ILIRIADA PORTAL

PE, shuplake Rames: Kthe PS ne Parlament, leri fjalet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27112009

Mesazh 

PE, shuplake Rames: Kthe PS ne Parlament, leri fjalet




Rozeta Rapushi
Parlamenti Evropian, miratoi dje rezoluten e Komitetit te Puneve te Jashtme, per strategjine e zgjerimit te Bashkimit Evropian. Me 551 vota pro, 17 kunder dhe 57 abstenime, Parlamenti Evropian i tha po dje, zgjerimit te Bashkimit Evropian dhe inkurajon Shqiperine dhe Bosnjen per permbushjen e kushteve dhe pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave. Nderkohe qe duke u ndalur tek Shqiperia, rikthimi i opozites ne Parlament, theksohet si nje domosdoshmeri per rivendosjen e dialogut dhe funksionimin e tij ne rruge institucionale. Nepermjet rezolutes se miratuar ne seancen plenare te mesdites, Parlamenti Evropian i ka bere thirrje opozites shqiptare t'i jape fund bojkotit te parlamentit dhe i kerkon asaj te kryeje detyren e saj kryesore qe eshte perfaqesimi i votuesve te saj ne legjislativ. Thirrja e sanksionuar ne amendamentin 15 a te kesaj rezolute, shpreh qarte qendrimin e legjislativit evropian per vendimin e Partise Socialiste per te lene jashte dyerve te Kuvendit, deputetet e saj te zgjedhur me 28 qershor.

Njeheresh, pikerisht ne nenin 15 te rezolutes se votuar dje pasi mirepritet vendimi per liberalizimin e vizave per shtetasit e Maqedonise, Mali te Zi dhe Jugosllavise, inkurajohen autoritetet shqiptare dhe te Bosnje-Hercegovines, per pershpejtimin e procesit dhe liberalizim te vizave brenda vitit 2010. Ne kete nen te rezolutes, mirepriten te gjitha hapat qe dy vendet si Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina kane bere per liberalizimin e vizave. Gjithashtu inkurajohen qe te pershpejtojne angazhimin e tyre ne menyre qe te perfitojne edhe ato ne korrik te vitit 2010. Inkurajime ne procesin integrues, behen ne rezolute edhe per shtetin me te ri, Kosoven. Pas votimit te rezolutes, Komisioneri i Bashkimit Evropian per zgjerimin, Oli Rehn tha se zgjerimi i BE-se, ishte promotor kyc i procesit qe vazhdon ende te transformoje Evropen Juglindore. "Aplikimet e Shqiperise dhe Malit te Zi per anetaresim ne Bashkimin Evropian, theksojne vazhdimesine e fuqise terheqese te BE-se. Kroacia po i afrohet vijes se finishit, pas kater vjetesh bisedimesh intensive. Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia deshirojne te aplikojne", u shpreh Rehn. Per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave, Rehn tha se shpreson qe vitin e ardhshem, vizat te liberalizohen plotesisht edhe per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen, duke siguruar se nje proces i tille do te ndodhe, sapo keto dy shtete do te plotesojne kushtet e kerkuara. Duke u ndalur edhe tek Kosova, Rehn vleresoi se ndonese ka stabilitet ne kete shtet, ai mbetet ende i brishte. "Komisioni ka prezantuar nje studim se si mund te promovohet zhvillimi social-ekonomik i Kosoves dhe perfshirja ne Evrope",-tha Rehn. Rezoluta e votuar diten e djeshme, u pergatit ne Komitetin e Puneve te Jashtme te Parlamentit Evropian. Gjate mbledhjes, Ministri i Jashtem suedez, Carl Bildt, tha se nese Bashkimi Evropian, i mbyll deren vendeve te Ballkanit, do t'i hapen dyert e forcave te erreta ne rajon. E kete fakt sipas tij, Bashkimi Evropian, nuk mund ta toleroje.



Kerkesa

Parlamenti Evropian i kerkon Shqiperise, qe te punoje fort ne menyre qe procesi i liberalizimit te vizave me vendet anetare te Bashkimit Evropian, te realizohet ne korrik te vitit te ardhshem.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

PE, shuplake Rames: Kthe PS ne Parlament, leri fjalet :: Komentet

Mesazh prej Sat Nov 28, 2009 12:15 am nga arberia

mire ja kane bere,eshte rrugac dhe i lidhur me kriminele...te shohim si do t'i shkoje filli....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi