ILIRIADA PORTAL

Skandali me pronat, Rama shiti 1300m2 tokė nė qendėr tė Tiranės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24112009

Mesazh 

Skandali me pronat, Rama shiti 1300m2 tokė nė qendėr tė Tiranės




Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi publikon dokumentet e skandalit tė pronave te parku “Rinia”

Ministri i Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi ka denoncuar njė skandal tė abuzimit tė kryer nga kreu i opozitės Edi Rama, njėkohėsisht dhe kryetari i bashkisė sė Tiranės. Ministri Olldashi ka denoncuar njė skandal tė kryebashkiakut Rama qė gazeta “SOT” e ka denoncuar gati njė vit mė parė me fakte, argumente duke sjellė edhe shqetėsimin e pronarėve tė kėsaj prone. Olldashi ka denoncuar shitjen e njė sipėrfaqeje prej 1300 metrave katrorė
tokė pėr njė subjekt privat pranė Parkut Rinia, nga Bashkia e Tiranės, duke e cilėsuar kėtė si aferėn e radhės tė kryebashkiakut Edi Rama dhe ftoi institucionet shtetėrore tė hetojnė pėr kėtė rast. Ministri Olldashi paraqiti njė dokument, nė tė cilin Rama mė datė 7 mars 2005 ka autorizuar njė nėpunėse tė Bashkisė tė lidhė njė kontratė me shoqėrinė “Tajvan”. “Objekti i kontratės ėshtė shitja e njė trualli prej 1310 m2 kėsaj shoqėrie, gjė qė pėrbėn njė abuzim skandaloz me pushtetin dhe njė rast tė vjedhjes sė hapur tė pasurive tė qytetarėve tė Tiranės dhe qytetarėve shqiptar”, u shpreh Olldashi duke pėrmendur kontratėn e shitjes sė pasurisė sė paluajtshme. Nė njė konference pėr shtyp, ministri i Transporteve theksoi se nuk ka asnjė mbėshtetje ligjore vetė akti ose shitja e truallit shtetėror njė qytetari apo njė shoqėrie siē ėshtė nė rastin konkret shoqėria “Tajvan sh.p.k”. Nė kėtė drejtim, ministri Olldashi theksoi se Kryetari i Bashkisė nga tokė tė qytetarėve tė Tiranės e ka shndėrruar nė njė tokė tė njė njeriu tė afėrt tė rrethit tė tij, ku sipas tij ai ėshtė njė klient frekuent i bashkisė, njė mik financiar dhe politik i kryetarit tė Partisė Socialiste.



Shkeljet e ligjit
Edhe pse Bashkia e Tiranės, sipas ministrit Olldashi ka qenė nė dijeni tė faktit qė toka ishte tokė shtetėrore, duke cituar kėtu njė shkresė tė datės 9 mars 2005, firmosur nga Regjistruesi i Pėrgjithshėm i asaj kohe, Gazmend Zeneli, nė kundėrshtim me ligjin, kjo tokė ėshtė shitur. Ministri theksoi se ky veprim ėshtė nė kundėrshtim me ligjin, ku janė bėrė tė paktėn dy shkelje flagrante me ligjin. “I pari qė ėshtė ligji i vitit 2005 pėr shitblerjen e trojeve neni 3 nė tė cilin thuhet:“Ndalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike derisa tė pėrfundojė kompensimi fizik i ish pronarėve. Kalimi i trojeve tė lira nga pronė shtetėrore nė pronė private lejohet vetėm nė rastet qė vijojnė; pėr ndėrtimin e banesave mė qėllim tė lirimit tė banesave tė ish pronarėve, dhe rasti i dytė ėshtė me vendim tė Kėshillit tė Ministrave pėr shitje me synim investime shumė tė rėndėsishme pėr vendin. Besnik Sula nuk ka bėrė ndonjė banesė atje, por ka bėrė njė aktivitet fitimprurės. Gjithashtu Tajvani nuk ėshtė ndonjė investim shumė i rėndėsishėm pėr vendin, duke qenė se nė Tiranė ka tė paktėn 3 mijė kafene tė tjera”, u shpreh ministri. Ndėrkaq, sipas tij ka dhe njė tjetėr shkelje flagrante tė ligjit, e nė kėtė rast tė Kodit Civil. Ministri Olldashi pėrmendi nenin 195 tė tij, ku thuhet se pasuritė e paluajtshme dhe tė drejtat reale mbi to qė janė fituar dhe njohur sipas dispozitave tė kėtij kodi nuk mund tė tjetėrsohen dhe kur ėshtė rasti tė ngarkohen me barrė nė rast se nuk ėshtė bėrė regjistrimi u tyre nė Regjistrin e Pasurive tė Paluajtshme. “Sikurse u dėshmua pėrmes shkresės sė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė vitit 2005, kjo pasuri figuronte pasuri-shtet dhe jo pasuri e lirė. Thėnė mė hapur ėshtė njė dosje ku verifikohet dhe vėrtetohet qė nėpėrmjet pėrdorimit tė pushtetit pėr interesa thellėsisht private kryetari i bashkisė i ka vjedhur qytetarėve tė Tiranės 1310 m2 mu nė zemėr tė kryeqytetit ose shprehur nė vleftė lekėsh, i ka vjedhur 2.6 milionė euro sepse kjo tokė i ėshtė shitur Besos me 120 mijė lekė tė vjetra apo 12 mijė lek tė reja. Pra me mė pak se 100 euro m2 mu nė zemėr tė kryeqytetit”, vijoi ministri, duke shtuar se vlera duhet tė ishte minimalisht tė paktėn 2 mijė euro, ku edhe nė kėtė pikė sipas tij ėshtė vjedhur. Pra, sipas Olldashit, edhe pse Rama nuk ka pasur tė drejtė ta shesė, ai e ka shitur kėtė tokė me njė ēmim qesharak duke bėrė qė qytetarėve tė Tiranės t’i grabiten 2.6 milionė euro ose 3.7 miliardė lekė. “Kėto janė interesat dhe vetėm kėto mbron Edi Rama sot. Kėto janė interesat kriminale tė klanit tė tij por nuk janė interesat e qytetarėve shqiptarė, nuk janė interesat e publikut shqiptar”, nėnvizoi ministri. Nėpėrmjet kėsaj deklarate pėr shtyp, Olldashi ftoi tė gjitha institucionet e zbatimit tė ligjit ta marrin nė disponim kėtė dosje ta shqyrtojnė dhe t’i japin pėrgjigje. 2.6 milionė eurove apo 3.7 miliardė lekėve tė qytetarėve janė shumė pėr t’u falur qofte edhe nga kryetari i bashkisė.

Olldashi: Ja vjedhjet qė Rama u ka bėrė qytetarėve tė Tiranės
Sipas ministrit tė Transporteve, kryetari i Bashkisė sė Tiranės u ka vjedhur kryeqytetasve 1310 m2 mu nė zemėr tė kryeqytetit ose shprehur nė vleftė lekėsh, i ka vjedhur 2.6 milionė euro. Kjo tokė sipas tij ėshtė shitur me 120 mijė lekė tė vjetra apo 12 mijė lek tė reja, ndėrkohė qė vlera duhet tė ishte minimalisht tė paktėn 2 mijė euro. Pra, sipas Olldashit edhe pse Rama nuk ka pasur tė drejtė ta shesė, ai e ka shitur kėtė pjesė toke me njė ēmim qesharak duke bėrė qė qytetarėve tė Tiranės t’i grabiten 2.6 milionė euro ose 3.7 miliardė lekė.



sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi