ILIRIADA PORTAL

Topi: Opozita te futet ne Kuvend

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29112009

Mesazh 

Topi: Opozita te futet ne Kuvend




Kreu i shtetit edhe njehere i ka bere thirrje opozites, qe te hyje ne Kuvend. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, teksa organizoi nje pritje te vecante ne "Pallatin e Brigadave" me rastin e 97-vjetorit te Pavaresise, u shpreh qarte se pozita dhe opozita duhej te punonin bashke ne Kuvend, per te bere reformat qe i duhen vendit. "Pervec urimeve do te uroja qe te kishim nje Kuvend ku sa qeveria, aq edhe opozita t'i pervisheshin punes per te ballafaquar opsionet e tyre politike, ne te mire dhe ne interes te vendit dhe te qytetareve te tij", ka qene deklarata e kreut te shtetit, Bamir Topi, teksa i ka bere apel politikes per te bashkepunuar, nen shembullin edhe te patrioteve te shquar shqiptare, qe mevetesuan vendin, ne ato vite te veshtira te fillimshekullit te kaluar. Gjate fjales se tij ne hapjen e ceremonise, Presidenti theksoi se data e sotme eshte data e ringjalljes se kombit shqiptar. "Jam shume i gezuar dhe i nderuar qe takohemi serish per te kujtuar diten tone te Pavaresise, festen tone kombetare. Ne historine e njerezimit, por sidomos ne historine e nje kombi ka data qe tregohen dhe per to flitet ne menyra te ndryshme, por per kombin shqiptar 28 Nentori eshte nje dite e vecante dhe na mbledh te gjitheve, per te festuar sipas nje menyre te vetme", theksoi Topi. "Sfidat e Shqiperise jane ende shume te medha", tha Presidenti Topi, ndersa nenvizoi se sot me shume se kurre perpos urimeve te rastit, ajo qe vlen me teper eshte qe qeveria bashke me opoziten, te punojne bashke ne te mire te Shqiperise. Thirrjen ne drejtim te politikes, Presidenti Topi e ka bere teksa, ne pritjen e organizuar ne "Pallatin e Brigadave" ishin te pranishem kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, numri dy i qeverise Meta, deputete, perfaqesues te trupit diplomatik, gazetare dhe ne vecanti, merrte pjese dhe kreu i opozites, Edi Rama, i cili nuk ka preferuar te takohet me asnje prej rivaleve te tij politike. Teksa ka qendruar vetem nen shoqerine e kryetarit te Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, kryesocialisti Rama ka preferuar te takohet here pas here, me perfaqesues te trupit diplomatik si dhe gazetare. Nga ana e tij, Presidenti Topi tha se "Shqiperia ose me mire te gjithe ne, duhet te tregojme se ashtu si, se bashku perballuam veshtiresite e viteve te para te demokracise ne Shqiperi, filluam reformat e permbysjeve te medha politike, ekonomike e sociale, ndertuam marredhenie te reja me vendet aleate dhe mike, bashkerenduam me sukses zerin e pazevendesueshem shqiptar ne sfidat rajonale, ndertuam nje Shqiperi, anetare te NATO-s, fituam besimin e Bashkimit Evropian, ashtu ne jemi te afte, te mencur dhe te pergjegjshem te cojme perpara, drejt Evropes se Bashkuar, vendin tone te dashur Shqiperine". A.G

Presidenti: Te mbyllim njehere e mire, kapitullin e tranzicionit politik

"Sot eshte dite feste, por ajo mund te jete nje dite e rendesishme per te menduar me ndergjegje te paster, me pergjegjesi kombetare e me pjekuri politike dhe per t'iu rikthyer kujteses dhe shembullit te atyre burrave te fisem, qe me 28 Nentor te vitit 1912 u mblodhen, luftuan dhe fituan Pavaresine e Shqiperise. Une shprehem besimplote se te gjithe shqiptaret e vertete, mendojne keshtu dhe deshirojne qe Shqiperia te mbylle njehere e pergjithmone kapitullin e tranzicionit te saj politik. Me deshiren e madhe per nje Shqiperi me te forte, per nje te ardhme me te bukur per te gjithe shqiptaret dhe me besimin per nje bote me te mire, ju uroj te gjitheve: Gezuar pavaresine!", uroi Topi.

Topi: Shqiptaret ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, te lire e me dinjitet

"Shqiperia dhe te gjithe shqiptaret, kudo ku ata ndodhen, jane me te gezuar, me te lumtur dhe me te sigurt per te ardhmen e tyre. Sot, shqiptaret gezojne te lire ne nje Kosove te pavarur, ata gezojne me me shume dinjitet ne Maqedoni dhe Malin e Zi dhe me me shume besim per te ardhmen e tyre ne Presheve dhe Bujanovc. Shqiptaret festojne sot ne te gjitha vendet e lira dhe demokratike ku ata jetojne, punojne apo studiojne, atje ku kontributi i tyre i sherben forcimit te demokracise e lirise dhe ku sfidat na bashkojne me kombet e medha dhe popujt miq. I pershendes te gjithe ata dhe u dergoj urimet me te mira nga kjo ceremoni e bukur dhe festive", ka qene deklarata e Topit.
koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20963
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Topi: Opozita te futet ne Kuvend :: Komentet

Mesazh prej Sun Nov 29, 2009 6:37 pm nga arberia

Po shyqyr ,qe e the me se fundi ,nje fjale edhe ti.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Nov 29, 2009 6:43 pm nga lidabica

a do t'i veje ne vesh ,opozites,valle kjo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 4:41 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi