ILIRIADA PORTAL

Papandreu: Ne BE me 2014, pa viza ne mesin e 2010

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02122009

Mesazh 

Papandreu: Ne BE me 2014, pa viza ne mesin e 2010




Denis Dedej
Greqia mbeshtet Shqiperine per integrimin ne Bashkimin Evropian brenda vitit 2014, si dhe per vendimin mbi heqjen e regjimit te vizave, vitin e ardhshem per vendin tone. Mbeshtetja u konfirmua diten e djeshme nga takimi i zhvilluar midis ministrit te Puneve te Jashtme, Ilir Meta dhe kryeministrit, njeheresh ministri i Puneve te Jashtme te Greqise, Jorgo Papandreu, gjate Keshillit Ministerial te OSBE qe po zhvillohet ne Athine. Gjate takimit u vleresuan marredheniet midis dy vendeve dhe qeverive, si te shkelqyera dhe u angazhuan per thellimin dhe konkretizimin e tyre te metejshem. Gjithashtu u diskutua per axhenden e integrimit evropian te Shqiperise, stadin e ri te marredhenieve me Bashkimin Evropian pas pranimit te aplikimit per anetaresim nga Keshilli i BE-se dhe rreth procesit te liberalizimit te vizave. "Ballkani Perendimor do te perfshihet ne Bashkimin Evropian brenda vitit 2014, si nje vazhdimesi dhe dinamike e re e angazhimeve te Samitit te Selanikut per vendet e Ballkanit Perendimor", shprehu angazhimin Papandreu. Ndersa kreu i diplomacise shqiptare shprehu vleresimin e qeverise shqiptare per vizionin e prezantuar nga homologu i tij i shtetit helen. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit grek garantoi angazhimin e qeverise greke, per avancimin dhe konkretizimin e kesaj nisme, si dhe shprehu mbeshtetjen e plote te Greqise, per procesin e integrimit evropian te Shqiperise si dhe per vendimin e pritshem gjate vitit te ardhshem per heqjen e regjimit te vizave me Bashkimin Evropian. Gjate takimit u diskutuan edhe ceshtje te bashkepunimit dypalesh, ku nder te tjera Meta, kerkoi ne emer te qeverise shqiptare shqyrtimin nga pala greke te vendimit per njohjen reciproke te lejeve te drejtimit te automjeteve, si dhe realizimin e nje marreveshjeje ne fushen e sigurimeve shoqerore, qe do t'i sherbeje integrimit te metejshem te qytetareve shqiptare qe jetojne ne Greqi. Nder te tjera, u ra dakord per mbledhjen ne nje kohe te shpejte te Komisionit te Perbashket te Bashkepunimit Ekonomik, per te pare mundesine e intensifikimit te bashkepunimit ne fusha me interes reciprok. Liberalizimi i vizave dhe integrimi ne Bashkimin Evropian, eshte ne vemendjen kryesore te qeverise shqiptare. Pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, per shkak te vendosmerise per te pasur nje afrim sa me te shpejte me Bashkimin Evropian dhe per te qene nje shtet i barabarte me to, u krijua "Qeveria e Integrimit", midis Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Nga ana tjeter, qeveria shqiptare eshte zotuar se brenda qershorit te vitit 2010, shqiptaret do te levizin pa viza ne hapesiren e Bashkimit Evropian.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20998
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Papandreu: Ne BE me 2014, pa viza ne mesin e 2010 :: Komentet

Mesazh prej Wed Dec 02, 2009 5:23 pm nga lidabica

Ē'ka per te thene tani ai skizofreni,le te shkoje te Papandreu dhe ta uroje nga foltorja greke me urime greqisht .....dhe papandreu, ja dh.....u

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Dec 02, 2009 5:26 pm nga bulqizaku

oj lid .. ki robi mduket se ka le i dhje ....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 7:40 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi