ILIRIADA PORTAL

Pavarėsia e Kosovės, sot nė Hagė flet Shqipėria

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02122009

Mesazh 

Pavarėsia e Kosovės, sot nė Hagė flet Shqipėria




UPDATE- Nė ditėn e dytė tė seancės dėgjimore nė Hagė pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės pritet tė flasin katėr shtete; Shqipėria, Gjermania, Arabia Saudite dhe Argjentina.
Tre shtetet e para e kanė njohur Kosovės dhe rrjedhimisht do tė mbėshtesin vendimin e tyre para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Argjentina nuk e ka njohur shtetin e Kosovės dhe pritet tė argumentojė kundėr pavarėsisė. Seanca e sotme do tė fillojė nė ora 10 dhe do tė vazhdojė deri nė ora 1 tė pasdites.
Gjatė ditės sė parė kanė folur delegacionet e Serbisė dhe Kosovės. Nė mbrojtje tė pavarėsisė sė Kosovės gjatė seancės sė djeshme kanė folur edhe disa ekspertė ndėrkombėtarė.

***


Haga, Sejdiu: Argumentet janė nė anėn e Kosovės
Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, nė emėr tė popullit dhe tė institucioneve tė vendit, shpreh mbėshtetjen e tij tė plotė pėr pėrfaqėsimin dinjitoz tė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nga pėrfaqėsuesit institucionalė, ministri i Punėve tė Jashtme, Skender Hyseni, dhe Sėr Michael Wood me bashkėpunėtorėt e tij.
Me kėtė rast, presidenti Sejdiu falėnderon tė gjitha vendet qė e kanė mbėshtetur dhe po i japin mbėshtetje Kosovės nė kėtė proces gjyqėsor ndėrkombėtar duke theksuar se argumentet e prezantuara pėr pavarėsinė e Kosovės janė tė qėndrueshme dhe tė parrėzueshme.
"Kėtyre argumenteve, pėrveē atyre historike-juridike dhe bashkėkohėse tė zhvillimit tė Kosovės dhe tė dėshmimit tė saj si rast sui generis, tė cilat bazament e kanė vullnetin politik tė popullit tė Kosovės, u shtohen edhe zhvillimet pozitive nė Kosovė qė nga shpallja e pavarėsisė e kėndej".
"Kosova ka dėshmuar se ėshtė vend i stabilitetit tė qėndrueshėm, ėshtė vend i pranueshėm pėr tė gjithė qytetarėt e saj, ėshtė vend i respektimit tė tė drejtave dhe lirive njerėzore, ėshtė vend i respektimit tė tė drejtave tė komuniteteve pakicė sipas standardeve mė tė larta dhe ėshtė vend qė ka marrė pėrgjegjėsi si partner i rėndėsishėm pėr paqe dhe stabilitet nė rajon, si dhe pėr fqinjėsi tė mirė dhe bashkėpunim reciprok", thekson presidenti Sejdiu.
Vetė njohjet ndėrkombėtare qė i janė bėrė Kosovės dhe anėtarėsimi i saj nė institucionet ndėrkombėtare (siē janė Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar) dhe partneriteti i rėndėsishėm i Kosovės nė marrėdhėniet bilaterale, sipas tė parit tė vendit, janė evoluim i ecjes sė suksesshme dhe i zhvillimit tė Kosovės si vend sovran, i pavarur dhe demokratik nė familjen e vendeve tė lira.
"Kosova i ka besuar dhe i beson drejtėsisė ndėrkombėtare dhe pret qė shumė shpejt do tė pėrfundojė ky proces duke e respektuar vullnetin politik tė popullit tė Kosovės dhe realitetin pozitiv tė ndėrtuar nė Kosovėn sovrane dhe tė pavarur", ka theksuar presidenti Sejdiu. /Telegrafi/

*****


'Dueli' nė Hagė, Hyseni: Pavarėsia e Kosovės, e pakthyeshme
UPDATE- Ministri i punėve tė jashtme i Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni, nė paraqitjen e tij para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, fillimisht ka folur pėr pozitėn nė tė cilėn gjendet Kosova sot, pėr tė ofruar, siē ka thėnė, substancė tė rėndėsishme pėr kėtė proces.
Nė kėtė kuadėr, zoti Hyseni ka pėrmendur Kushtetutėn e Kosovės, duke e cilėsuar atė si njė "Kushtetutė moderne, e cila reflekton standardet mė tė larta ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave tė pakicave".
Zoti Hyseni ka pėrmendur edhe "ligjet e miratuara qė mbulojnė fusha tė rėndėsishme tė parashikuara nė Planin Ahtisaari, sikurse ėshtė decentralizimi i qeverisjes lokale, mbrojtja e tė drejtave tė pakicave, dhe mbrojtja e trashėgimisė kulturore dhe fetare".
"Pėrkundėr thirrjeve tė vazhdueshme tė Serbisė, dhe nė tė vėrtetė pėrkundėr presionit serb, serbėt e Kosovės gjithnjė e mė tepėr po marrin pjesė nė ndėrtimin e institucioneve nė Kosovė. Pajtimi ndėrmjet tė gjitha komuniteteve tona ka qenė prioriteti kryesor i institucioneve tė Republikės sė Kosovės", ka thėnė zoti Hyseni. Ai ka folur edhe pėr zgjedhjet vendore tė 15 nėntorit, duke u thirrė nė vlerėsimet e misioneve vėzhguese, tė cilat kėtė proces e kanė cilėsuar si tė lirė, tė drejtė dhe demokratike.
"Bashkėsia ndėrkombėtare ka luajtur njė rol vital nė ruajtjen e paqes dhe tė sigurisė, dhe nė ofrimin e shpresės dhe perspektivės pėr popullin e Kosovės", ka thėnė ministri i jashtėm kosovar, duke nėnvizuar kėtu edhe anėtarėsimin e Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore.
"Ne sot jemi nė paqe, por sikur e dini, ka qenė njė kohė kur gjendja nė Kosovė ishte ndryshe. Kjo ėshtė dokumentuar mirė, pėrfshirė nė vendimin e shkurtit tė kėtij viti tė Tribunalit pėr ish-Jugosllavinė nė rastin Milutinović. Ne nuk mund dhe nuk duhet tė harrojmė krimet kundėr njerėzimit dhe terrorin qė ėshtė ushtruar mbi popullin e Kosovės; gjėra tė kėtilla nuk duhet tė pėrsėriten asnjėherė", ka thėnė ministri Hyseni, duke shprehur edhe pėrkushtimin dhe vendosmėrinė pėr tė shikuar drejt sė ardhmes.
"Ne po ashtu shikojmė kah dita kur do tė mund tė zėmė vendin tonė si Anėtar i Kombeve tė Bashkuara. Zotimet e shprehura nė Deklaratėn tonė tė Pavarėsisė dhe nė Kushtetutėn tonė, demonstrojnė vullnetin tonė pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e kėtij anėtarėsimi", ka vėnė nė pah zoti Hyseni.
Duke folur ndėrkaq pėr kėrkesat e Serbisė pėr negociata tė mėtejshme pėr ēėshtjen e statusit, ai i ka cilėsuar ato si tė pamundshme dhe tė padobishme.
"Ėshtė e paimagjinueshme qė ne tė pranojmė thirrjen e Serbisė pėr tė kthyer orėn mbrapa- pėr tė zhvilluar negociata tė mėtejshme, rreth asaj se a do ta pranojė apo jo Serbia Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo do tė ishte tepėr destabilizuese, dhe madje mund tė prodhojė konflikt tė ri nė rajon", ka tėrhequr vėrejtjen ministri i jashtėm, pėr tė nėnvizuar se "pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme dhe kėshtu do tė mbetet, jo vetėm pėr hir tė Kosovės, por edhe pėr hir tė paqes dhe sigurisė sė qėndrueshme rajonale, pėr tė cilėn pavarėsia e Kosovės ka kontribuar aq shumė".
Ai ia ka rikujtuar Gjykatės edhe faktin se mė 2005, "ka pasur njė pajtueshmėri tė gjerė brenda bashkėsisė ndėrkombėtare se status quo-ja nė Kosovė ishte e paqėndrueshme".
"Edhe pse pėr tė gjetur njė zgjidhje, ishte lėvizur ēdo gur, populli i Kosovės duhej tė ecte pėrpara. Mungesa e qartėsisė pėr statusin e stagnonte ekonominė tonė, dekurajonte investimet ndėrkombėtare dhe nuk na e lejonte qasjen pėr huamarrje nė institucionet ndėrkombėtare financiare", tha Hyseni.
Pas dy dekadash izolimi, lufte dhe pasigurie politike, ka thėnė ai, ishim tė rraskapitur.
"Ata tė cilėt sot thėrrasin pėr ripėrtėritje tė negociatave janė qoftė tė pavetėdijshėm pėr situatėn dhe pėrpjekjet e jashtėzakonshme pėr tė gjetur konsensus ose, edhe mė keq, kėrkojnė aktivisht qė tė destabilizojnė rajonin", ka thėnė ministri kosovar.
Duke folur pėr vetė Deklaratėn e Pavarėsisė, tė cilėn zoti Hyseni e cilėsoi si "manifestim dhe realizim tė vullnetit politik tė popullit tė Kosovės", ministri i jashtėm tha se nėpėrmjet saj, "Kosova ėshtė e pėrkushtuar ndaj tė drejtės ndėrkombėtare" dhe "pėr parimet e demokracisė, sekularizmit, multi-etnicitetit dhe jo-diskriminimit".
Nė mbyllje tė paraqitjes, ai tha se "pavarėsisht vėshtirėsive tė sė kaluarės, dhe vuajtjeve nėpėr tė cilat kaloi populli i Kosovės, ne ende dėshirojmė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore me Serbinė".



Argumentet e Serbisė
"Deklarata e pavarėsisė paraqet shkelje flagrante tė sovranitetit dhe tė integritetit territorial", ka thėnė pėrfaqėsuesi i Serbisė, Dushan Batakoviq, nė seancėn dėgjimore nė GJND, duke u thirrur vazhdimisht nė Rezolutėn 1244, qė, sipas tij, "garanton integritetin territorial tė Serbisė".
Pikėrisht nė orėn 10:00, ashtu siē ishte paralajmėruar, nė Hagė ka filluar seanca e parė dėgjimore rreth ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Folėsi i parė, pas hapjes zyrtare tė seancės, ka qenė pėrfaqėsuesi i Serbisė, Dushan Batakoviq, i cili tha se pėr organizatat ndėrkombėtare, "veēanėrisht kur bėhet fjalė pėr ruajtjen e paqes dhe tė sigurisė", deklarata unilaterale e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, siē e cilėsoi ai shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, "ėshtė njė sfidė shumė e madhe".
Ai tha se "ajo sfidon rendin ndėrkombėtar dhe parimin e integritetit territorial".
Mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė do tė ketė rėndėsi fundamentale jo vetėm pėr zhvillimet nė Kosovės, por edhe pėr rendin ndėrkombėtar, ka vėnė nė pah Batakoviq.
Ai e ka cilėsuar edhe kėsaj radhe Kosovėn si "djep tė Serbisė", duke pėrsėritur kėsisoj njė formulim tashmė tė njohur tė Serbisė zyrtare. Sipas zotit Batakoviq, ėshtė pikėrisht deklarata e pavarėsisė ajo qė i shndėrroi serbėt nė Kosovė nė njė minoritet.
"Deklarata e pavarėsisė paraqet shkelje flagrante tė sovranitetit dhe tė integritetit territorial", ka thėnė Batakoviq, pėr tė shtuar se "megjithatė, Serbia do tė kėrkojė zgjidhje fleksibile dhe praktike pėr Kosovėn".
Nė tė shumtėn e kohės, Batakoviq ėshtė thirrur nė Rezolutėn 1244, qė, sipas tij, "garanton integritetin territorial tė Serbisė".
Ai ka thėnė se i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara, Marti Ahtisari, dhe disa vende tė caktuara "kanė bėrė presion qė pavarėsia tė imponohet si zgjidhje".
Batakoviq, me kėtė rast, ka akuzuar, siē ka thėnė ai, "ekstremistėt shqiptarė pėr krime, veēanėrisht pas fushatės sė bombardimeve nė vitin 1999" dhe nė kėtė kuadėr, ka pėrshkruar "kishat e rrėnuara ortodokse serbe dhe zbrazjen e Prishtinės nga serbėt".
"Deklarata unilaterale e pavarėsisė", ka thėnė Batakoviq, "ėshtė njė pėrpjekje qė t'i jepet fund administrimit tė UNMIK-ut dhe sovranitetit tė Serbisė nė Kosovė".
Nė mbyllje, Batakoviq ka thėnė se "Serbia ėshtė e bindur se kur GJND-ja tė japė mendimin e vet kėshillėdhėnės, vetėm atėherė do tė krijohen kushte pėr bisedime tė reja ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės qė tė gjendet njė zgjidhje e pranueshme pėr statusin e Kosovės".
Nė favor tė Serbisė ka folur edhe avokati Vladimir Gjeriq, duke pėrmendur aspektet procedurale dhe nė kėtė drejtim, sipas tij, Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė duhej tė jepte mendimin kėshillėdhėnės nė favor tė Serbisė.
Gjeriq ka thėnė se mendimi kėshillėdhėnės nė kėtė rast do tė jetė nė shėrbim tė rendit ndėrkombėtar.
Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nga, siē ka thėnė ai, "organet e pėrkohshme tė vetadministrimit nė Kosovė, nėn Rezolutėn 1244 dhe nė kėto rrethana, nuk ka mundur tė jetė legjitime".
Mbrojtėsi i radhės i argumenteve tė Serbisė ishte eksperti i sė drejtės ndėrkombėtare, Andreas Zimerman, i cili ka pohuar se "Rezoluta 1244 ka qenė garantuese e sovranitetit dhe integritetit territorial tė Serbisė".
Zimerman ka nėnvizuar se "Rezoluta 1244 nėnkupton qė ēdo zgjidhje tė jetė e harmonizuar ndėrmjet dy vendeve, pra Kosovės dhe Serbisė".
Malkolm Shau ndėrkaq, pjesėtar i ekipit tė Serbisė, ka thėnė se njohja e Kosovės nga vendet tjera ėshtė irelevante.
"Ajo qė ėshtė e paligjshme nuk mund tė konsiderohet si e ligjshme nga veprimet e palės sė tretė", u ka thėnė ai gjyqtarėve, duke tėrhequr vėrejtjen se nėse mendimi i gjykatės shihet si dobėsim i parimeve pėr tė drejtat e njė shtetit mbi tėrėsinė territoriale, "atėherė do tė jetė burim i konsiderueshėm i nervozizmit pėr vendet tjera qė pėrballen me lėvizje secesioniste".
Sidoqoftė, rreth orės 13:00 pėrfundon treorėshi i Serbisė dhe nė orėn 15:00 Kosova do tė bėjė prezantimin e qėndrimit tė saj.
Fjalėn hyrėse do ta paraqesė ministri i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyseni.
Nė njė takim me gazetarėt, ministri Hyseni tha se Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do tė rikonfirmojė pavarėsinė e Kosovės.
"Ajo qė dėgjuam ishte vetėm rikonfirmim i sė drejtės sė rastit tė Kosovės dhe tė pavarėsisė sė Kosovės", u tha ai gazetarėve nė Hagė, pasi Serbia e paraqiti fjalėn e saj.
Mė tutje, zoti Hyseni theksoi se Kosova ka besim tė plotė nė gjykatė dhe nė vendimet e saj.
"Ne jemi tė sigurt se gjykata nė fund do ta rikonfirmojė vullnetin e Kosovės pėr tė qenė e pavarur dhe vullnetin e popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi", tha Hyseni.


Hagė, Kosova pėrballet me Serbinė
Ēėshtja e legjitimitet tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovė fillon sot shqyrtimin nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė.
Procedimet do tė fillojnė me seanca dėgjimore me argumente pro dhe kundėr shpalljes sė pavarėsisė, tė cilat pritet tė zgjasin 10 ditė.
Nė seancat dėgjimore, tė dyja palėt edhe Kosova, edhe Serbia pritet tė ofrojnė argumentet e tyre pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Fillimisht nė orėt e mėngjesit, autoritetet e Serbisė, do tė kenė tri orė pėr tė paraqitur rastin e tyre para Gjykatės.
Ndėrkohė pasdite zyrtarėt e Kosovės, do tė kenė po aq kohė pėr tė ofruar qėndrimin e tyre pėr pavarėsinė.
Mbi 30 vende tė botės, kanė paraqitur kėrkesat e tyre pėr tė ofruar argumentet pėr dhe kundėr ligjshmėrisė sė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nga tė cilat njė numėr mė i madh nė favor tė Prishtinės zyrtare.


Argumente pro e kundėr
Autoritetet nė Beograd kanė deklaruar se e drejta ndėrkombėtare dhe drejtėsia qėndron nė anėn e tyre dhe e kanė cilėsuar gjykimin nė Hagė si "betejėn mė tė rėndėsishme juridike dhe diplomatike nė luftė pėr Kosovėn".
Ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq tha tė hėnėn se Serbia priste 'njė betejė tė gjatė e tė vėshtirė' nė procesin pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė GJND.
"Beteja do tė jetė e gjatė dhe e vėshtirė, por ne kemi tė drejtėn ndėrkombėtare dhe ligjin nė anėn tonė," citohet tė ketė thėnė Jeremiq.
Por udhėheqės politikė tė Kosovės thonė se Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nuk mund tė marrė njė vendim qė do tė binte ndesh me vullnetin politik tė popullit tė Kosovės.
Sipas tyre e drejta qėndron nė anėn e Prishtinės, e cila, thonė ata, do tė arrijė tė argumentojė se ajo nuk ka qenė dhe nuk ėshtė pjesė e Serbisė.
Tė dyja palėt kanė dorėzuar tė shkruara argumentet pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nė afatin pėrfundimtar nė korrik tė kėtij viti.
Seancat dėgjimore do tė zgjasin deri nė 11 dhjetor, megjithėse rasti i Kosovės pėrpara Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė thuhet se do tė mund tė shqyrtohet pėr muaj tė tėrė.
Njė vendim i Gjykatės qė do tė pėrligjte pavarėsinė e Kosovės, do tė mund tė ēonte drejt njohjeve tė reja, megjithėse deri tani janė 63 shtete qė e kanė pranuar Kosovėn si shtet.
Por autoritetet serbe thonė se nė rast tė njė vendimi nė favor tė Serbisė, ata do tė ishin gatshėm pėr njė raund tė ri negociatash pėr tė gjetur njė zgjidhje qė do tė ishte e pranueshme nga tė dyja palėt.


Kėrkesė nga 30 shtete
Kosova ka shpallur pavarėsinė e saj nė shkurt tė vitit 2008, por ajo u kundėrshtua fuqishėm nga Serbia dhe njė pjesė e serbėve tė Kosovės.
Kėrkesa pėr tė marrė njė mendim kėshillėdhėnės pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, u bė nga Serbia nė shtator tė vitit 2008 nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė, e cila e votoi me shumicė tė thjeshtė Rezolutėn serbe.
Nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė ndėrkaq, nė ditėn e dytė tė seancės dėgjimore, pritet qė argumentet e tyre nė favor tė Kosovės t'i paraqesin Shqipėria dhe Gjermania.
Tė 30 shtetet qė kanė shfaqur interesimin pėr tė paraqitur fjalėn nė Gjykatė do tė kenė nga 45 minuta dhe sipas orarit nga fundi.
Po nė tė njėjtėn ditė, do tė paraqesin argumentet e tyre SHBA-ja dhe Rusia, njė nė favor tė Kosovės e tjetra kundėr saj.



*****
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė, fillon seancat dėgjimore nė kuadėr tė procesit tė interpretimit juridik tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
Ky proces ishte iniciuar nga Serbia dhe miratuar nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara.
Pas deklaratave me shkrim tė palėve nė proces, tani, pėr 10 ditė rresht, pasojnė seancat dėgjimore, ku Serbia, si iniciuese, dhe Kosova, si palė qė mbron tė drejtėn e saj pėr pavarėsi, bashkė me vendet e paraqitura nė kėtė proces, do t'i ballafaqojnė argumentet e tyre.
Zėdhėnėsja e ministrit tė Jashtėm tė Kosovės, Albana Beqiri, tha se Kosova beson nė paanėsinė e GJND-sė dhe beson nė tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, kėshtu qė i fillon paraqitjet nė Hagė me optimizėm pėr interpretim nė favor tė Kosovės.
"Kosova do t'i ketė nesėr 3 orėt e veta dhe prezantimi i Kosovės do tė fillojė nė ora 3 pasdite. Fjalėn hyrėse do ta mbajė ministri i Punėve tė Jashtme, Skėnder Hyseni, i cili ėshtė edhe kryesues i delegacionit tė Kosovės".
"Pas fjalėve tė tij, Kosova do tė prezantohet nga ekspertėt dhe kėshilltarėt ndėrkombėtarė, Majkėll Vud, Daniel Myller dhe Shėn Marfi. Pas ditės sė nesėrme deri mė 11 dhjetor do tė ketė dėgjime, deklarata tė shteteve, tė cilat janė pro apo kundėr pavarėsisė sė Kosovės", theksoi Beqiri.
Ndėrkohė, analisti Driton Lajēi, ndonėse shprehu bindjen e tij personale se finalja e kėtij procesi do tė duhej tė ishte pozitive pėr Kosovėn, megjithatė tha se gjasat pėr Kosovėn dhe Serbinė qė tė nxjerrin njė mendim pozitiv kėshillėdhėnės nga GJND-ja, janė tė barabarta.
"Po qe se duam tė jemi realistė, gjasat janė 50 me 50, pėr faktin se edhe tabori i gjyqtarėve prej vendeve nga vijnė duket se ėshtė i ndarė: janė gjyqtarė qė vijnė nga vendet qė e kanė njohur Kosovėn dhe gjyqtarė nga vende qė nuk e njohin Kosovėn si shtet tė pavarur e sovran".
"Ka shumė situata tjera, tė cilat ndikojnė nė bindjen e gjyqtarėve, edhe pse, nė parim, gjyqtarėt do tė duhej tė ishin tė pavarur dhe t'i marrin nė konsideratė argumentet e palėve qė do t'i prezantojnė tė dyja palėt", tha Lajēi.
Efektet qė mund t'i ketė mendimi kėshillėdhėnės i GJND-sė pėr Kosovėn, sipas Lajēit, do tė reflektohen nė procesin e njohjeve tė reja ndėrkombėtare. Andaj, sipas tij, ėshtė shumė e rėndėsishme qė Kosova ta fitojė betejėn juridike pėr pavarėsinė e saj nė GJND.
"Bazuar nė parimin e ndarjes sė drejtėsisė dhe vendimmarrjes sė Kombeve tė Bashkuara, do t'i kėnaqė tė dyja palėt dhe secila palė do ta gjejė veten fituese aty apo humbėse".
"Ėshtė shumė me rėndėsi qė GJND-ja tė mos marrė vendim negativ sa i pėrket ligjshmėrisė sė pavarėsisė sė Kosovės, sepse kjo do tė kishte efekt, refleksion tek ato vende, tė cilat e kanė pezulluar procesin e njohjes sė Kosovės me argumentin e pritjes sė opinionit qė duhet tė japė GJND-ja", tha Lajēi.
Gjatė seancave dėgjimore, e para pritet tė flasė Serbia si palė iniciuese e procesit, kurse mė pas, argumentet pro-pavarėsisė dhe shpalljes sė kėtij akti nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare do t'i paraqesė Kosova. Tė dyja palėt do tė kenė nė dispozicion nga 3 orė.
Gjithashtu, pėr seancat dėgjimore janė paraqitur edhe 29 shtete, prej tyre 15 nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės dhe 14 nė anėn e Serbisė.
Seancat dėgjimore pritet tė zgjasin deri mė 11 dhjetor. Ndėrkaq, mendimi kėshillėdhėnės i GJND-sė rreth shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės konform sė drejtės ndėrkombėtare, sipas Prishtinės, besohet se mund tė pritet diku nė pranverėn e vitit 2010.

shekulli

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi