ILIRIADA PORTAL

Kriza dhe Presidenti Topi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25112009

Mesazh 

Kriza dhe Presidenti Topi




Agim Neza

Deklarata e djeshme e Presidentit Topi se: “..Unė atė gatishmėri qė kam pasur gjithmonė vazhdoj ta kem, por ēėshtja qėndron tek vullneti politik i partive”, tregon se Presidenti Topi nuk e shikon veten si burrė shteti, por thjesht duket si “njė Zėdhėnės fillestar” qė bėn “show mediatik” dhe nuk tregon se sa i angazhuar ėshtė tė punojė seriozisht pėr qytetarin shqiptar, pėr vendin, pėr drejtėsinė nė Shqipėri, aq mė tepėr tė zgjidhė konflikte tė politikės shqiptare. Me keqardhje i quaj veprimet e Presidentit tė vendit tim si “donkishoteske”, por ky ėshtė realiteti pėr momentin. Opinioni publik nuk arrin tė konceptojė Presidentin e vendit tė lėshojė mesazhe tė tilla qesharake, qė tė ngjasojnė mė njė arbitėr futbolli, qė ėshtė caktuar tė gjykojė ndeshjen, i cili thotė: “Unė jam nė tribunė, por ju vazhdoni “lojėn” edhe nėse do tė filloni “tė ziheni me grushte”, kur tė mendoni se unė jam i domosdoshėm atėherė vij dhe arbitroj lojėn”. E solla kėtė krahasim se e di se Presidenti Topi e pėlqen futbollin dhe pėr fat tė keq prania e tij nė stadium gjatė ndeshjeve tona tė kombėtares me tė huajt ka sjellė vetėm humbje.
Presidenti Topi duhet tė kuptojė se nuk ėshtė Veterineri i nderuar dhe profesionist, por ėshtė Nr.1 i vendit, ėshtė Kreu i Shtetit, ėshtė Kryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ėshtė Komandanti i Forcave tė Armatosura! Pra, Presidenti ėshtė mbi palėt, pikėrisht pėr kėtė Ai nuk duhet tė bėhet palė. Presidenti nuk duhet tė krijojė pėrshtypjen se me heshtjen e tij, tė tjerėt tė mendojnė se Presidenti Topi po mbėshtet tė majtėn apo se rrėzimi i Berishės i krijon mundėsinė pėr njė mandat tė dytė si President.
Pėr tė qenė mė i drejtpėrdrejtė me opinionin publik, sipas mendimit tim nėse Presidenti Topi do tė ishte njė burrė shteti dhe mbi palėt, Ai duhej tė thoshte: “Kryeministri Berisha nuk mund tė hapė kutitė e votimit, ashtu siē nuk mund t’i asgjėsojė kėto kuti”. Natyrisht kėtu unė kam rezervat e mia edhe pėr Kryeministrin Berisha, i cili thotė se: “Nuk i hap kutitė e votimit”. Nė fakt, ligjėrisht Kryetari i PD-sė dhe Kryeministri i vendit Berisha as nuk mund tė hapė dhe as nuk mund tė asgjėsojė kutitė e votimit.
Pra, Presidenti Topi, i cili nė njė intervistė televizive pėr “Ora News” i pėrmendi pothuajse 70 herė fjalėt “dialog” dhe “kushtetutė” duhet t’i bėjė tė qartė opinionit publik dhe partive politike se kutitė e votimit nuk janė mė pronė as e Sali Berishės as e PD-sė, as e Edi Ramės, as e PS-sė dhe as e Kryetares sė Parlamentit Jozefina Topalli.
Zgjedhjet tashmė janė tė certifikuara edhe nga ndėrkombėtarėt. Kjo ndoshta edhe pėr faktin se edhe me “lejen” e Presidentit Topi, Ambasadorėt mė tė rėndėsishėm tė akredituar nė Shqipėri patėn vėrshuar nė Gjykatėn e Apelit atje ku ndodhej Kolegji Zgjedhor, madje pėr kėtė ishte lajmėruar e gjithė media. Pas vendimit tė Kolegjit Zgjedhor nuk kemi dėgjuar ndonjė Ambasador tė lanēojė qoftė edhe njė fjalė pėr kėtė organ tė pavarur.
Pse hesht Presidenti Topi pėr kėtė vendim tė Kolegjit Zgjedhor?
Nėse dikush duhet tė flasė pozitivisht ose negativisht pėr vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i takon Presidentit tė Republikės tė prononcohet, duke qenė se ėshtė edhe Kryetar i KLD-sė. Pas kėsaj deklarate qė mund tė bėnte Presidenti Topi, atėherė mund tė flitej pėr takim me dy krerėt e Partive mė tė mėdha. Pėrmend vetėm PS dhe PD pėr faktin se me ligjin elektoral Berisha dhe Rama janė “peshkaqenėt” e politikės, krerėt e Partive tė tjera janė “cironka” qė lėvizin sa majtas dhe djathtas.
Presidenti i Republikės ėshtė pėr zgjidhje tė problemeve, jo pėr tė krijuar ngėrēe apo pėr tė teorizuar me “ngrica e ngrohje” tė politikanėve!
Presidenti duhet tė gjejė apo tė paktėn tė sugjerojė konkretisht mėnyrėn se si opozita mund tė jetė e pranishme nė Parlament.
Presidenti mė mirė se ēdonjėri tjetėr e ka tė qartė se situata politike e krijuar ndikon negativisht nė shumė drejtime dhe mbi tė gjitha ndikon nė sistemin e drejtėsisė, qė ėshtė nė gjendje tė mjerueshme, nė veēanti nė lidhje me korrupsionin e evidentuar nga organizmat ndėrkombėtare dhe qytetarėt shqiptarė.
Nė lidhje me sistemin e drejtėsisė, Presidenti Topi besoj se e ka dėgjuar zėrin e deputetit Socialist z. Fatmir Xhafa (transmetuar nga TVSH) nė njė konferencė ndėrkombėtare pėr shqetėsimet nė sistemin e drejtėsisė dhe pėrgjegjėsitė qė zoti Topi ka si President i Republikės dhe kryetar e KLD-sė (Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė).
Presidenti i Republikės dhe Kryetari i KLD-sė duhet tė japė zgjidhjet dhe tė marrė masa konkrete, qė drejtėsia shqiptare qė pėr fat tė keq ėshtė nė ditėt mė tė zymta tė dalė nga kjo situatė dhe tė mos flasė “pėr sekserė gjyqtarėsh” apo “gjyqtarė sekserė”, por tė thotė emra konkretė dhe tė ndėshkojė ligjėrisht ata gjyqtarė qė Presidenti ynė i nderuar i konsideron “sekserė”. Nga ana tjetėr kjo do tė ndihmonte pėr tė ruajtur tė pastėr figurėn e qindra gjyqtarėve dhe prokurorėve qė punojnė mė pėrkushtim dhe ndershmėri pėr drejtėsinė shqiptare.
Ėshtė disi e kuptueshme tė kemi njė Kryetar tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė “tė dobėt”, por ėshtė e pafalshme tė kemi njė President “hije” apo njė President “honorifik”! Nė veprimtarinė e njė Presidenti nuk mund tė ketė hatėrmbetje, nuk duhet tė ketė mllefe. Zoti Topi nuk duhet tė quajė veten “tė ekzekutuar politikisht” siē i pat etiketuar votat e maxhorancės, thjesht pėr faktin se deputetet votuan kundėr propozimeve tė tij pėr kandidaturat pėr gjyqtarė tė Gjykatės sė Lartė. Njė President mund tė mbajė inat personal, qoftė edhe pėr ndonjė shkrim si kėto tė miat ndaj jush si President, por jo tė mbash inat politik qė kanė tė bėjnė me interesat e vendit dhe konsolidimin e shtetit. Aktualisht, ju duhet tė jeni mbi politikėn dhe jo tė “fshihi” nėn hijen e politikes.
Personalisht nuk kam asgjė me Presidentin Topi, por dėshiroj qė Presidenti i vendit tim me veprimet dhe vendimet e tij politike tė kontribuojė qė shqiptarėt tė lėvizin pa viza, tė mos jenė mė tė pėrēmuar se sa serbėt dhe maqedonasit, tė jemi anėtarė tė BE-sė.
Janė tė shumtė ata qė janė kėnaqur qė njė organizėm prestigjioz e ka shpallur Presidentin Topi si njė ndėr “10 Presidentėt mė tė bukur” e reklamuar nga Zyra e tij e Shtypit, por unė do tė dėshiroja tė dėgjoja njė diplomat tė huaj, njė homolog tė tij tė thotė: “Presidenti i Juaj ėshtė njė burrė shteti!”
Pėrsėri ka kohė gjatė mandatit nė vijim qė Presidenti Topi tė tregojė se ka aftėsi pėr t’u bėrė njė burrė shteti! Po presim...!
panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20978
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kriza dhe Presidenti Topi :: Komentet

Mesazh prej Wed Nov 25, 2009 4:37 pm nga bulqizaku

presidenti topi ja ka fut topit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi