ILIRIADA PORTAL

Falimenti Evropian i Ramės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04122009

Mesazh 

Falimenti Evropian i Ramės




Fatbardh Kadilli

E pėrfshirė nga kriza e mungesės sė projektit opozitar, opozita po rrėshqet pėrditė nė veprime, qė kanė si objektiv pengimin e hapave integrues tė Shqipėrisė drejt Evropės. Sidomos pas viti 2007 opozita i ėshtė nėnshtruar krejtėsisht aksionit tė Ramės, i cili nė kėto zgjedhje hyri si njė lojtar bixhozi nė ruletė ruse, qė luan pėr jetė a vdekje. Edhe Ramės po i ndodh ashtu si lojtarėve tė kėsaj loje fatale, tė cilėt nuk mund ta shikojnė humbjen e tyre. Duket se ai nuk ka menduar kurrė se si do tė jetė dita pas humbjes. I papėrgatitur tė vazhdojė lojėn politike nė humbje, pa asnjė ide se si mund tė mbajė tė mobilizuar opozitėn dhe pa asnjė ide qė t’i propozojė socialistėve si projekt opozitar, Rama e ka lėnė opozitėn jo vetėm nė krizė idesh, por edhe pa njė motivim moral.
E vetmja alternativė e tij sot ėshtė tė projektojė krizėn e tij vetjake nė njė krizė tė Shqipėrisė. Rama ka mbetur i mbėrthyer nga frikėra tė shumta. Ka frikė tė marrė pėrgjegjėsinė e humbjes, ka frikė nga tė vetėt qė nuk e pranojnė sjelljen dhe lidershipin e tij, ka frikė nga deklarimet e ndėrkombėtarėve, tė cilėt nuk e pranojnė bojkotin, por mbi tė gjitha ka frikė dhe dukshėm e pėrjeton si fatalitet ēdo avancim tė Shqipėrisė drejt integrimit evropian. Nė kėtė gjendje krize ai ka treguar se jo vetėm ėshtė i paaftė tė kontribuojė pėr tė mirėn e vendit, pėr projektin e pėrbashkėt evropian tė tė gjithė shqiptarėve dhe tė gjithė forcave politike nė vend, por ē’ėshtė mė e keqja, po pėrpiqet me ēdo kusht tė pengojė ēdo hap avancimi. Nėn drejtimin e tij opozita po falimenton nė tė gjitha sfidat evropianizuese tė vendit. Duke mos njohur zgjedhjet, duke bojkotuar parlamentin, Rama po pėrpiqet tė shkaktojė krizė nė vend. Po pėrpiqet tė bindė evropianėt qė demokracia nė Shqipėri nuk ėshtė e pjekur, njėsoj si dikur Dokle shprehej “molla nuk ėshtė pjekur”, kur bėhej fjalė pėr anėtarėsimin nė Kėshillin e Evropės. Ai synon agravimin e krizės qė t’i trembė evropianėt pėr vendin e ri partner Shqipėrinė si njė vend me kriza. Edhe pse Rama e fsheh dhe nuk guxon ta shprehė haptazi, Shqiptarėt duhet ta dinė se ky ėshtė qėllimi kryesor i tij, pėrpjekjeve pėr trazira, pėrpjekjeve qė nuk do mungojnė nė ditėt e protestave me shpresėn e vetme qė situata tė dalė jashtė kontrollit. Kjo ėshtė politikisht kriminale, por jo vetėm. Kjo sjellje ėshtė provė e falimentit tė tij pėr t’i provuar Evropės se i njeh vlerat evropiane tė demokracisė. Liberalizimi i vizave ėshtė hapi qė presim tė ndodhė nė 6-7 muajt e ardhshėm. Jo vetėm me krizėn institucionale qė po projekton, por edhe me veprime dhe deklarime konkrete, pėrfaqėsuesit e opozitės po pėrpiqen tė pengojnė me ēdo kusht kėtė arritje qė ēdo shqiptar e pret duke numėruar mbrapsht ditėt qė na ndajnė nga data e shumėpritur. Pėrfaqėsues tė Ramės nė takime me ndėrkombėtarė po pėrpiqen t’i trembin ata qė tė mos i heqin vizat se shqiptarėt do dynden nė njė eksod tjetėr masiv, se studimet e tyre thonė se mė shumė se gjysma e popullsisė do tė emigrojė dhe do tė synojė punėsimin nė Evropė, duke sjellė probleme pėr vendet pritėse. Kriminale politikisht, por mbi tė gjitha nga pikėpamja humane. Provė e falimentit tė Ramės dhe njerėzve tė tij qė tė punojnė pėr objektiva tė pėrbashkėta tė qytetarėve tė vendit tė vet, provė e falimentit pėr tė treguar se njeh dhe vepron mbi parimet dhe dimensionet humane tė Evropės. Marrėveshja me Greqinė pėr kufijtė detarė ėshtė pėrshėndetur nga ndėrkombėtarėt si e vetmja marrėveshje nė rajon pėr kufirin e zhvilluar dhe e negociuar pa tutorinė e ndėrkombėtarėve, por si vullnet i vetė vendeve kufitare. Duke arritur njė marrėveshje tė tillė Shqipėria tregon se ėshtė vėrtet faktor stabiliteti, duke dhėnė shembullin qė se kanė dhėnė as ato vende, qė janė sot anėtare apo kandidate pėr anėtarėsim. Opozita kalon nė veprime nonsense. Duke e provokuar reaksionin nė opinion publik pėr kėtė marrėveshje, opozita ra nė kurthin e ngritur vet. U detyrua tė krijojė njė precedent tė panjohur me paraqitjen nė Gjykatėn Kushtetuese. Me kėtė veprim Rama, tregoi se ėshtė njė partner i papėrgjegjshėm, i pabesueshėm. Aq e vėrtetė ėshtė kjo sa, ai nuk u prit nė takim tė veēantė nga Papandreu, edhe pse ky i fundit i bėri njė shėrbim tė paprecedent, duke i ardhur dhe bėrė fushatė dy ditė para zgjedhjeve. Provė e pakundėrshtueshme e falimentit tė tij evropian. Kriza ekonomike dhe financiare qė pėrfshiu botėn pati ndikim jo tė madh nė Shqipėri. Kjo falė njė politike tė qėndrueshme fiskale, falė shumė faktorėve tė tjerė qė ishin pėrcaktues dhe nuk ia vlen tė zgjatemi. Por gjatė gjithė viti 2009 “ekspertėt e kthyer nė politikanė rishtazi nė radhėt e PS me urdhėr tė Ramės tentuan pareshtur tė destabilizojnė ekonominė dhe tė cenojnė besimin e qytetarėve nė sistemin bankar. Deklarimet e tyre janė tė fiksuara nė memorien e institucioneve evropiane dhe veēanėrisht tė atyre financiare ndėrkombėtare. Deklaratat mund tė quhen tė papėrgjegjshme, por janė kriminale, pasi synonin tė shkatėrronin ekonominė dhe pėr rrjedhojė pasurinė e qytetarėve. Nė asnjė vend, edhe nė ata qė u pėrfshinė nga kriza e thellė, asnjė forcė politike, asnjė autor nuk guxoi tė bėjė politikė me krizėn, pasi ajo konsiderohet krim. Por me pak pėrjashtime qė duhen lavdėruar, opozitarėt sidomos ata rishtarė falimentuan tėrėsisht pėr tė provuar se janė tė aftė tė pėrballojnė pėrgjegjėsitė e shtetarit. Falimentuan tė provojnė se i pėrkasin kulturės politike dhe shtetare tė perėndimit. Ka edhe shumė shembuj tė tjerė tė falimentit evropian tė opozitės. Por, asnjė veēmas, qoftė edhe tė marrė sė bashku, nuk barazohet me projektin e Ramės pėr tė destabilizuar me ēdo ēmim vendin, pėr tė rrėzuar njė Parlament dhe njė qeveri legjitime nėpėrmjet protestave. Projekti i tij revolucionar, projekti pėr pėrmbysje ėshtė shprehje e antievropianizmit dhe falimentit tė tij personal. Ky faliment nuk do tė mėshirohet.

panorama

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi