ILIRIADA PORTAL

Pallati i Dash Pezes, zbulohen dokumentet e falsifikuara nga Edi Rama

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03122009

Mesazh 

Pallati i Dash Pezes, zbulohen dokumentet e falsifikuara nga Edi Rama




Rama miratoi lejen e ndėrtimit mbi rrugėn duke e cilėsuar pronė private

Skandali i zaptimit dhe pėrvetėsimit tė pronave dhe rrugėve nė Tiranė nga Edi Rama nxjerr ēdo ditė fakte tė reja. Gazeta ka arritur tė siguroi Hartėn Treguese tė Regjistrimit, e tėrhequr pranė Zyrės sė Regjistrimit tė asurive tė Paluajtshme pėr rrugėn “Urani Pano” dhe pronėn e qytetarit Ilir Mata, mbi tė cilėn Dash Peza ka ngritur pallatin e tij 12 katėsh. Gjithashtu pėr tė bėrė krahasimin me situatėn aktuale nė terren, kemi nxjerrė edhe hartėn mbi tė cilėn Edi Rama

ka miratuar lejen e ndėrtimit, duke e pėrfshirė me vetėdije tė plotė edhe rrugėn “Urani Pano” nė zonė ndėrtimi tė mikut tė tij tė ngushtė Peza. Falsifikimi duket qartė nė lejen e ndėrtimit tė lėshuar nga Edi Rama, i cili ka futur nė sipėrfaqen e sheshit tė ndėrtimit edhe rrugėn. Nga ballafaqimi i dokumenteve rezulton se sheshi i ndėrtimit tė miratuar nga Edi Rama ėshtė 191. 5 m2 me njė sipėrfaqe ndėrtimi prej 148.4 m2. Ndėrkaq nga dokumentet e lėshuara nga Zyra e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme, rezulton se prona e Ilir Matės qė ėshtė shfrytėzuar nga Dashi pėr ndėrtim ėshtė 140.5 m2, afro 8 metėr katrorė nga sipėrfaqa e ndėrtimit. Kujtojmė se jo e gjithė sipėrfaqja e pronėsi tė Ilir Matės ėshtė shfrytėzuar pasi pėr shkak tė thyerjes sė sipėrfaqes sė pronės afro 30% e saj ėshtė e pa shfrytėzueshme pėr ndėrtimin e pallatit 12 katėsh. Nga ballafaqimi i kėtyre dokumenteve duket qartė se Edi Rama i ka falur rrugėn mikut tė tij tė ngushtė Dashamir Pezės, si dhe i ka miratuar njė leje ndėrtimi qė nuk pėrmbush asnjė prej kushteve tė urbanistikės.

Abuzimi
Abuzimi i kreut tė bashkisė me rrugėn “Urani Pano” duket qartazi nė tė gjitha dokumentet e qė ekzistojnė si pėr vendndodhjen e pronės ashtu edhe pėr lejen e ndėrtimit. Nė tė gjitha dokumentet vihet re se nė lejen e ndėrtimit ėshtė pėrfshirė edhe rruga, duke bllokuar kalimin e dhjetėra e qindra familjeve qė kalojnė aty. Nė lejen e ndėrtimit pėrpiluar nga KRRT-ja e Ramės dhe e firmosur prej tij, cilėsohet se pallati do tė ndėrtohet mbi pronėn e Ilir Matės, por mesa duket kreu ynė i bashkisė nuk ka llogaritur se sipėrfaqja e sheshit tė ndėrtimit ėshtė edhe dy herė mė e madhe se prona e vėnė nė dispozicion pėr ndėrtim, ose mund ta ketė vėnė re dhe pėr kėtė arsye i ka vėnė nė dispozicion mikut tė tij edhe rrugėn, e cila konsiderohet si vijė kufitare nė lejen e ndėrtimit. Ēdo ditė botohen fakte qė tregojnė veprimet korruptive tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės dhe prokuroria nuk ka regjistruar asnjėherė ndonjė procedim penal pėr rastin konkret apo edhe pėr raste tė tjera ku ndėrtuesit e Ramės kanė zaptuar pronat publike janė me dhjetėra kryetarė bashkish e komunash qė janė dėnuar me burg kur kanė dhėnė leje ndėrtimi mbi njė pronė shtetėrore, apo nuk kanė kontrolluar siē duhet aktin e pronėsisė. Atyre tashmė u lind e drejta qė tė kėrkojnė dėmshpėrblim pėr dėnimin e marrė duke nxjerr si precedent rastin e Edi Ramės, i cili shet dhe jep leje ndėrtimi mbi pronat shtetėrore sipas qejfit tė tij.

Leja e ndėrtim
Nė vendimin e 22 shtatorit 2001, KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės vendosi “nė parim” pėr sheshin e ndėrtimit, me kushtin qė ajo ti shiste rrugėn Dash Pezės, sėrish edhe ky vendim nuk u respektua. Jo vetėm kaq, por, pas pak mė shumė se njė muaji mė pas, KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės, i jep lejen e ndėrtimit Dash Pezės, end epa u zbardhur leja pėr shesh ndėrtimi. Me pak fjalė, nė datėn 27 tetor 2001, KRRT e Bashkisė sė Tiranės me vendimin e saj Nr. 28, miratoi lejen e ndėrtimit, pėr kompaninė e Dash Pezės, “T. T. T. ALBA – L.A.M.” sh.p.k ende pa u pėrcaktuar sheshi i ndėrtimit, madje ende pa u zbardhur leja pėr shesh ndėrtimi qė Edi Rama kishte firmosur vetėm pak mė shumė se njė muaj mė parė. Leja pėr sheshin e ndėrtimit, pėr tė cilin Edi Rama firmosi edhe lejen e ndėrtimit, u zbardh vetėm njė vit mė pas. Pikėrisht, nė datėn 4 shtator 2002, zbardhet leja e sheshit tė ndėrtimit (sipas formularit Nr. 2), Nė bazė tė zbardhjes sė kėsaj leje pėr shesh ndėrtimi, mėsohet se sipėrfaqja e sheshit ishte 191.5 m2, ndėrsa sipėrfaqja e ndėrtimit 148.4 m2. Koeficienti i shfrytėzimit 0.77. Afati i kėsaj leje ishte deri nė datėn 22. 03. 2002. Mė pak se 10 ditė pas zbardhjes sė lejes sė sheshit tė ndėrtimit, por edhe njė vit pas marrjes sė lejes sė ndėrtimit, saktėsisht nė 13 shtator 2001 (sipas formularit Nr. 4), u zbardh edhe afati i lejes sė ndėrtimit tė dhėnė nė 27 tetor 2001 nga KRRT-ja e Bashkisė sė Tiranės, pėr Dash Pezėn. Afati i kėsaj leje ėshtė deri nė 27. 10. 2004.

Pezullimi dhe rifillimi i punimeve
Pėr shkak tė abuzivizmit flagrant nė kėtė ndėrtim, ish-qeverisja socialiste vendosi tė pezulloi punimet, por pezullimi zgjati vetėm njė vit dhe sėrish iu hap rruga Dash Pezės qė tė rifilloi grabitjen e rrugės “Urani Pano” nga njė vendim i KRRTRSH Nr. 10 datė 15. 03. 2005, ku thuhej se ėshtė kryer njė inspektim, ėshtė konstatuar se nga ana e ndėrtuesve janė respektuar kondicionet por duke pėrfshirė edhe rrugėn. Nė vendim thuhet se ėshtė revokuar vendimi i KRRTRSH Nr. 12 datė 23. 06. 2004 “Pėr rishikimin e vendimit tė KRRT tė Bashkisė sė Tiranės Nr. 28 datė 27. 10. 2001 pėr leje ndėrtimi pėr objektin 11 dhe 12 kate nė Rrugėn “Urani Pano”, pėr subjektin ndėrtues “T. T. ALBA- L.A.M”. gjithashtu nė kėtė vendim thuhet se Bashkia e Tiranės duhet tė parashikojė lėnien e kalimit kėmbėsor publik Veri-Jug. Pėr zbatimin e kėtij vendim,i ngarkohet Ministria e Rregullimit tė Territorit dhe Turizmit dhe Bashkia Tiranė. Qė prej kėtij vendimi, Dash Pezės iu hap rruga qė tė pėrvetėsonte rrugėn, pėr tė cilėn do tė vazhdojė tė paguajė njė qira qesharake dhe duke i hequr njėherė e pėrgjithmonė qytetarėve rrugė hyrėse pėr nė banesėn e tyre. Banorėt e zonės i luten zotit qė mos tė bjerė ndonjė zjarr apo tė kenė ndonjėherė nevojėn e ambulancės, pasi Dash Peza ua hoqi tė drejtėn e ndihmės.

Romir Saraēi



sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi