ILIRIADA PORTAL

Banka hap "thesin" e lekeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03122009

Mesazh 

Banka hap "thesin" e lekeve




Blerina Hoxha
Duke qene se, qarkullimi i lirshem i parase dhe vlerave te tjera monetare eshte ngushtuar per shkak te efekteve negative te krizes globale, Banka e Shqiperise po hedh para ekstra ne treg per te plotesuar nevojat e ekonomise me likuiditet. Kjo situate vjen per shkak te rritjes se nevojave te qeverise per financimin e borxhit dhe nevojave te bankave te nivelit te dyte, te cilat se fundmi kane rritur kreditimin ne monedhen vendase. Ne raportin e saj te fundit per politiken monetare Banka e Shqiperise njoftoi se, ka vijuar te gjeneroje impulse monetare stimuluese per ekonomine. Krahas uljes se normes baze te interesit dy here brenda ketij viti, ajo ndermori operacione injektuese likuiditeti ne shkalle te gjere. Nepermjet rritjes se sasise se likuiditetit te injektuar, zgjatjes se horizontit kohor te maturimit te tij u krijuan kushte me te. Banka e Shqiperise sqaron se ndermjetesimi i kredise se brendshme teresisht ne leke ka rritur nevojen e pranise se Bankes se Shqiperise ne injektimin e likuiditetit. Sipas te njejtave burime nevojat per likuiditet ne sistemin bankar jane plotesuar nga operacionet ne treg te hapur te Bankes se Shqiperise, duke aplikuar nderhyrje per hedhjen e parave ne treg duke ruajtur nje strukture te pershtatshme kohore te ketij injektimi. Mirepo impenjimi i Bankes se Shqiperise ne kete drejtim ka frenuar rritjen e interesave te per monedhen vendase por nuk mundesuar nje renien e tyre ne mesataren e viteve te shkuara. Aktualisht qeveria e blen borxhin e brendshem me nje interes 9.25 per qind, niveli me i larti pas viteve 2000. Nga ana tjeter bankat tregtare ne vend kane rritur mjaft kreditimin ne monedhen vendase per shkak te problemeve qe ka sjelle kreditimi ne valute ne perkeqesimin e kredive te keqija. Keshtu bankat po kreditojne ne leke por nga ana tjeter, depozitat ne masen 70 per qind te tyre jane ne valute, keshtu qe nevoja per lek po rritet. Mirepo kjo situate nuk eshte se ka forcuar dukshem pozitat e lekut ne tregjet vendase te kembimit. Por vihet re nje frenimin i forcimit te metejshem te euros ndaj lekut, por edhe nje renie e lehte e saj gjate dy javeve te fundit.

Cmimi i ulet i lekut, nuk pasqyrohet tek normat e interesit

Ulja e cmimit te lekut pak kohe me pare nga Banka e Shqiperise, ende nuk eshte percjelle nga ana e bankave ne uljen e interesave te kredive ne leke. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani e ka argumentuar kete sjellje te bankave me politikat shtrenguese te kreditimit qe ato kane marre kohet e fundit si rezultat i krizes globale. "Ulja e normes baze te interesit ne fund te muajit tetor shenon forcimin e kerkeses se brendshme dhe te rigjallerimit te kreditimit te ekonomise. Efekti i ketij sinjali ne ekonomi nuk eshte shfaqur akoma i plote. Ne muajin shtator portofoli i kredise per ekonomine eshte rritur me ritme me te uleta, krahasuar me muajt e meparshem. Ritmi vjetor i rritjes se kredise zbriti ne nivelin 13.2%. Ngadalesimi i kredise eshte thuajse teresisht pasoje e tkurrjes se kredise ne valute nderkohe qe kredia ne leke u rrit me 31% ne terma vjetore" theksoi Fullani. Keshtu bankat e nivelit te dyte nuk e kane percjelle ende vendimin e Bankes se Shqiperise per uljen me 0.5% te normes baze te interesit per lekun, i cili synonte t'i bente me te lira kredite ne monedhen vendase, duke i dhene keshtu nxitje kreditimit te ekonomise. Ne muajin shtator, portofoli i kredise per ekonomine eshte rritur me ritme me te uleta krahasuar me muajt e meparshem. Ritmi vjetor i rritjes se kredise zbriti ne nivelin 13.2 per qind. Ngadalesimi i kredise eshte thuajse teresisht pasoje e tkurrjes se kredise ne valute, nderkohe qe kredia ne leke u rrit me 31 per qind ne terma vjetore.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi