ILIRIADA PORTAL

"Anulim shitjes se tokes te Tajvani"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26112009

Mesazh 

"Anulim shitjes se tokes te Tajvani"




Fatjona Mejdini
Qeveria do te anuloje vendimin e bashkise se Tiranes, e cila ka shitur token shteterore qe gjendet ne kompleksin "Tajvani", ne qender te kryeqytetit. Vendimin e beri me dije vete kryeministri Berisha, ne mbledhjen e djeshme te qeverise dhe i kerkoi ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi qe ne zbatim te Kushtetutes te pergatise draftin, i cili ben te mundur anulimin e vendimit per shitblerjen e 1.350 metra katror toke publike tek parku "Rinia". Sipas kreut te ekzekutivit, shitja e kesaj prone publike jashte kuadrit ligjor, eshte nje deshmi e qarte se si aleanca punisto-mafioze, nuk do qe te respektohen dhe te njihen vendimet e gjykatave, duke kerkuar shkelmimin e tyre, madje dhe kercenon. "Kjo deshmon qarte, perse kjo aleance deklaron se do te qeverisim pa te huajt, se nuk na duhen ata, me gojen e kreut te saj Edi Rama. Ne sapo perfunduam nje mbledhje me nje prani te shquar te huajsh te Komisionit Evropian, por mafia nuk ka asnje lloj interesi tjeter, pervec pasurimit te saj, pa njohur asnje ligj dhe asnje parim", deklaroi Berisha. Sipas tij, eshte domethenes fakti se kjo toke eshte shitur nen vlere, me vetem 95 euro metri katror, ne nje kohe kur vlera e tij eshte te pakten 2 mije euro metri katror. Duke u bazuar ne abuzimin e bere ne lidhje me kete kontrate nga ana e bashkise se Tiranes, kryeministri deklaroi se dosja e kesaj ceshtje duhet t'i kaloje per shqyrtime te metejshme prokurorise. "Dosja do t'i dergohet me urgjence prokurorise. Qeveria, ne zbatim te Kushtetutes, do te anuloje vendimin e shitjes. Pronari pervetesues do te perballet me ligjin, bashke me ate qe ka autorizuar dhenien e tokes", theksoi Berisha. Sipas tij, shitja e ketij sheshi ne zemer te kryeqytetit, ka shkelur te gjitha pikat e ligjit per shitblerjen e trojeve nr. 7980, date 27.7.1995. Ai tha se kjo toke nuk eshte shitur per qellim te lirimit te banesave te ish pronareve dhe as i eshte dhene vendimi i Keshillit te Ministrave, me qellim shitjen e saj per investime te nje rendesie te madhe. "Ne rastin konkret, kryebashkiaku dhe besniku i tij, me token qe kane pervetesuar ne qender te Tiranes, kane shkelur rende ligjet e vendit. Besniku i Rames e mori per te ndertuar banesa, per ish-pronaret me Ramen? E ka bere lokal teresisht te perbashket me kryebashkiakun", pohoi kryeministri. Kreu i qeverise ka garantuar se publikut do t'i behet transparence e plote, ne menyre qe edhe shqiptari i fundit te kuptoje se perse kjo aleance nuk kerkon gje tjeter, vecse shkelmimin e vendimit gjyqesor, qe per zgjedhjet, per pronat, per krimin, per voten, per mosmarreveshjet te mos vendoset me ne gjykata, por te vendoset ne shpella, ne bodrume. Por kjo nuk do te ndodhe kurre. "Ndjekje penale per ata qe kane dashur te pervetesojne kete pasuri publike dhe per te gjitha pasurite e tjera publike", paralajmeroi Berisha.
koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

"Anulim shitjes se tokes te Tajvani" :: Komentet

Mesazh prej Thu Nov 26, 2009 5:04 pm nga bulqizaku

ēja kan bo mejr ene nji cop park si i ka met tirans ene at e kan kthi nhale

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi