ILIRIADA PORTAL

Mandatet e PS-se, Berisha: Do te zbatojme ligjin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

30112009

Mesazh 

Mandatet e PS-se, Berisha: Do te zbatojme ligjin




Rozeta Rapushi
Nese deputetet e Partise Socialiste, te zgjedhur nga populli ne 28 Qershor, nuk do te shkelin ne Kuvend, atehere do te zbatohet Kushtetuta. Qe do te thote, humbja e mandatit te deputetit per te 64 deputetet socialiste bojkotues. Keshtu tha dje, Kryeministri Sali Berisha, ne vijim te deklaratave te tij per mungesen e opozites ne Kuvend dhe cdo aktiviteti tjeter parlamentar. "Parlamenti dhe Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve do te zbatojne Kushtetuten. Une uroj qe te vijne te gjithe ne parlament, por nese ka ndonje qe do te qendroje me lideret sterile per sa u perket votave, le te qendroje me ta. Eshte zgjidhja e tij, jo e imja. Por Kushtetuta dhe ligji, ne menyre absolute, do te zbatohen. Ata jane te mirepritur ashtu sic jane", tha dje kreu i qeverise. Ne zbatim te Kushtetutes, ne nenin 71 te saj, theksohet se mandati i deputetit fillon qe diten qe ai shpallet i zgjedhur nga komisioni perkates i zgjedhjeve. Pra mandati i deputeteve, rezulton i marre qe ne 1 Gusht, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin zyrtar. Nese do te merrej kjo date, afati i fundit per deputetet socialiste eshte 1 Shkurti. Nderkohe qe po sipas Kushtetutes, mandati i deputeteve mbaron ose eshte i pavlefshem, kur deputeti mungon mbi gjashte muaj rresht ne Kuvend. Nese gjashte muaj llogariten nga data e celjes se Kuvendit ne 7 Shtator, limiti i deputeteve te PS-se per t'u futur ne Kuvend eshte data 7 Mars. "Kater aventuriere, te dale jashte parlamentit nga sovrani, mbajne 64 deputete te votuar jashte parlamentit. Sigurisht qe ne do te marrim vendimet tona. Duhet ta kemi te qarte kete gje. Ne do te zbatojme Kushtetuten. Ne qofte se keta zoterinj marrin persiper te dhunojne cdo dite Kushtetuten, sepse jane pa betim, nuk e kane bere kete, lexoni nenin e Kushtetutes. Eshte mire qe t'i hetoni gjerat dhe t'ua thoni shqiptareve. Kushtetuten ne do ta zbatojme", vijoi deklaratat kryeministri Berisha. Sipas tij, ata qe duan te bashkohen me keta 4-5 veta, te cilet, sipas tij, i ka ndeshkuar sovrani qe i nxori me 0.3 per qind apo 0.9 per qind, le te bashkohen. "Ka shume te tjere qe duan te hyjne ne parlament. Duke qene teresisht te hapur, duke mos dashur aspak te ndik-ojme ne perberjen e grupit parlamentar te ardhshem te PS-se, ne do te zbatojme ligjet dhe Kushtetuten e vendit. Ky zoteri, per nje qeveri, nje parlament qe e njeh si legjitim gjithe bota, thote jo. Atehere ne do te vazhdojme procesin", vijoi qendrimin kryeministri.



6 Muaj Mungese ne Kuvend, dhe mandati i deputetit humbet. Keshtu percaktohet ne Kushtetuten e vendit, ne nenin 71 te saj. Ne rast se deputetet e opozites, mungojne per nje periudhe te tille kohore, ata humbasin mandatin e fituar ne 28 Qershor.



64 Deputete Te Partise Socialiste, nuk kane hyre ne Kuvend qe nga 7 shtatori, dita kur u cel zyrtarisht legjislatura e re e Parlamentit. Prej tre muajsh, socialistet ende te pa betuar, nuk pranojne te marrin pjese ne asnje aktivitet parlamentar.



Kryeministri paralajmeroi dje deputetet e opozites, se nese nuk hyjne ne Kuvend, ndaj tyre do te zbatohet ligji dhe Kushtetuta e vendit. Sipas tij, ka shume te tjere, qe kerkojne te hyjne ne Parlament, ndryshe nga te zgjedhurit e PS-se ne 28 Qershor.



Kushtetuta, si penalizohen deputetet



Neni 71

Mandati i deputetit fillon diten qe ai shpallet i zgjedhur nga KQZ

Mandati i deputetit mbaron ose eshte i pavlefshem, sipas rastit:

kur ai nuk ben betimin;

kur heq dore nga mandati;

kur vertetohet nje nga kushtet e pazgjedhshmerise ose papajtueshmerise te parashikuara ne nenet 69, 70 paragrafet 2 dhe 3;

kur mbaron mandati i Kuvendit;

kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht ne Kuvend;

kur denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi.


koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Mandatet e PS-se, Berisha: Do te zbatojme ligjin :: Komentet

Mesazh prej Tue Dec 01, 2009 12:12 am nga emigranti

a thua???????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Dec 02, 2009 5:27 pm nga lidabica

hajer

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:37 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi