ILIRIADA PORTAL

Strazimiri: Pinjollėt e Enverit duhet ta dinė se pushteti nuk buron mė nga gryka e pushkės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24112009

Mesazh 

Strazimiri: Pinjollėt e Enverit duhet ta dinė se pushteti nuk buron mė nga gryka e pushkės





Partia Demokratike komenton qėndrimin dhe kushtet revolucionare tė lidershipit tė Partisė Socialiste, nė lidhje me hapjen e kutive tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Demokratėt shprehen se janė tė vendosur tė mbrojnė qeverinė dhe institucionet demokratike nė vend, nga ēdo plan diktatorial qė i cenon ato, duke shtuar se zgjedhjet e 28 qershorit janė njė kapitull i mbyllur, ndaj opozita tė japė afate e tė marrė vendime sa tė dojė. Deputeti demokrat dhe

anėtari i Komisionit tė Ligjeve, Gent Strazimiri, duke komentuar afatin qė kryesocialisti Rama i ka dhėnė qeverisė pėr tė lejuar hapjen e kutive, tha se modeli i marrjes sė pushtetit me grykėn e pushkės ka 20 vjet qė ka perėnduar. Strazimiri gjithashtu theksoi se pinjollėt e Enver Hoxhės, duhet ta dinė se tani jemi nė demokraci dhe pushteti nuk buron mė nga gryka e pushkės, por nga vullneti i lirė i popullit. “Komenti im pėr gjithēka ka ndodhur nė kėto tre ditėt e fundit ėshtė fare i thjeshtė. Unė besoj se tė gjithė shqiptarėt tashmė e dinė, pėrfshi kėtu edhe ish-ministrin e Brendshėm tė fundit tė diktatorit mė gjakatar nė Ballkan, ish-ministrin e fundit tė Sigurimit tė Shtetit, Gramoz Ruēi, edhe gjithė pinjollėt e pinjollėve tė ish-bllokut, qė ka rreth 20 vjet se pushteti nė Shqipėri nuk buron mė nga gryka e pushkės, siē thoshte Enver Hoxha”, tha ai. Strazimiri shtoi se kėto pinjollė duhet ta mėsojnė se pushteti buron vetėm nga vota e popullit dhe se ēdo pėrpjekje tjetėr pėr tė marrė pushtetin do tė ketė fatin e pėrpjekjeve tė baballarėve tė tyre. “Mė 28 qershor populli votoi, populli u shpreh dhe dha verdiktin. Zgjedhjet dhe shprehja e popullit u konsideruan tė lira, tė ndershme dhe korrekte, nga tė gjitha faktorėt brenda dhe jashtė vendit. Ēdo lloj komenti mbi kėtė verdikt tė institucioneve ndėrkombėtare ashtu dhe mbi institucionet kombėtare, unė besoj qė ėshtė i tepėrt dhe jo nė interes tė qytetarėve”, pohoi deputeti demokrat. Nė lidhje me deklaratat e Ramės se pas afatit dhjetė ditor, do tė kėrkohen zgjedhjet e parakohshme me tė gjitha format e mundshme, Strazimiri tha se logjika e diktaturės dhe e puēit tė shtetit ka 20 vjet qė ėshtė rrėzuar, ndaj ia shprehur bindjen se mbas dhjetė ditėve nuk do tė ndodhė asgjė pėr t’u mbajtur mend. “Logjika e kohės sė diktaturės dhe e Enver Hoxhės ka 20 vjet qė ka perėnduar”, vijoi Strazimiri. Ai mė tej u shpreh se Partia Demokratike dhe qeveria ėshtė e vendosur nė qėndrimin e saj, pėr sa i pėrket kushteve tė opozitės. Pra maxhoranca ėshtė e hapur gjithnjė pėr bashkėpunim por kutitė nuk mund tė hapen, vetėm se kjo i pėlqen njė personi pėr t’u shėruar nga humbja. “As qeveria nuk mund tė nderohet sepse ajo nuk i pėlqen njė individi. Ka kohė pėrpara gati edhe 140 ditė, pėr tė ardhur mundėsia e zgjedhjeve tė tjera, pra nė fund tė mandatit”, tha deputeti demokrat. Strazimiri sė fundi u shpreh se ėndrra pėr zgjedhje tė parakohshme ėshtė qesharake. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur edhe Kryeministri Berisha bashkė me Kryeparlamentaren Topalli, tė cilėt kanė shuar ēdo shpresė tė Ramės, pėr hapjen e kutive.

Qėndrimi i opozitės
Pas protestės maratonė pėr hajen e kutive, Partia Socialiste i ka bėrė njė ultimatum maxhorancės, ku pėr 10 ditė tė hapė kutitė, pėrkundrazi do tė pėrdorė ēdo mjet pėr tė realizuar zgjedhje tė parakohshme. Njė fakt tė tillė e bėri Rama nė mbylljen e tubimit, ku tha se nėse Berisha nuk hap kutitė, populli opozita do tė rrėzonte qeverinė. “Nėse brenda dhjetė ditėsh Sali Berisha nuk hap kutitė e votimit, ne do ta ngremė nė kėmbė popullin shqiptar dhe do tė ndalemi vetėm kur nė Shqipėri tė jenė shpallur zgjedhjet e parakohshme”, ishte ultimatumi i qartė qė Edi Rama i bėri kryeministrit. Ai gjithashtu theksoi se njerėzit janė shtyrė nė mendimin se ky pushtet duhet shporrur me dhunė. Kėtu Rama tha se fitorja do tė vijė me njė valė tė gjatė protestash para tė cilave Berisha do tė dorėzohet si njė uzurpator.

Adriatik Doēi

sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi