ILIRIADA PORTAL

Mbarimi i afateve tė paraburgimit, Aldo Bare kėrkon tė lėrė qelinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03122009

Mesazh 

Mbarimi i afateve tė paraburgimit, Aldo Bare kėrkon tė lėrė qelinė




Mbrojtja pretendon lirimin e kreut tė bandės sė Lushnjės, pasi kanė skaduar afatet e parashikuar me ligj.

Aldo Bare ka depozituar njė kėrkesė nė gjykatė pėr shuarjen e masės sė sigurimit. Ditėn e djeshme nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda ėshtė paraqitur avokatja mbrojtėse Jaulldyz Kastrati, e cila ka paraqitur para sekretarisė njė kėrkesė pėr lirimin e Bares nga burgu. Sipas avokates i pandehuri Aldo Bare nuk mund tė lihet mė nė burg, pasi kanė kaluar tė gjitha afatet e mbajtjes nė kushtet e paraburgimit. Nė bazė tė legjislacionit ekziston njė afat i caktuar, brenda

tė cilit mund tė lihet nė paraburgim i pandehuri. Nė momentin qė ky limit ligjor skadon, atėherė i pandehuri duhet tė lirohet nga kjo lloj mase sigurie dhe duhet tė kthehet nė gjendje tė lirė. Por mesa duket gjykata e ka harruar kėtė nen tė Kodit tė procedurės Penale, duke tejkaluar afatet e paraburgimit. Vetėm para disa ditėsh ėshtė realizuar ekstradimi i Aldo Bares nga shteti turk, dhe njė ditė mė pas ėshtė dhėnė masa e sigurisė. Nė seancėn e radhės trupi gjykues do tė shqyrtojė kėtė pretendim tė palės mbrojtėse. Ditėn e enjte kreu i “Bandės sė Lushnjės” ėshtė njohur me masėn e sigurimit arrest nė burg. Ndėrkohė qė avokatja mbrojtėse e tė pandehurit Aldo Bare ka pretenduar caktimin e njė masė sigurie mė tė butė. Por gjykata e ka hedhur poshtė kėtė pretendim, duke e lėnė nė qeli tė pandehurin Bare. Dihet nga tė gjithė se Alfred Shkurti, i njohur ndryshe me nofkėn e Aldo Bares, ka qenė nė krye tė njėrės prej bandave mė tė rrezikshme dhe akuzohet pėr njė numėr mjaft tė madh vrasjesh. Kėshtu qė edhe kėrkesa e mbrojtjes pėr njė masė mė tė butė ka pasur mė shumė karakter formal, duke respektuar kėshtu anėn procedurale tė kėrkuar nga Kodi i procedurės Penale. Tė pandehurit Bare i ėshtė caktuar nga gjykata njė avokate, pasi ky i fundit ka refuzuar tė zgjedh njė mbrojtės. Gjatė procesit tė djeshėm i pandehuri Aldo Bare ėshtė njohur me tė gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, dhe ka qėndruar nė heshtje. Gjyqtari Klodian Kurushi ka prezantuar listėn e akuzave, tė cilat janė krijimi i organizatės kriminale, rrėmbim personi, shkatėrrim prone, dhunim varesh, bashkėpunim me organizata tė tjera kriminal dhe nė fund kryerja e mbi 20 vrasjeve. E vemja fjalė e Aldo Bares ka qenė pėrgjigjja e pyetjes sė gjykatės pėr gjeneralitetet e tij, duke mos deklaruar asgjė mė shumė dhe duke mos pasur asnjė lloj reagimi ndaj masės sė arrestit nė burg.

Ekstradimi
Aldo Bare ėshtė ekstraduar vetėm disa ditė mė parė nga Turqia. Ai ėshtė sjellė me njė charter special direkt nga Ankaraja, pėr nė Shqipėri. Ai u arrestua nė Turqi nė mars 2006. Shoqėrimi i tij ėshtė bėrė nėn masa tė forta sigurie, qė sollėn edhe bllokimin e plotė tė rrugės Rinas-Tiranė. Njė eskortė policie e shoqėroi deri nė burgun 313 nė Tiranė. Aldo Bare ose Alfred Shkurti, (emri i tij i vėrtetė) u arrestua afro tre vjet mė pare nė Ankara, por ekstradimi i tij s'ka qenė i lehtė pėr autoritetet shqiptare. Bare pretendoi nėpėrmjet avokatit te tij turk se nuk duhet te ekstradohej nė atdhe, pasi rrezikohej deri nė eliminim fizik. Gjatė seancave gjyqėsore tė shqyrtimit tė kėrkesės pėr ekstradim, Aldo Bare ka shprehur dėshirėn pėr ekstradimin e tij nė Itali, duke refuzuar tė kthehet me pranga nė duar nė Shqipėri. Ndėrkohė edhe shteti Italian kishte paraqitur interes pėr ekstradimin e Bares, pasi atje ai ishte nėn akuzė pėr trafik droge. Lėvizja pėr kapjen e tij u aktivizua pasi Prokuroria e Krimeve te Rėnda, e cila formuloi ndaj Aldo Bares akuzat pėr krijimin e organizatės kriminale, akuzat pėr mė tepėr se 15 vrasje, pėr rrėmbim personi, shkatėrrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale, nė bashkėpunim nga organizata kriminale.

Dosja
Zanafilla e bandės sė ashtuquajtur "Banda e Lushnjės" nis aty nga viti 1997. Gjithēka nisi pas njė sherri mes Aldo Bares dhe Artur Dajės, pas njė bisede telefonike mes dy miqve. Grindja mes tyre nuk do tė mbaronte vetėm me njė mbyllje telefoni. Sipas prokurorisė, Aldo Bare qėllon ndaj Artur Dajės, duke e plagosur, por vdes nė vend tė kėtij tė fundit, njė shok i tyre Genci Kashari. Por nė kėtė shkėmbim zjarri mes palėve ka mbetur i vdekur vėllai i Aldos, Ramadan Shkurti. Pikėrisht nė datėn 2 korrik tė vitit 1997, do tė nisnin edhe njė sėrė vrasjesh zinxhir, numri i viktimave ende nuk ėshtė pėrcaktuar zyrtarisht. Pas njė maratone tė gjatė gjyqėsore, aktualisht tė akuzuarit e bandės sė Aldo Bares, janė duke u gjykuar nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda.

Akuza pėr Baren
Aldo Bare ėshtė nėn akuzėn pėr: vrasje me paramendim tė shtetasve Genci Kashari, Artur Daja, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu. Vrasje me paramendim, tė ngelur nė tentativė ndaj shtetasve Gramoz Selmani dhe Masar Aliu; mbajtje pa leje tė armėve luftarake; shkatėrrimit tė pronės me zjarr tė banesės sė shtetasit Shkėlqim Haxhiu; organizimi, financim dhe krijim tė organizatės kriminale; kryerje sė veprave penale nga organizata kriminale; parashikuar nga nenet 333 dhe 334 te Kodit Penal.

Anxhela Tato



sot

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Mbarimi i afateve tė paraburgimit, Aldo Bare kėrkon tė lėrė qelinė :: Komentet

Mesazh prej Thu Dec 03, 2009 7:14 pm nga njoni

hajde ēbohet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Dec 03, 2009 9:00 pm nga nardlushnja

aldo bare.......Fred Shkurti me te vertete nje kriminel i papare ndonjehere,por per mendimin tim kishte nje merite......me formimin e Bandes se Lushnjes solli edhe qetesine e shumekerkuar ne Lushnje ne ate kohe.Dua te them qe banda e tij veproi si skuadrat e antikrimit....dhe kjo eshte e vertete.
Te gjithe te vraret nga banda e tij ishin kriminele te shumekerkuar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Dec 04, 2009 1:02 am nga Jona

Paska qen nje lloj robin hudi. Po pse duan ta denojne???? .... apo mos ka vra vetem kriminelet blu kurse keto kriminelet roz jo.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Dec 04, 2009 6:55 pm nga nardlushnja

Jona shkruajti:Paska qen nje lloj robin hudi. Po pse duan ta denojne???? .... apo mos ka vra vetem kriminelet blu kurse keto kriminelet roz jo.

Krimi eshte krim dhe nuk njeh ngjyra.
Krimineli duhet denuar

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:08 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi