ILIRIADA PORTAL

Patozi: Reaguam nga provokimi i Rames

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

29112009

Mesazh 

Patozi: Reaguam nga provokimi i Rames




Fatjona Mejdini
"Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama kerkoi dje qe vrerin e tij per humbjen e zgjedhjeve parlamentare te 28 nentorit, t'ia perconte edhe festes kombetare te 28 qershorit, duke e paraqitur ate si nje dite fatkeqesie". Ky ishte qendrimi qe mbajti kryetari i Grupit parlamentare te Partise Demokratike, Astrit Patozi ne nje deklarate per mediat, pas vizites se Rames ne Vlore, me rastin e 28 nentorit. Sipas Patozit, eshte Rama ai qe eshte ne krize dhe jo qytetaret e Shqiperise, te cilet kane gjithe te drejten te festojne festat e tyre kombetare nen nje atmosfere festive. "Shefi i aleances punisto-mafioze, u perpoq sot nga Vlora qe te infektonte me virusin e tij edhe diten e festes me te madhe te Shqiperise dhe kombit shqiptar. Nen ethet e nje skizofrenie, jo vetem politike, Edi Rama, po kerkon pa sukses qe deshperimin dhe vrerin e vet, pas humbjes ne zgjedhjet e lira dhe te ndershme te 28 qershorit, ta paraqese si nje fatkeqesi kombetare", deklaroi nenkryetari i PD. Sipas tij, mazhoranca i fton te gjithe qytetaret e ketij vendi, qe te mos e marrin seriozisht dhe ta meshirojne kete individ ne krize te thelle. "Ne i themi kesaj mendjeje te semure, se Shqiperine dhe shqiptaret ky 28 Nentor nuk i gjen ne nje moment dramatik dhe delikat, por duke perjetuar lajme dhe ngjarje te medha per te ardhmen e tyre. Shqiptaret jane sot anetare te NATO-s. Ata brenda 6-mujorit te pare te vitit te ardhshem, do te levizin te lire dhe pa viza ne hapesiren "Shengen", dhe shume shpejt do te behen qytetare te BE", theksoi Patozi ne nje deklarate per median. Sipas tij, ky moment eshte dramatik vetem per te gjithe ata nostalgjike te diktatures komuniste dhe ata mafioze, te cilet nuk e kerkojne nje shtet ligjor dhe i tremben forces se ligjit dhe rendit ne vend. "Shqiperia nuk eshte ne krize, sepse nese do te ishte nuk do te ishin marre te gjitha ato vendime te rendesishme ne Bruksel per hapjen e negociatave per statusin e vendit kandidat",-tha Patozi per Tv "Klan". Nderkohe qe reagimin e mazhorances ndaj tij keto dite ai tha se "kemi qene provokuar qe nga dita e pare e zgjedhjeve dhe deri me sot, por kemi shtrire doren e dialogut. Ne kemi reaguar vetem ne kohen kur eshte folur per prishjen e rendit politik dhe kushtetues dhe per rrezimin e qeverise. Ne kete rast kryeministri vendos te flase". Njeheresh ai ka nenvizuar se logjika duhet te nise dhe te funksionoj brenda PS, e cila duhet ta zgjidhi kete krize. "Kjo aleance mafioze -puniste eshte pjelle e komunisteve te vjeter, te cilet mendojne se do ta rrezojne shtetin me dhune. Por nga ana tjeter kjo aleance eshte e krijuar prej aferave korruptimeve dhe biznesmeneve qe qendrojne pas Rames, te cilet pasi kane perfituar pa te drejte asete ne bashkine e Tiranes, duan t'i shtrijne ato ne te gjithe Shqiperine",-tha Patozi.



Xhacka: Pushtetaret ne sulm ndaj opozites, duke perseritur shpifjet e Saliut

"Shikojini o popull si jane turrur pushtetaret ne sulm ndaj opozites, duke perseritur si papagaj te hallakatur fjalet e Cafkes qe kemi kryeminister! I turr drejt nesh frika e madhe qe e xhindos hajdutin e kapur me presh ne duar dhe e genjen mendja te gjorin Sali, me patozet e tij, se do e fshehin pas malit te shpifjeve te verteten qe mbajne peng ne kuti! Asgje nuk e ndal opoziten ne te drejten e saj, jo me Cafka Sali me papagajte e tij", ka qene reagimi i menjehershem i deputetes socialiste, Olta Xhacka, ndaj deklarates se kryetarit te Grupit parlamentar te PD, njeheresh nenkryetar i kesaj partie, Astrit Patozi.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Patozi: Reaguam nga provokimi i Rames :: Komentet

Mesazh prej Sun Nov 29, 2009 6:35 pm nga arberia

Lexoj se sa pa argument ,jane keta te majte shqiptare.....
Jo Patozi e Bode ,por te gjithe sebashku duhet t'i tregojme vendin ketij destabilizuesi delirant dhe skizofren ,qe sheh endrra me sy hapur.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Nov 29, 2009 6:45 pm nga lidabica

Po kjo Olta Xhacka...aman ore si s'po i duroj dot keta une....boboooo...me jane bere alergji,si mund te vene mbrapa atij te degraduari keta te rinj...mund te jene edhe vete keshtu dhe te gjithe bashke jane nje bande

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Nov 29, 2009 6:48 pm nga bulqizaku

rama i nji rrot budalli si jan tu e perdor qert ene kur tvije puna ai ka per tperfundu prap nstall kuajve kto si kan tu e perdor sot do ja bojn gjygjin neser ......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:23 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi