinionin e tij mbi kėtė aplikim.

Vėzhguesit

Nė kalendarin e aktiviteteve pėrmbyllėse tė procesit ėshtė parashikuar qė pas raportimit tonė tė fundit mė 16 nėntor Komisioni Evropian tė dėrgojė menjėherė nė Shqipėri misionin e parė vėzhgues nė mes tė dhjetorit dhe misionet e tjera nė fillim tė vitit tė ardhshėm.

Vendimi

Nė pranverėn e 2010-s KE-ja do tė bėjė propozimin pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė, qė do tė kalojė menjėherė pėr miratim nė Kėshill dhe Parlamentin Evropian. Vendimi pėr liberalizimin e vizave me BE-nė dhe lėvizja pa viza do tė realizohet brenda vitit 2010.

metropol

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi