ILIRIADA PORTAL

“Demokracia e pakthyeshme, as Xhelilėt dhe as Hamitėt nuk mund tė cenojnė legjitimitetin e qeverisė”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23112009

Mesazh 

“Demokracia e pakthyeshme, as Xhelilėt dhe as Hamitėt nuk mund tė cenojnė legjitimitetin e qeverisė”





Deklaron kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli reagoi ashpėr dje ndaj tendencave destabilizuese tė kryesocialistit Edi Rama dhe shpurės sė tij spekulante nė opozitėn shqiptare. Pas dy ditėve protesta pa njerėz, por me paralajmėrime dhe kėrcėnime tė ashpra pėr radikalizim tė ashpėr tė tubimeve deri nė rrėzimin me forcė tė qeverisė, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se askush nuk mund tė cenojė sistemin e demokracisė nė kėtė vend. Gjatė njė aktiviteti tė mbajtur nė kryesinė e Kuvendit, me rastin e 20 vjetorit tė Konventės sė tė Drejtave tė Fėmijėve, kryeparlamentarja tha se “demokracia ėshtė e pakthyeshme dhe shteti ligjor ėshtė gjėja mė e shtrenjtė dhe mė e shenjtė pėr tė gjithė shqiptarėt”.
“Kushdo qė mund tė mendojė se mund tė sulmojė apo tė pėrpiqet, me instrumente tė paligjshme tė cenojė ligjshmėrinė, natyrisht qė gabohet rėndė. Sot jemi nė 20 Vjetorin e rėnies sė murit tė Berlinit, dhe pėr ne shqiptarėt e nė mėnyrė tė veēantė pėr Partinė Demokratike qė ishte forca qė rrėzoi komunistėt, byronė politike, sigurimsat e shtetit. Natyrisht qė askėrkush as bijtė, as ministri i fundit tė sigurimit tė shtetit as ministri i fundit i Ramiz Alisė, as emrat e Xhelilėve apo ta Hamitve apo tė tė tjerėve, nuk mund tė guxojnė qė tė cenojnė ligjshmėrinė dhe punėn e Parlamentit, tė Qeverisė dhe institucioneve. Pėr ne s’ka gjė mė tė rėndėsishme dhe gjė mė tė bukur, sesa tė shohim demokracinė shqiptare, funksionale, ėshtė njė demokraci e pakthyeshme ndaj dhe shteti ligjor ėshtė gjėja mė e rėndėsishme pėr ne, ėshtė gjėja mė e shtrenjtė dhe mė e shenjtė pėr ne dhe, askush nuk mund tė guxojė qė tė prekė kėtė sistem tė demokracisė”, deklaroi kryetarja e Kuvendit, Topalli.
Sipas saj, Shqipėria ėshtė nė prag tė sfidave vendimtare pėr sfidat integruese dhe kurrsesi kėto nuk mund tė cenohen nga kaskiera mashtruese dhe gėnjeshtare e njė karikature politike. Kryeparlamentarja Topalli nėnvizoi se institucionet ndėrkombėtare aprovuan kėrkesėn e Shqipėrisė pėr nė BE dhe njėherazi i kanė hapur rrugė procesit tė liberalizimit tė vizave dhe kėto erdhėn si rrjedhojė e certifikimit tė zgjedhjeve nga arbitri ndėrkombėtarė.
“Shqipėri ka arritur momentet e saj mė tė bukura, nė mėnyrė tė veēantė tė procesit tė integrimit, si njė vend anėtar i NATO-s, si njė vend, tė cilin qeveritė e 27 vendeve tė BE-sė, tė majta e tė djathta e pranuan kėrkesėn e saj pėr t’u bėrė vend kandidat. Nuk ka datė mė tė rėndėsishme sesa 16 Nėntori, me domethėnie politike, mesazh politik tė qeverive tė majta e tė djathta tė BE-sė. Vendimi qė ato morėn nė 16 nėntor ishte se Shqipėria kaloi shkėlqyeshėm provėn e saj tė 28 Qershorit, se ato ishin zgjedhje tė lira e tė ndershme, se institucionet janė legjitime”, tha Topalli.
Kryetarja e Kuvendit shtoi se detyra e qeverisė dhe e institucioneve tė kėtij vendi, ėshtė tė vazhdojė nė rrugėn e nisur.
Topalli iu referua dhe buxhetit tė vitit tė ardhshėm, duke theksuar se dokumenti ambicioz i jep fund problemeve sociale tė vendit.
“Pas pak ditėsh ne do tė votojmė buxhetin, qė ėshtė programi i qeverisė i pėrkthyer nė ligj nė Parlament, i cili ėshtė shtuar me 600 milionė dollarė tė tjerė dhe tė gjithė kėto para, janė pėr ekonominė shqiptare janė pėr ekonominė familjare, janė pėr shkollat e fėmijėve, janė pėr spitalet e fėmijėve, janė pėr ekonominė e prindėrve, dhe janė pėr rritjen e mėtejshme tė ekonomisė shqiptare qė, edhe sipas revistės mė tė rėndėsishme, mė prestigjioze ndėrkombėtare ‘Forbes’, qė edhe kėto ditė na klasifikoi si e vetmja ekonomi, e cila vazhdon me rritje pozitive dhe qė ka numrin mė tė madh tė investimeve tė huaja. Ky ėshtė inkurajimi mė mirė pėr tė ardhmen e Shqipėrisė dhe pėr kėta fėmijė”, nėnvizoi kryetarja e Kuvendit.
55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

“Demokracia e pakthyeshme, as Xhelilėt dhe as Hamitėt nuk mund tė cenojnė legjitimitetin e qeverisė” :: Komentet

Mesazh prej Mon Nov 23, 2009 3:10 pm nga lidabica

ESHTE E VERTETE,ASKUSH S'MUND TA CENOJE DEMOKRACINE E BREISHTE NE SHQIPERI

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 1:19 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi