ILIRIADA PORTAL

Haga shqyrton "ligjshmėrinė e pavarėsisė"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01122009

Mesazh 

Haga shqyrton "ligjshmėrinė e pavarėsisė"




Hagė - Ēėshtja e legjitimitet tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovė tė martėn fillon shqyrtimin nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė.Procedimet do tė fillojnė me seanca dėgjimore me argumente pro dhe kundėr shpalljes sė pavarėsisė, tė cilat pritet tė zgjasin 10 ditė.

Nė seancat dėgjimore, tė dyja palėt edhe Kosova, edhe Serbia pritet tė ofrojnė argumentet e tyre pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Fillimisht nė orėt e mėngjesit, autoritetet e Serbisė, do tė kenė tri orė pėr tė paraqitur rastin e tyre para Gjykatės. Ndėrkohė pasdite zyrtarėt e Kosovės, do tė kenė po aq kohė pėr tė ofruar qėndrimin e tyre pėr pavarėsinė.

Mbi 30 vende tė botės, kanė paraqitur kėrkesat e tyre pėr tė ofruar argumentet pėr dhe kundėr ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nga tė cilat njė numėr mė i madh nė favor tė Prishtinės zyrtare.

Argumente pro e kundėr

Autoritetet nė Beograd kanė deklaruar se e drejta ndėrkombėtare dhe drejtėsia qėndron nė anėn e tyre dhe e kanė cilėsuar gjykimin nė Hagė si “betejėn mė tė rėndėsishme juridike dhe diplomatike nė luftė pėr Kosovėn”.

Ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq tha tė hėnėn se Serbia priste 'njė betejė tė gjatė e tė vėshtirė' nė procesin pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė GJND. "Beteja do tė jetė e gjatė dhe e vėshtirė, por ne kemi tė drejtėn ndėrkombėtare dhe ligjin nė anėn tonė," citohet tė ketė thėnė Jeremiq.

Por udhėheqės politikė tė Kosovės thonė se Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nuk mund tė marrė njė vendim qė do tė binte ndesh me vullnetin politik tė popullit tė Kosovės. Sipas tyre e drejta qėndron nė anėn e Prishtinės, e cila, thonė ata, do tė arrijė tė argumentojė se ajo nuk ka qenė dhe nuk ėshtė pjesė e Serbisė.

Tė dyja palėt kanė dorėzuar tė shkruara argumentet pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nė afatin pėrfundimtar nė korrik tė kėtij viti. Seancat dėgjimore do tė zgjasin deri nė 11 dhjetor, megjithėse rasti i Kosovės pėrpara Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė thuhet se do tė mund tė shqyrtohet pėr muaj tė tėrė.

Njė vendim i Gjykatės qė do tė pėrligjte pavarėsinė e Kosovės, do tė mund tė ēonte drejt njohjeve tė reja, megjithėse deri tani janė 63 shtete qė e kanė pranuar Kosovėn si shtet. Por autoritetet serbe thonė se nė rast tė njė vendimi nė favor tė Serbisė, ata do tė ishin gatshėm pėr njė raund tė ri negociatash pėr tė gjetur njė zgjidhje qė do tė ishte e pranueshme nga tė dyja palėt.

Kėrkesė nga 30 shtete

Kosova ka shpallur pavarėsinė e saj nė shkurt tė vitit 2008, por ajo u kundėrshtua fuqishėm nga Serbia dhe njė pjesė e serbėve tė Kosovės. Kėrkesa pėr tė marrė njė mendim kėshillėdhėnės pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, u bė nga Serbia nė shtator tė vitit 2008 nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, e cila e votoi me shumicė tė thjeshtė Rezolutėn serbe.

Nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ndėrkaq, nė ditėn e dytė tė seancės dėgjimore, pritet qė argumentet e tyre nė favor tė Kosovės t’i paraqesin Shqipėria dhe Gjermania. Tė 30 shtetet qė kanė shfaqur interesimin pėr tė paraqitur fjalėn nė Gjykatė do tė kenė nga 45 minuta dhe sipas orarit nga fundi. Po nė tė njėjtėn ditė, do tė paraqesin argumentet e tyre SHBA-ja dhe Rusia, njė nė favor tė Kosovės e tjetra kundėr saj. (BBC/start)

start

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20983
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi