ILIRIADA PORTAL

“Vrasėsi i Azemit na pajiste me rroba policie”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24112009

Mesazh 

“Vrasėsi i Azemit na pajiste me rroba policie”




Dėshmitė e tė penduarit tė drejtėsisė, tė dalė nga radhėt e Bandės sė Durrėsit, vazhdojnė jo vetėm tė ēudisė opinionin publik por edhe Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda. Emri i fundit surprizė qė u dėgjua nė sallėn e gjyqit dhe qė ishte vijimėsi e rrėfimit tė tij, tregon jo vetėm emrin proverbial tė krimit nė Tropojė por se krimi pashmangshmėrisht i ka lidhur gjithė eksponentėt e gatshėm tė tij nė tė gjithė vendin. Jaho Mulosmani, ish-shefi i rendit tė Tropojės ėshtė pėrfshirė ne dėshminė e Colit si njė prej persona qė arrinte tė furnizonte anėtarėt e Bandės sė Durrėsit me rroba ushtrie dhe policie. Korrierė tė ish-shefit tė vetėshpallur, sipas tė penduarit ishin njerėz tė “afėrt” tė veprimtarisė sė tij, ndėrsa pritėsi i mallit si dhe negociuesi me tė besuarit e personit qė u vu nėn akuzė, pranga e dėnim pėr vrasjen e Azem Hajdarit ishte vetė Adriatik Coli. Emrat e fort`lakuar prej shumė kohėsh si proverbialėt e krimit nė vend, tashmė janė bėrė pjesė e zakonshme e dėshmisė sė Colit, qė jo vetėm fundosi njė ndėr bandat mė famėkeqe nė vend, por implikoi edhe emra tė tjerė tė gjallė e tė vdekur.
Mulosmani nė “Bandėn e Durrėsit”
Nė kohėn kur rendi i Tropojės drejtohej nga Jaho Salihi, kreu i bandės sė Durrėsit kishte njė miqėsi tė fortė me ish-shefin e “hekurt”. Rrėfimi tronditės i njė prej lidhjeve mė tė fshehta mes komponentėve tė krimit nė vend tregoi se djali qė drejtonte policinė e rendit nė qytetin verior pajiste me rroba policie anėtarėt e “Bandės sė Durrėsit”. Nė dosjen e disa prej krimeve tė kėsaj bande janė shėnuar se autorėt kanė qenė tė veshur me rroba policie, por se pa mundur tė arrijnė jo vetėm tė bėjnė lidhje tė tilla, por as tė mendohet se njė ish-shef policie mund tė ju bėnte dhurata kaq tė “ēmuara” vrasėsve tė bandės.
Vrasės me “uniformė policie”
Dikur kur policia dhe ato pak elementė tė prokurorisė tė cilėt merreshin me dokumentimin e vrasjeve tė njėpasnjėshme, tregonin nėn zė se: nė vrasje kanė marrė pjesė persona me uniformė policie. Moda e vrasjeve nga “uniforma policie” u shėnua pėr vite me radhė, ndėrsa misteri nuk mbante mė frikėn e pėrfshirjes sė punonjėsve tė policisė nė vrasje tė kėtij lloji, por qė eksponentė tė caktuar posedonin jo vetėm veshje tė policisė sė shtetit tonė, por edhe radio me tė njėjtat frekuenca tė policisė...!
Ndėrsa dokumentoheshin vrasjet, policia shėnonte nė skedat e ngjarjeve tė gjitha tė dhėnat pėr persona tė veshur me uniforma blu, sikur duhej tė transmetohej mos`zbulueshmėria e atyre akteve kurrė... Perfeksioni i vrasjeve si sipėrmarrje e “uniformave blu”, mbeti qė nė start modifikimi mafioz i ekzekutimeve pėr tė cilat hetimi ishte i pamundur tė vazhdohej. Si pėr tė vėrtetuar kėtė fakt, vjen edhe dėshmia e radhės sė tė penduarit tė “Bandės sė Durrėsit”, i cili tregoi se ku e siguronin uniformėn kamufluese tė eliminimeve jo vetėm tė kundėrshtarėve tė tyre...


tirana observer

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi