ILIRIADA PORTAL

Rama deputetėve socialistė: “Pėr ju do tė jem Enveri dhe Mehmeti sė bashku”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04122009

Mesazh 

Rama deputetėve socialistė: “Pėr ju do tė jem Enveri dhe Mehmeti sė bashku”




Ndalohet diskutimi nė Grupin Parlamentar Socialist. Akuzave se Rama po sillej si Enveri, ky i fundit u pėrgjigjet se do tė jetė diktator i dyfishtė, si Enveri dhe Mehmeti sė bashku. Por polemika e parė ka shpėrthyer nė tė njėjtėn ditė, kur Blendi Klosi ka deklaruar gabimisht nė tv se deputetėt socialistė do tė kthehen nė parlament para 7 marsit, kur u skadon afati kushtetues

Shfaqja e djeshme e grupit parlamentar socialist ka sanksionuar edhe thundrėn qė Edvin Rama ka vendosur mbi strukturat e PS-sė. Nė pėrfundim tė fjalimit tė tij, tė mbushur me fraza kundėr mazhorancės dhe kryeministrit Sali Berisha, por edhe me njė klimė intimidimi ndaj ligjvėnėsve tė pashuguruar socialistė, Edvini ka refuzuar t’u japė fjalėn deputetėve dhe ankesa e njėri prej tyre, se bllokimi i fjalės po ndodhte njėlloj siē pat bėrė mė herėt Enveri, Edvini iu pėrgjigj shkurt, por duket edhe me vendosmėri: “Pėr ju do tė jem Enveri dhe Mehmeti sė bashku”.
Sanksionimi i diktaturės sė re tė bolshevikėve tė Edvinit ndaj menshevikėve, anėtarė tė LMN-sė, apo edhe oponencė e heshtur brenda grupit parlamentar, tregon pėr njė fazė tė re ku po shkon pėrplasja e re brenda sė majtės. Klani i punistėve, me Ruēin, Doklen e Gjinushin duket se pėr momentin po luan rolin e mentorit pėr politikėn mė tė re tė socialistėve tė Edvinit, por vendosja e diktaturės, nėn togfjalėshin “Enver e Mehmet sė bashku” parathotė se tashmė pėrplasjet nuk do tė kenė fort zgjidhje brenda strukturave socialiste.
Duket se Rama ėshtė fort i interesuar se pastrimin e fundit tė grupit parlamentar dhe largimin e deputetėve tė LMN-sė nga grupi, duke gjetur casus-in qė do t’i pėrjashtojė ata. Arsyeja gjendet tek afrimi i 7 marsit, afatit final deri kur 65 deputetėt do tė marrin mandatet, nė rast se do tė kryejnė betimin nė Kuvend, pėrndryshe lista do tė zbresė tek emrat e tjerė, tė PS-sė apo partive tė tjera aleate, sipas rastit. Vetė Blendi Klosi, nė njė intervistė tė papritur televizive pėr Ora News, deklaroi dje nė mesditė, se ishte e sigurtė, se brenda kėsaj date, deputetėt socialistė do tė paraqiteshin nė parlament e do tė kryenin betimin. Por duket se pohimi s’i ka pėlqyer Edvinit, i cili ka patur dje njė zėnkė publike me Klosin, duke e akuzuar se e kishte tejkaluar limitin dhe se kishte dekonspiruar dosjen-shantazh tė kėtij fundviti.
Pra e gjithė pjesa e protestave dimėrore, e grevave pa afat apo e thirrjeve pėr mosbindje civile s’janė gjė tjetėr veēse njė nxitim qė prej destabilizimit tė pėrkohshėm tė nxirret njė pėrfitim sa mė i madh politik, pėrndryshe gjithēka do tė kthehet nė normalitetin e parlamentit, por nėse deri nė kėtė kohė deputetėt disidentė tė LMN-sė apo tė tjerė do tė jenė ngutur e do tė kenė thyer urdhrin e bojkotit, aq mė mirė pėr Edvinin, i cili do tė gėzonte mė tej njė grup parlamentar monolit e reaksionar nė tė njėjtėn kohė, por edhe s’do tė ndante pushtet me ta, kur tė ishte puna pėr tė ndarė tortėn e pushtetit vendor, paēka se dardha e ka bishtin prapa dhe njė fraksionim i ri i PS-sė veē sa do tė ulte gjasat e Ramės pėr njė rizgjedhje nė krye tė bashkisė sė kryeqytetit.
55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi