ILIRIADA PORTAL

Topi: Zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi ishin "Ok"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27112009

Mesazh 

Topi: Zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi ishin "Ok"




Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ne nje interviste per gazetarin Blendi Fevziu, ne emisionin "Opinion" ne Tv Klan eshte shprehur per situaten politike ne vend. Duke iu shmangur perfshirjes ne debatin politik mes paleve, Topi ka shpjeguar marredheniet me kryeministrin Berisha, kryesocialistin Rama dhe kryeparlamentaren Topalli. Nderkohe qe per zgjedhjet eshte shprehur se ishin "Ok". Njeheresh kreu i shtetit eshte shprehur per reformen ne drejtesi, kryeprokuroren Rama, ligjin per kufirin me Greqine si dhe procesin e integrimit dhe liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, duke shprehur optimizmin e tij per kete proces.

Pati sot nje tensionim mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites, Partia Socialiste. Si ndiheni ne kete situate?

Natyrisht me cilesine qe kam do te preferoja qe te mos hyja ne keto debate te politikes.

Sot Parlamenti Evropian miratoi nje rezolute me tone pozitive ndaj Shqiperise, si e komentoni ate?

Shqiperia ka nje avantazh te madh. Sot ka statusin e vendit anetar te NATO-s. Eshte gjysma e rruges sone, per ne Bashkimin Evropian. Sigurisht qe rruga drejt BE eshte me e gjate, por kam bindjen absolute se kjo rruge do vijoje. Jemi mesuar ne takime bilaterale e takime me partnere te ndryshem te familjes evropiane, po shohim nje lloj predispozicioni te shtuar ndaj nesh. Kam besim qe Shqiperia do te jete shpejt nje vend i Bashkimit Evropian. Nuk jam une ai qe percaktoj datat se kur do te jete. Thjesht bej analizat e mia, e bere ne nje terren real. Une i gjej racionale deklaratat, qe ne vitin 1014 eshte nje afat i pranueshem per integrimin e Shqiperise ne BE.

Sa problem eshte per Shqiperine bojkoti i opozites ne kete kohe?

Une kam bere mesazhet e mia, sidomos ne fillimin e punes se Parlamentit. Institucionet ne pergjithesi, ajo qe i intereson me shume cdo qytetari dhe mua, funksionojne. Nisur nga klima politike, une jam shprehur edhe me pare si angazhimin i imi qe, Parlamenti shqiptar eshte tempulli i demokracise.

Cili eshte gjykimi juaj per zgjedhjet e 28 Qershorit?

Kohe me pare, ne 28 prill te vitit 2008, Parlamenti shqiptar realizoi me konsensus te gjere ndryshimet kushtetuese. Une i firmosa ndryshimet ne nje kohe rekord. Ndonese do te preferoja nje diskutim me te gjere, por duke qene se u votua ne Kuvend, e miratova menjehere. Mbi bazen e ndryshimeve kushtetuese, pati ndryshim radikal ne perberjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Duke pare ndryshimet radikale, KQZ eshte nje komision partiak, ku Presidentit i hiqet mundesia e perfaqesimit. Ne kete kuader, preferova te kem disa pika reference, si KQZ, gjykatat dhe nje pike tjeter referimi, raporti i monitorimit, OSBE/ODIHR. Keto jane tre referencat zyrtare per zgjedhjet. I qendrova ketyre institucioneve dhe vazhdoj t'i qendroj. Sa kohe qe keto institucione nuk ishin shprehur, une nuk mund te shprehesha para kohe per zgjedhjet.

Atehere cili eshte vleresimi qe i beni tani zgjedhjeve te 28 Qershorit ?

Jane ato qe jepen nga KQZ, nga gjykatat e apelit dhe nga raporti i OSBE/ODIHR-it. Ne kete raport jepen arritjet dhe defektet dhe u pranua dhe nga forcat politike.

Opozita i quan zgjedhjet nje shans i humbur per Shqiperise, te deshtuara, nuk hyn ne Parlament?

Nuk preferoj te futem ne debatin politik te dites, por dhashe tre referenca te qendrueshme.

Ne takimet qe keni pasur me autoritetet nderkombetare, cili eshte vleresimi i tyre per zgjedhjet?

Ka qene bisedime, ku shume cceshtje jane trajtuar ne linja te pergjithshme. Fillimisht ishin problemet qe kishin te benin me regjistrimin e popullsise, kartat e identitetit qe diskutoheshin. Diskutim i rendesishem ka qene dita e zgjedhjeve, ku u angazhuan te gjithe per te lene mesazhe qetesuese. Me pas kemi pasur diskutime per periudhen pos zgjedhore, per procesin e numerimit dhe daljen e rezultatit. Mendimet kane qene te ndryshme.

Keni pasur presion per t'u shprehur me heret se keto tre institucione, nga njera pale apo tjetra?

Nuk besoj te kete shansin njeri te beje presion tek Presidenti per t'u shprehur. Duhet te kene durimin, pasi Presidenti duhet te kete nje qendrim shume te matur.

Partite e opozites, kerkojne hapjen e kutive dhe rinumerim ne disa zona zgjedhore, kusht baze per te hyre ne Parlament, maxhoranca nuk pranon. Cili eshte opinioni juaj?

Nuk nderhyj ne debatin politik te dites. Them se edhe pozicionin qe kishte Presidenti ne KQZ dhe nuk e ka, flet qarte se opinioni im kufizohet ne kete aspekt. Eshte pjese e debatit politik dhe e vullnetit te forcave politike, ku deshira per te perfshire Presidentin ne kete pjese, eshte e padobishme.

Shtypi beri publik me pare, se ju ishit gati te luani rolin e negociatorit ne situaten politike. Cfare mund te me thoni per kete?

Nuk mund te besh komente mbi komente. Mesazhi im u deformua. Duhet te thellohem te bej nje analize me te thelle te situates politike. Te mos mbesim ne deklarata te thata, pa ju drejtuar skemes se politikes ne Shqiperi. Para Kodit te ri Elektoral, Parlamenti kishte shume parti politike ne Kuvend. Nuk do te preferoja kurre qe te ndermerrja nje hap, pa pasur shenja sado te dobeta te te dy paleve, PD e PS per te hyre ne nje dialog. Ndaj them se shprehja eshte deformuar.

A mund te negocioje Presidenti ne kete situate politike?

Natyrisht nese do te kerkohet nga palet. Nuk shoh te kete ndonje sinjal, eshte ceshtje e ballafaqimit politik. Ashtu sikur e kane gjetur edhe me pare gjuhen, mund ta gjejne edhe tani.

Pse mund te negociojne keto dy pale (PD-PS)?

Per sa i perket ceshtjes se zgjedhjeve, une nuk futem ne kete debat. Nuk futem sepse KQZ eshte i perbere ne nje profil te paster partiak. Nese presidenti do te kishte nje perfaqesues atehere do te kishte detyrimin ligjor dhe moral qe te nderhynte. Nuk mund te hyj, sepse jane mekanizma qe i kane certifikuar

A eshte Shqiperia sot ne krize te thelle politike?

Presidentit i intereson stabiliteti i institucioneve. Se dyti do te preferoja qe institucionet te jene te kompletuara. Kjo eshte detyra e Presidentit. jam garant i unitetit te popullit. I kam sherbyer kesaj klime dhe kam qene shume i kujdesshem te mos jem i njeanshem, pavaresisht nga begraundi im. Une them qe ka nje perkeqesim te klimes se dialogut politik dhe duket qarte. Preferoj qe kjo te rikuperohet shpejt, me inkurajimin e te gjithe faktoreve, te normalizohet dhe te kthehemi ne nje organizim te shendoshe.

Opozita ka vendosur nje afat 10 ditor, qe e konsideron kohe reflektimi per maxhorances, kjo e fundit nuk pranon kushtin kryesor, hapjen e kutive. Eshte situate problematike?

Jane opsione dhe vullnete politike. Por inkurajoj dialogun politik.

Si mund te zgjidhet kjo situate?

Une besoj qe partite politike e kane treguar ne retrospektive, qe pas nje klime te ashper debati te gjate, kane ditur te gjejne gjuhen e konsensusit. Dhe them se shifra per ndryshimet qe u bene Kushtetuten, eshte impresionuese, 115 vota pro. Kur kane vullnetin te realizojne ligje, t'i zbatojne ato.

Ku deshtuan zgjedhjet sipas jush, cilat ishin pikat e dobeta?

Ato kritika qe kane bere nderkombetaret, monitoruesit. Zgjatja e rezultatit dhe procesi i numerimit ne disa zona te caktuara. Une besoj se duhet te kemi nxjerre mesime nga zgjedhjet, per te ardhur ne zgjedhje me te mira.

Eshte diskutuar mundesia qe numeruesit partiak, te zevendesohen nga numerues nepunes civil, apo numerues elektronik?

Mund te jene nje zgjidhje edhe keto. Por gjithcka varet nga vullneti i partive politike. Nese ato bejne nje Kod Zgjedhor, qe fatmiresisht kete radhe nuk u be diten e fundit. Situata tregon se nuk arriten te benin me te miren e tyre.

Sipas jush, duhet te ndryshohet Kodi Zgjedhor?

Une nuk shoh te keqen tek ndryshimi i Kodit. Une kam qene gjithnje i shperblyer nga ligji maxhoritar, megjithate kam bere analiza, ku kam preferuar sistemin qe jemi sot. Ne kemi nevoje te permiresojme, por ne kemi nje ligj shume te mire. Nuk eshte defekti tek ai, por tek zbatimi i tij. Partite politike kane nevoje te rrisin shkallen e demokracise se tyre.

Cilet kane qene raportet pas zgjedhjeve me kryeministrin Berishen dhe Ramen?

Une perpiqem te jem institucional, korrekt. Jam gjithnje i prirur te kem komunikim civil.

A eshte i veshtire roli juaj nga presionet qe vijne nga palet, per te pasur mbeshtetjen tuaj ne favor te seciles pale?

Une jam mesuar ne terrenin politik. Kam qene shume here ne rolin e te caktuarit qe te gjeja dialogun per zgjidhjen e krizes.

E keni takuar kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozites, Edi Rama vec e vec, pas zgjedhjeve?

Me Berishen kam qene kur u inaugurua qeveria e re dhe ne takime dhe organizime. Me Ramen nuk kam pasur takime publike

Si e vleresoni koalicionin PD-LSI per bashkeqeverisje?

Eshte ceshtje e zgjedhjes se partive politike. Eshte eksperience evropiane, ne Itali ne vende te tjera evropiane. Kjo eshte pjese e politikes qe te krijoje koalicione, kur ka vullnete respektive. Eshte nje koalicion normal.

Meqe jeni kreu i shtetit, cili eshte komenti juaj per perberjen e qeverise?

Perberja e qeverise, eshte eskluzivitet i kryeministrit dhe une nuk kam pasur asnje lloj hezitimi ne dekretimin e saj. I njoha te drejten propozuesit, kryeministrit qe te prezantoje qeverine. I takon atij, Parlamentit, Presidenti ben vetem dekretimin. Keto jane rregulla kushtetuese qe nuk lidhen me ndonje minister qe ka pasur probleme. presidenti e analizon ne rastin e prezumimit te pafajesise, per sa kohe qe gjykatat nuk jane shprehur. Vertete mund te jesh ne nje proces, por gjykatat nuk kane dhene fjalen e fundit.

A jane te tensionuara raportet e tua me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli?

Absolutisht jo. Une jam ne pozicionin tim. Marredheniet mes ekzekutivit, Parlamentit, presidentit, jane ne nje terren institucional. Nuk jane me qe na ndanin ne seline e PD-se, se ishte vete aktiviteti. Marredheniet e mia me Topallin kane qene korrekte.

Presidenca nuk eshte pyetur per marreveshjen mes Shqiperise dhe Greqise per ndarjen e ujerave territoriale?

Ky eshte nje moment qe duhet te behet nga Ministria Puneve te Jashtme. Presidenti ka nje pozicion te qarte, lidhur me dekretimin e ligjeve te rendesishme dhe ato me karakter ratifikues. Ka momentin e vet per te nderhyre. Jemi ne nje moment ku ende nuk kemi ardhur tek casti kur Presidenti duhet te nderhyje.

A duhet te pyeteshit ju?

Kur jane marredhenie te karakterit shteteror, ka klauzola. Por siguroj publikun qe e gjithe ngarkesa institucionale, eshte e tille qe ne rast se ka ndonje hallke te gabuar, Presidenti do ta ndaloje. Ne te kundert jo.

Ka nje premtim qe liberalizimi i vizave te behet vitin e ardhshem. Ne gjykimin tuaj, kur Shqiperia do te perfitoje nga ky vendim?

Gjate vizites time zyrtare ne Slloveni, bisedova nga afer me Presidentin Danilo Turk, i cili eshte nje mbeshtetes i forte i integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor. Italia po ashtu eshte shume e angazhuar me Shqiperine. Nuk ka pengesa per mua per te shtyre regjimin e liberalizimit te vizave. vendet e Ballkanit duhet te futen ne bllok per liberalizimin e vizave, ku fus ketu edhe Kosoven. Nuk do te kishte sens, qe do ta merrte Mali i Zi, Maqedonia dhe nuk do ta merrte Shqiperia. Vullneti politik shprehet cdo dite. Ekziston klima e duhur politike, vendet duhet te plotesojne standardet per procesin e liberalizimit te vizave. klima politike eshte e mjaftueshme, e mire, per te na inkurajuar.

A ka hezitim apo inkurajim nga vendet e BE, per integrimin e Shqiperine?

Jo te gjitha vendet kane te njejtin tregues. Por eshte nje klime pozitive e pergjithshme, per ta integruar Shqiperine ne BE.

Ka nje debat pezull per numrin e anetareve te KLD. Kater anetareve u ka mbaruar mandatet dhe nuk zevendesohen dot pasi ligji per ta eshte pezull ne Kuvend?

Asnjehere nuk preferohet qe strukturat e institucioneve te kene vende bosh. KLD sot funksionon vetem me dy anetare manget, pasi dy te tjeret ndonese u ka mbaruar afati kane te drejte te qendrojne, deri sa te zevendesohen. Ceshtja ka te beje me parimet kushtetuese, te funksionimit te institucioneve. Rrethanat e kesaj situate, kane te bejne me vendimin e Gjykates Kushtetuese, projektligji nuk u miratua ne legjislaturen e kaluar. Gjithnje kam inkurajuar qe gjyqtaret te konsultohen te shprehin mendimin e tyre. Se si do ta gjeje politika, gjuhen per te zgjidhur kete ceshtje, une nuk e di.

Nuk mund te zgjidhet pa ligjin?

Per sa kohe nuk ka ligj, kjo pranohet. Kur ka ligj, atehere cdo gje do te vijoje ne zbatim te tij. Une shpresoj qe gjithcka do te rregullohet ne kete ligj, me miratimin e ligjit. Per mua zgjidhja mund te behet ne baze te ligjit.

Mund ti zgjedhe pa ligj, konferenca gjyqesore anetaret e KLD-se?

Nuk mund te ma beni kete pyetje, une jam shume rigoroz ndaj ligjit.

Cila eshte zgjidhja kur shume projektligje per reformen ne drejtesi nuk po miratohen?

Pushteti gjyqesor, edhe pse ka bere shume hapa para, ndryshime ne anetare te gjykatave, rinovim te gjykata ne Shqiperi edhe duke i filtruar pa perfshire njerez me njolla. Kemi zgjedhur me te miret. I qendroj mendimit, qe te japesh drejtesi, duhet te kesh dy kushte. Eshte integriteti i gjyqtarit dhe prokurorit dhe profesionalizmi i tij. Ekzistojne simptoma te qarta te korrupsionit ne sistemin tone te drejtesise. Ndaj duhet te krijojme klimen e duhur, qe te mos mbrohen te korruptuarit.

Nje nga institucionet me te goditura ne shtyp, eshte sot Prokuroria e Pergjithshme. A ka Ina Rama besimin tuaj te plote?

Sigurisht qe po, ndryshe do te kishit degjuar ndonje prononcim timin. Une respektoj institucionin.

I jeni imponuar ndonje here Prokurores se Pergjithshme per ndonje ceshtje?

Ne asnje rrethane, per asnje ceshtje, ne asnje menyre.

Ka zera qe keni perdorur kryeprokuroren ne ceshtjen "Gerdeci"?

Ka zera dashakeqes. Une ne asnje rrethane nuk imponoj.

Ka komente se ju jeni investuar ne zgjedhjet e fundit, ne dem te maxhorances?

Mendoni se mund ta hedh poshte te kaluaren time?. Nuk mund te beje njeri pazare me karakterin tim. Nuk hedh poshte te kaluaren dhe punen me koleget e mi per vendosjen e demokracise. Nuk merrem me keto komente, te tilla gjera. I kam anashkaluar gjithnje keto gjera, edhe kur kam qene ne PD. Duhet te jesh njeri shume i vogel, te merresh me intriga te tilla te vogla.

PD eshte thjesht e shkuara apo edhe e ardhmja?

Ju mendoni se mund te beje njeriu metamorfoza te tilla. Une mbaj nje pozicion kushtetues, sepse kur vendosesh arbiter, duhet te jesh i paanshem. Une kam formimin tim, jam si pasoje e tradites familjare, formimit tim individual. Keto ndertojne strukturen time te te menduarit. Une qendroj fort ne parimet e mia. Nuk ka asnje lloj metamorfoze. Cdo tentative qe vijne nga zera dashakeqes, kane te bejne me boten e tyre te vogel.

Ju jane ftohur miqte, nga ky qendrimi juaj?

Koha do te jete treguesi me i mire, per qendrimet qe sapo shprehet.

Raportet tuaja me kryeministrin duket se jane tensionuar, jane te rikuperueshme apo jo?

Une pergjigjem per menyren time te sjelljet. Jam per dialog, sjellje civile. Kur gjerat vijne institucionalisht dhe ne menyre njerezore, eshte maksimumi i marredhenieve qe garanton.

Ka dy ligje qe jane te rendesishme, kunder diskriminimit, qe pritet shume nga BE?

Eshte i domosdoshem si ligj. Jemi ne periudha kur elementet e trajtimit global, jane bere refren ne shume biseda. Cdo njeri ka te drejte te ndihet i lire, pa asnje lloj diskriminimi.

Ligji i dyte eshte ai per dosjet qe ka pasur shume debate, aktualisht i pezulluar. Cili eshte mendimi juaj?

Duhet ta kishim kaluar 20 here kete ligj, kemi rreth 20 vite demokraci. Kemi qene te vonuar, qe vitet e para te demokracise duhet ta kishim kaluar. Duhet te cmontohet nje psikologji e tille me kohe. Mbaj mend ne nje konference ne Berlin, kur nje bashkepunetor i sigurimit, nuk punonte dot as portier i nje institucioni apo administrates publike. me kalimin e viteve gjerat harrohen e zveniten, ndaj duhet te ishte miratuar me kohe. Eshte pastrimi i moralit. Ky ligj eshte i domosdoshem. Shoqeria ka nevoje qe te kete standarde ligjore te pranuara dhe nga perendimi dhe Komisioni i Venecias dhe ta beje sipas standardeve. I kemi dhene shanse persekutoreve, te kacavirren keshtu. Ata ngjiten, afrohen, kane aftesine edhe afer vendimmarrjes.

Kosova sapo kaloi zgjedhjet e para lokale si shtet i pavarur, si i vleresoni ato?

Mbetem i pasionuar pas rruges se Kosoves. Besoj qe kete qe ka arritur Kosova ne keto dy vjet, me pak se dy vjet, eshte impresionuese. Sigurisht qe ka problemet e veta, ekonomike, me forcimin e institucioneve, monitorimin e zgjedhjeve. ndonese ne Kosove keto gjera kane shkuar, shume mire, duke pare kohen e shkurter te administrimit te institucioneve. Kosova e lire, ka qene hallka e fundit e cmontimit te ish Jugosllavise. Ajo po ndertohet dhe ka nje bazament shume te forte.

Ne cfare stadi ndodhet Shqiperia me fqinjet e saj, ne aspekte te shumta, zhvillimi ekonomi, politik?

Ne Sarajeve, disa nga miqte e mi qe e kishin vizituar me pare, para lufte, gjykimi i tyre, ishte se kishte leviz shume pak. Vjen ne Tirane sheh se ka nje dinamizem te jashtezakonshem. Eshte atribut i qytetareve ne radhe te pare. Dinamizmi eshte unikal ne krahasim me vendet e tjera te Ballkanit.

Kur do te kete nje falje per te burgosurit?

Jemi ne kete proces. Eshte nje e drejte kushtetuese. Kam realizuar vetem ulje denimi ne disa kategori, qe i konsideroj te ndjeshme, per grate, femijet dhe te moshuarit. Tani do te aplikoj me gjere, se kam dashur te futet nje rruge me transparente, ligjore dhe korrekte. Besoj se relativisht shpejt, do ta aplikoj.

Do te festoni 28 apo 29 nentorin?

Presidenti feston festen kombetare, qe eshte 28 nentori.

Keni pasur probleme per pronat ne Tirane. Kam degjuar, se jeni konfliktuar?

Eshte ne kuader te zerave dashakeqes. Te gjithe ata qe nuk jane te orientuar ne Tirane, qendren e njohin. Muzeu kombetar, nje pjese e rruges, shkallet, eshte prone e familjes Karapici, e nenes time. Me shume prona ne Tirane dhe rreth e qark Tiranes. Nga babai, tere ato prona, shume prona ne qender e periferi. Siguroj qe te jene te qete edhe ata, se Presidenti ka marre vetem 1/100 e pronave te tij. I jam nenshtruar ligjit.

C'keni bere per ceshtjen e pronave, si garant i Kushtetutes?

Kam nderhyre kur duhet.

Kur te mbaroni mandatin, do te ktheheni ne PD?

Me lejoni te shkoj tek gjysma e mandatit dhe me pas te mendoj per te ardhmen.

Nese do te ishit kreu i grupit te PD, cfare do i sugjeronit kryeministrit, ti hape apo jo kutite?

Kam qene ne parim per nje debat te hapur dhe te sinqerte brenda grupit. Kam qene per vendimmarrje kolegjiale, politike.

Keni pritur ndonje here ne zyre zonjen Topalli?

Po ka pasur raste

Mendoni se ekipi Tirana eshte perfshire ne afera?

Kam qene presidenti i sport klub Tiranes dhe amator i sportit. Nuk besoj se Tirana eshte nga ato klube qe merret me afera.

Keni pasur gjate ketyre 2 viteve, presione per te dhene doreheqjen si President?

Ne asnje rast, asnje here. Veshtire se do te kishte njeri kurajen te ma kerkonte kete.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi