ILIRIADA PORTAL

Prokuroria, aleancė me Edi Ramėn, bllokohet kallėzimi i komisionit hetimor

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28112009

Mesazh 

Prokuroria, aleancė me Edi Ramėn, bllokohet kallėzimi i komisionit hetimor




Organi i akuzės nė shėrbim tė interesave tė kryebashkiakut
Prokuroria merr nė mbrojtje Edi Ramėn. Abuzimet e kreut tė Bashkisė sė Tiranės me lejet e ndėrtimit duket se nuk do tė ndėshkohen asnjėherė. Pėrveēse qindra padi nga qytetarėt tė depozituara nė prokurori, kjo e fundit ka marrė guximin tė hedhė poshtė edhe raportin e komisionit Hetimor Parlamentar qė ka denoncuar nė Prokurorinė e pėrgjithshme abuzimet me lejet e ndėrtimit. Kallėzimi i dorėzuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme u votua me shumicė

votash nga Kuvendi, por ai nuk u morr asnjėherė nė shqyrtim nga ana e hetuesve tė Prokurorisė sė pėrgjithshme. Burime ngha organi qendror i akuzės kanė bėrė me dije se nuk ėshtė regjistruar asnjė procedim penal pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės. Sipas kėtyre burimeve, prokuroria ka marrė nė shqyrtim raportin por nuk ka konstatuar konsumim tė elementeve tė veprės penale nga kreu i bashkisė, njėkohėsisht edhe kryetari i opozitės.

Shkeljet
Nė 5 mbledhjet e mbajtura tė KRRT-s sė Bashkisė sė Tiranės gjatė 2 viteve tė fundit, 43 leje ndėrtimi i ka marrė “Atelier 4” e Alban Eftimiut, ndėrsa 16 leje ndėrtimi i ka marre Artan Shkreli. Sipas komisionit hetimor pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit nė kryeqytet, janė konstatuar shkelje tė mėdha nė ēdo mbledhje qė ka mbajtur Kėshilli i Rregullimit tė Territorit (KRRT) gjatė viteve 2008-2009, ndėrkohė ekspertėt e komisionit janė nė punė e sipėr duke pėrgatitur raportin pėrfundimtar mbi abuzimin dhe koston financiare. Sipas konstatimit nga Komisioni hetimor, nė 5 mbledhje KRRT-je Alban Eftimi merr mė shumė se 8 leje pėr mbledhje. Janė bėrė 5 mbledhje KRRT-je dhe 43 janė dhėnė pėr Alban Eftimin, ndėrsa 16 pėr Artan Shkrelin. Kanė pas njė cikėl, qė gjatė gjithė vitit 2008 rreth 1/3 leje tė ndėrtimit i merrnin vetėm dy persona, konkretisht Edi Rama dhe Alban Eftimi. Prandaj parlamenti u detyrua tė mblidhte komision hetimor. 2 mbledhjet e fundit me 22 mars dhe 17 prill kaluan ēdo pėrmasė dhe filluan tė monopolizojnė rreth 70 % tė lejeve tė ndėrtimit. Mbledhja e fundit e KRRT, nga 30 leje nė total Alban Eftimi merr 19 leje ndėrtimi. Komisioni hetimor pėr procedurat e dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit u ngrit pas njė vendimi tė Kuvendit nė muajin prill. Opozita e majtė i bojkotoi punimet e kėtij komisioni duke e cilėsuar atė tė antikushtetues.

Votimi
Komisioni hetimor u drejtua nga Ferdinand Xhaferi, i cili nė pėrfundim tė raportit publikoi tė gjitha shkeljet e konstatuara. Sipas Xhaferrit janė bėrė shkelje tė mėdha nė dhėnien e lejeve tė ndėrtimit duke shtuar se KRT-ja ka thirrur 2 mbledhje nė ditė pushimi. Duke iu referuar raportit Xhaferri ka theksuar se janė bėrė shkelje duke mos parandaluar konfliktin e interesit duke favorizuar 2 studio. Mbėshtetur nė seancat dėgjimore tė pėrfaqėsuesve tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė bashkisė sė Tiranės, Agjencisė sė Prokurimeve Publike etj, sipas Xhaferrit, raporti paraqet disa nga shkeljet ligjore dhe favorizimin e studiove tė projektimit nga ana e KRT. Xhaferri theksoi se sipas tė dhėnave tė mbledhura nga raportimet nė komision tė pėrfaqėsuesve tė Drejtorisė sė Agjencisė sė Prokurimeve Publike, tė KRT-sė etj, evidentohen shkeljet e ligjeve tė pushtetit vendor, pėrdorimi pėr interesa vetjake tė Kėshillit teknik tė Bashkisė, nga kryebashkiaku Edi Rama.
Sipas tij, pėrpunimi i dosjeve, pėrgjegjėsia e hartimit tė politikave dhe kontrolli ligjor pėr lejet e ndėrtimit i takon Bashkisė sė Tiranės.

Kuvendi dėrgoi raportin nė prokurori qė nė maj
Raporti u miratua mė datėn 15 maj tė kėtij viti dhe pas leximit nė fletoren zyrtare ai i kaloi Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Kur komisioni kaloi raportin nė Kuvend, ai u miratua me 74 vota pro, ndėrsa dy deputete tė tjerė tė pranishėm nė sallė abstenuan. Pas miratimit, konkluzionet e komisionit hetimor i kaluan organit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Raporti para kalimit nė votim u lexua nga foltorja e Kuvendit nga deputeti i PD-sė dhe njėkohėsisht kryetar i komisionit hetimor Ferdinand Xhaferri. Vetė kreu i bashkisė, Edi Rama, refuzoi tė jepte sqarime pranė kėtij komisioni hetimor, ndėrsa legjislaturės po i vinte fundi. Nė seancėn e fundit, mes shumė vendimeve ishte edhe miratimi i raportit tė kėtij komisioni, ku opozita nuk mori pjesė.

Romir Saraēi



SOT

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Prokuroria, aleancė me Edi Ramėn, bllokohet kallėzimi i komisionit hetimor :: Komentet

Mesazh prej Sat Nov 28, 2009 9:59 pm nga bulqizaku

ket cucen per ket pine e vun .....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Nov 29, 2009 11:23 am nga arberia

Cuca ka mare shtepine e nje te kerkuari nga policia,me duket,prandaj rri si e urte ajo....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:26 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi