ILIRIADA PORTAL

Rama nis destabilizimin e vendit, nxjerr nė protestė punonjėsit e bashkisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27112009

Mesazh 

Rama nis destabilizimin e vendit, nxjerr nė protestė punonjėsit e bashkisė




Kryetari i Bashkisė fillon bllokimin e shėrbimeve pėr qytetarėt nėpėrmjet bashkive

Kryetari i Bashkisė sė Tiranės dhe i Partisė Socialiste, Edi Rama ka urdhėruar edhe njė herė punonjėsit e bashkisė, pėr tė protestuar kundėr qeverisė nė emėr tė autonomisė vendore. Njė grup punonjėsish tė Bashkisė sė Tiranės kanė protestuar dje ndaj qeverisė dhe qėndrimin e saj nė raport mė pushtetin vendor. Kjo nismė bėhet nė kuadėr tė paralajmėrimit tė Ramės, se vendorėt do tė protestojnė deri nė bllokim tė shėrbimeve pėr ndėrhyrjet e qeverisė.

“Ne, nėpunėsit dhe punėtorėt e Bashkisė sė Tiranės kėrkojmė sot vėmendjen e opinionit publik shqiptar dhe partnerėve ndėrkombėtarė, mbi kulminacionin e njė fushate akuzash e shpifjesh qė prej vitesh tė tėra lėshohen drejt Bashkisė sė Tiranės, ndėrmarrjeve tė saj tė varėsisė, punonjėsve dhe drejtuesve tė saj, duke marrė pėrmasa poshtėruese pėr tė gjithė ne, ditėt e fundit. Ne jemi ata qė pastrojmė ēdo natė Tiranėn, qė ndėrtojmė e mirėmbajmė ēerdhet, kopshtet e shkollat dhe mikpresim ēdo vit nė dyert e Bashkisė, individualisht 70 mijė qytetarė nė vit”, janė shprehur punėtorėt e bashkisė. Tė diktuar nga Rama, ato kanė paralajmėruar pėrshkallėzim tė protestave, nesh qeveria nuk heq dorė nga presionet dhe dhunimi ndaj pushteti vendor. “Ne jemi ata qė pėrmes punės shpeshherė pa orar dhe pėrkushtimit ndaj detyrės, ndėrtojmė ēdo ditė Tiranėn qė duan tė gjithė, por fatkeqėsisht jemi gjithashtu ne, qė kur kthehemi nė shtėpi, duhet tė dėgjojmė nga ekranet e televizorėve akuza monstruoze qė na prekin tė gjithėve, tė cilat prej vitesh na kanė trazuar shpirtėrisht e madje familjarisht. Dinjiteti ynė njerėzor, dinjiteti ynė profesional, dinjiteti ynė si nėpunės tė shtetit shqiptar, nė njė institucion tė kėtij shteti, ėshtė cenuar thellėsisht dhe durimi ynė ka sosur”, kanė theksuar punėtorėt e bashkisė.

Kėrkesat
Gjatė protestės sė tyre, punėtorėt e bashkisė kanė kėrkuar ndaljen e agresionit tė patolerueshėm verbal, tė akuzave ekstreme e tė shpifjeve vulgare ndaj pushtetit vendor qė ne pėrfaqėsojmė, nga ana e qeverisė qendrore. “Sensibilizimin e opinionit publik mbi karakterin antikushtetues, antiligjor, antiqytetar, madje antinjerėzor tė kėsaj pėrbaltjeje qė nė fakt godet ēdonjėrin nga ne, 2633 tė padukshmit qė cenohemi nė punėn, nė dinjitetin e nė familjen tonė. Informimin e tė gjithė trupit diplomatik nė Shqipėri dhe organizmave tė tjera ndėrkombėtare, mbi shkeljet flagrante tė pėrditshme tė lirive e tė tė drejtave tona si njerėz qė shohim e bėjmė punėn tonė, e cila ėshtė sot e kushtėzuar edhe nga shkelje tė pajustifikueshme tė Kushtetutės e tė Kartės sė Autonomisė Vendore”, u shprehen ato.

Rama kėrkon tė destabilizojė situatėn
Pas dėshtimit me protestat popullore dhe pas qėndrimit tė fortė nga ana e Berishės, Kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama, karta e fundit i ka mbetur bashkia dhe pėrdorimi i saj. Kėshtu, pėr tė destabilizuar situatėn nė vend, Rama fillimisht po nisė punėn me pushtetin vendor njė pjesė tė tė cilit e ka vetė nėn komandė. Brenda muajit dhjetor Rama do tė mbledhė tė gjithė kryetarėt e njėsive vendore dhe tė bashkive qė drejtohen nga PS-ja dhe do t’u kėrkojė qė tė paralizojnė punėn nė institucionet e tyre duke mos u shėrbyer qytetarėve qė i kanė votuar duke mos ofruar asnjė shėrbim publik. Gjithashtu do tė manipulojė studentėt duke u pėrpjekur tė organizojė protesta qė tė bojkotojnė mėsimin dhe arsyet po pėrgatitet po njėra prej tyre mund tė jenė diplomat tė nivelit DND, apo me rritjen e pagesave pėr disa degė. Do pėrpiqet tė bllokojė shėrbimin publik kryesisht nė Tiranė duke paralizuar qarkullimin e autobusėve dhe taksive qė shėrbejnė nė kryeqytet dhe janė nė varėsi tė bashkisė sė Tiranės. Do ti bėjė thirrje biznesit tė vogėl qė tė mos paguajė taksat vjetore. Nė kėtė protestė kryetari i PS-sė dhe i bashkisė Rama do tė pėrpiqet qė pjesė e destabilizimit tė tij tė jenė edhe ish-ushtarakėt duke i nxjerrė nė rrugė qė tė protestojnė pėr pensionet e tyre. Do tu kėrkojė minatorėve qė tė bllokojnė punėn nė miniera pasi disa shoqata janė bėrė pjesė e bashkėpunimit tė tij politik si dhe do tė nxisė qytetarėt qė tė marrin asistencė sociale tė ngrihen nė protestė, po ashtu edhe tetraplegjikeve dhe paraplegjikėve do tu hiqet trajtimi me qėllim qė ti nxisė dhe ato nė protesta.

Destabilizimi, pėr tė njollosur imazhin e vendit
Destabilizimin e vendit Rama po e praktikon pėr dy qėllime: Sė pari pėr tė harruar humbjen, pasi nė njė situatė tė qetė baza dhe deputetėt socialistė do t’i kėrkonin llogari pėr humbjen e zgjedhjeve tė 28 qershorit, humbje tė cilėn ai deri mė tani ėshtė pėrpjekur tua faturojė tė tjerėve dhe duke ia lėnė nė kurriz bazės nga e cila ka nisur tė bėjė edhe spastrimet e para ndėshkuese. Sė dyti destabilizimi i situatės politike nė vend duket se ėshtė e vetmja mundėsi e kryetarit tė PS-sė pėr tė tėrhequr edhe vėmendjen e ndėrkombėtarėve, tė cilėt deri mė tani nė ēdo dalje tė tyre publike ku ėshtė pėrmendur ēėshtje e Shqipėrisė kanė kritikuar qėndrimin e tij dhe i kanė kėrkuar qė tė behėt pjesė e Kuvendit.



sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rama nis destabilizimin e vendit, nxjerr nė protestė punonjėsit e bashkisė :: Komentet

Mesazh prej Fri Nov 27, 2009 2:57 pm nga bulqizaku

rama ti haje mutin gjith shqiptarve

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Nov 28, 2009 12:13 am nga arberia

ka per te shku ne hale i shkreti,si e ka nis

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 4:36 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi