ILIRIADA PORTAL

“Shqipėria, statusin kandidat pėr BE nė vitin 2010 - nė vitin 2011 do tė hapen negociatat e anėtarėsimit”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23112009

Mesazh 

“Shqipėria, statusin kandidat pėr BE nė vitin 2010 - nė vitin 2011 do tė hapen negociatat e anėtarėsimit”





Intervistė e Majlinda Bregut, ministre e Integrimet Europian, dhėnė Radios “Evropa e Lirė”

Zonja ministre, kur prisni qė Komisioni Evropian t’ia dėrgojė Shqipėrisė pyetėsorin, pėrgjigja e plotė ndaj tė cilit do tė garantojė statusin e vendit kandidat tė Bashkimit Evropian?
Ne besojmė se tė gjitha kėto lėvizje formale dhe punė tė Komisionit Evropian pėr pyetėsorin, tė pėrmbyllen para Krishtlindjeve, ose brenda vitit 2009. Gjithsesi, ne jemi gati qė tė fillojmė nga puna ditėn e nesėrme qė do tė mbėrrijė ky pyetėsor. Nuk e kemi lėnė pas dore pjesėn e parė qė ėshtė pjesa mė e rėndėsishme - tė bėrit gati pėr tė mos humbur kohė nė momentin kur do ta kemi pyetėsorin nė dorė.

A ka njė ide paraprake qeveria shqiptare se sa do tė jetė numri nė total i kėtyre pyetjeve?
Nė fakt, ne nuk mund tė themi sot se sa janė pyetjet qė do tė mbėrrijnė pėr pyetėsorin shqiptar, ēfarėdolloj kalkulimi qė kemi bėrė ėshtė bazuar nė eksperiencat e vendeve tė tjera, tė cilat janė thuajse nė tė njėjtėn fazė me ne, nė tė njėjtin nivel tė pėrafrimit me Shqipėrinė, pavarėsisht se diku mė pas, nė ēėshtje tė caktuara. Por, nė ecurinė e tyre, nė performancėn qė kanė nė zbatimin e procesit tė stabilizim-asociimit, kanė ngjashmėri me Shqipėrinė tė qenėt vende potenciale kandidate. Ne besojmė qė pyetjet primare, pra pyetėsori qė do tė mbėrrijė nė Shqipėri do tė jetė diku me rreth 2300 - 2400 pyetje, tė cilat bashkė me SA-pyetjet do tė shkojnė nė 4000, po tė llogarisim kėtu edhe anekset qė i bashkėngjiten dhe qė duhet tė jenė. E gjitha, sė bashku nė volum fizik letrash sasie, llogariten, bashkė me pėrgjigjen e disa pyetjeve, se duhet tė jenė rreth 8000 faqe.

A pritet tė ketė njė fokusim mė tė madh tė Komisionit Evropian nė disa fusha, ku, pėr rrjedhojė, edhe numri i pyetjeve mund tė jetė edhe mė i madh?
Tė gjitha fushat janė fusha qė vlerėsohen, qė shqyrtohen. Pjesa mė e madhe e pyetjeve i takojnė kriterit politik, drejtėsisė, lirisė dhe ēėshtjeve tė brendshme, ku kėtu ne do tė kemi tė pėrfshira Ministrinė e Drejtėsisė, Gjyqėsorin, KLD-nė, Prokurorinė e Pėrgjithshme, Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Burgjeve, pra tė gjitha ēėshtjet qė pėrfshijnė kuadrin e ligjeve dhe tė drejtėsisė. Njė pjesė tė rėndėsishme sigurisht qė do ta ketė pėrafrimi i legjislacionit, pėr sa i pėrket kriterit ekonomik, sepse bėhet gati dhe vlerėsohet gatishmėria e vendit pėr tė qenė pjesė e tregut tė pėrbashkėt evropian dhe pėr tė pėrballuar konkurrencėn. Pjesa, nė tė cilėn ne parashikojmė tė ketė, le tė themi, pėrgjigje mė tė vėshtira, ose mė me substancė, ėshtė pjesa kur kėrkohet ide dhe vizion nė momentin kur vendi do tė jetė vend anėtar i Bashkimit Evropian. Nė kėtė pyetėsor administrata shqiptare nuk do t’u pėrgjigjet thjesht pyetjeve nė formė quiz-i, duke dhėnė pėrgjigje pėr ēka dihet.

Drejtėsia do tė jetė fushė kryesore qė do tė trajtohet nga pyetėsori. A mund ta ngadalėsojė procesin deri nė marrjen e statusit tė vendit kandidat mungesa e opozitės nė Kuvend, duke pasur parasysh se ligjet e fushės sė drejtėsisė qė kėrkojnė 84 vota, nuk mund tė miratohen?
Ne presim qė liberalizimi i vizave tė ndodhė sa mė shpejt nė momentin qė do tė pėrmbyllen kushtet e vendosura nė udhėrrėfyesin e Shqipėrisė. Pra, mund tė jetė edhe mė shpejt sesa gjysma e dytė e 2010-ės qė ka qenė premtimi ynė elektoral. Qė tė votohen ligjet, tė cilat kanė nevojė nė Parlament pėr 2/3-at dhe ligjet, qė ēojnė pėrpara reformat nė drejtėsi dhe reformat nė gjyqėsor, e rėndėsishme ėshtė qė tė jetė pjesėmarrja me 84 vota minimumi. Tani unė e kam vėshtirė tė parashikoj se sa do tė zgjasė kjo lloj situate amullie nė kampin opozitar. E vėrtetė ėshtė qė ka nevojė; ka nevojė pėr aq kohė sa ėshtė detyrim kushtetues, pėr aq kohė sa ėshtė detyrim kombėtar dhe ka shumė nevojė edhe pėr tė shprehur vizionin e Partisė Socialiste dhe detyrimin e tyre karshi militantėve tė tyre, sepse nuk besoj se militant sot nė politikė ėshtė vetėm ai qė ndjek prapa idenė e ēmendur tė kryetarit. Militantizėm politik ėshtė qė t’i qėndrosh me militantizėm premtimit qė u ke dhėnė qytetarėve qė ta kanė dhėnė votėn. Militant nė politikė ėshtė ai qė zbaton dhe ndjek atė ēka i kanė kėrkuar ata qė e kanė votuar dhe qėndron si garant, sepse betohet dhe ėshtė garant pėr t’i plotėsuar detyrimet e atyre qė pėrfaqėson. Ēdo deputet pėrfaqėson nga pas njė numėr tė caktuar njerėzish. Asnjė deputet, as Partisė Demokratike, as i ndonjė force tjetėr, pėr mė tepėr as i Partisė Socialiste nuk ėshtė nė Parlament, sepse pėrfaqėson Edi Ramėn. Pėrfaqėson njė numėr njerėzish, tė cilėt numerikisht mendurisht janė shumė mė tepėr sesa Edi Rama i vetėm.

Zonja ministre, a ka Qeveria ndonjė parashikim mbi afatin se kur Shqipėria do tė fitojė statusin e vendit kandidat pėr nė Bashkimin Evropian?
Ne kemi bėrė njė kalendar, i cili do tė miratohet besoj nė javėt nė vijim bashkė me metodologjinė pėr gjithė administratėn shqiptare, njė metodologji shumė e thjeshtė me hapa konkretė, qė nga marrja e njė pyetjeje nė dorėzim, dhėnia e njė specialisti pėr t’iu pėrgjigjur dhe deri nė momentin kur do tė miratohet nga Kėshilli i Ministrave ose nga Komiteti Ndėrministror i Integrimit, qė do tė jetė autoriteti mė i lartė pėr pyetėsorin, njė kalendar ku i kemi pėrcaktuar nė vija tė pėrgjithshme detyrimet se sa do t’i lihet kohė nė dispozicion njė institucioni, ose tė paktėn kemi parashikuar sa kohė ka nevojė pėr t’iu pėrgjigjur setit tė pyetjeve tė tyre. Nė parashikimin tonė, e rėndėsishme ėshtė qė ne ta pėrmbyllim nė 2010-ėn. Brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr do tė rezervohen, po e them periudhėn kohore pėr tė mos qenė e pasaktė mė vonė, ne do tė preferonim qė ta mbyllnim brenda njė periudhe tė paktėn katėr mujore, jo mė shumė. Por gjithsesi kjo nuk ėshtė pėr t’u marrė pėr tė saktė mė vonė, pėr aq kohė sa do tė shohim nga momenti qė do tė mbėrrijė pyetėsori dhe deri nė dorėzimin e pyetjeve tė plota. E rėndėsishme pėr ne ėshtė qė periudha qė do ta marrim, tė shfrytėzohet maksimalisht pėr tė dhėnė pėrgjigje tė sakta, nė mėnyrė qė tė mos kemi shumė pyetje tė tjera mė pas dhe t’i lėmė mundėsi Komisionit Evropian qė t’i shqyrtojė pėrgjigjet, t’i lexojė pėrgjigjet dhe tė krijojė atė ēka kėrkon Kėshilli, avinė pėr tė kaluar mė pas dhe pėr tė miratuar statusin e vendit kandidat.
Prandaj, presim qė dhėnia e avisė dhe marrja e statusit tė vendit kandidat tė pėrmbyllet brenda vitit 2010, pėr tė krijuar mundėsinė qė nė vitin 2011 tė hapen negociatat e anėtarėsimit.

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi