ILIRIADA PORTAL

PD: Rama, harroje marrjen e pushtetit permes dhunes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24112009

Mesazh 

PD: Rama, harroje marrjen e pushtetit permes dhunes




Patozi kunder kercenimeve te kryesocialistit Rama, duke i kujtuar se me ultimatume nuk rrezohet nje qeverisje demokratike, duke i kthyer pergjigje ultimatumit te liderit te opozites per radikalizim te levizjes se tij politike. "Ne i themi kryetarit te Partise Socialiste, se me dhune dhe me ultimatume ke vetem nje rruge, te firmosesh fundin e turpshem dhe te pashmangshem politik, per vete dhe per frymezuesit e tu", ka qene deklarata e djeshme e nenkryetarit te PD, njeheresh dhe kryetar Grupi i kesaj partie, Astrit Patozi. Ai eshte shprehur se kryetari i PS i dha dje nje ultimatum 10-ditore qeverise dhe mazhorances se dale nga zgjedhjet me certifikim planetar te 28 qershorit, te cilat permbushen standardet kryesore te OSBE-ODIHR-it dhe per te cilat nuk pati asnje prove per manipulim rezultati, apo numerim te parregullt. "Sipas zotit Rama, ne rast se mazhoranca nuk pranon diktatin dhe kercenimin e tij per rinumerim te votave, qeveria do te permbyset me dhunen e rruges. Grupi parlamentar i PD, e denoncon ultimatumin e zotit Rama, me te cilin ai po kerkon te permbyse themelet e sistemit demokratik, duke e konsideruar ate nje akt sa qesharak, aq edhe domethenes", reagoi Patozi. Sipas te cilit, per deputetet e PD, motivet e ketij kercenimi jane fare te qarta, teksa ka permendur ne kete linje arsyetimi lidhjet, sipas tij me nomenklaturen e kuqe por dhe me rrjetet mafioze. "Per te arritur deri ketu, zoti Rama eshte frymezuar nga familja e tij historike dhe ideologjike, ati i tij shpirteror, Enver Hoxha, daja dhe babai i vet biologjik, Spiro Koleka dhe Kristaq Rama. Por ky ultimatum inspirohet gjithashtu edhe nga familja e tij mafioze e Don Gramozit, Kokedhimes dhe te tjere si ata", akuzoi ai, teksa ka futur ne te gjitha linjat dhe perfaqesues te ndryshem publike. "Kjo thirrje per te permbysur me force rendin kushtetues, deshmon se ky pinjolli i diktatures komuniste dhe njekohesisht bos i familjes me te rrezikshme mafioze te vendit, po kerkon te dhunoje vullnetin e shqiptareve, e shprehur me zgjedhje te lira me 28 qershor. Grupi parlamentar i PD e fton zotin Rama qe kete ultimatum t'ia nise Enverit, Spiros apo Kicos, si familja e tij historike dhe biologjike. Po ashtu nje kopje te tij t'ua dergoje Don Gramozit, Kokedhimave apo Dulakeve dhe te tjereve qe bejne pjese ne familjen e tij numerike mafioze", akuzoi fort Patozi. Deklaratat e djeshme te kryetarit te grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patozi kane ardhur menjehere pas kercenimit ultimativ te kryesocialistit Rama, se nese nuk hapen kutite e votimit, pushteti do te merret me force. Kjo tregon se tashme demokratet, kane vendosur te perdorin linjen e forte ndaj liderit socialist.
koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi