ILIRIADA PORTAL

Thellohet skandali i pallatit tė Dash Pezės, u grabit prona e familjes Kėllezi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05122009

Mesazh 

Thellohet skandali i pallatit tė Dash Pezės, u grabit prona e familjes Kėllezi




Nė vitin 2006, Kryeministri kėrkon hetimin e ngjarjes dhe ndėshkimin e institucioneve abuzuese

Abuzimet pėr ndėrtimin e pallatit tė Dash Pezės nė rrugėn “Urani Pano” duket se nuk kanė fund. Mania e grabitėsve tė pronave pėr tė ndėrtuar, nuk ėshtė mjaftuar vetėm me rrugėn e shfrytėzuar pėr ndėrtim, por kanė marrė edhe tokė nga familja Kėllezi, tė cilėtr klufizohen nga jugu me pronėn e Ilir Matės. Pėr kėtė ēėshtje nė Gjykatėn e Tiranės ėshtė i hapur njė proces gjyqėsor, qė do tė vendosė grabitjen e pronės nga ana e Dash Pezės dhe Edi Ramės.

Falsifikimi ėshtė bėrė qė nė dhėnien e lejes sė ndėrtimit, por edhe mė pas duke mos respektuar hapėsirat e miratuara, firma “T. T. ALBA- L.A.M” ka zaptuar pronėn e familjes Kėllezi. Abuzimet dhe ndėrhyrja nė pronėn e kėsaj familje ėshtė faktuar edhe nga njė inspektim i KRRTRSH-sė e cila ka konstatuar abuzime nė zbatimin e projektit dhe ka kėrkuar qė tė merren masa, por nė kėtė rast masat duhet tė merren nga ushtarėt e Ranės, tė cilėt asnjėherė nuk guxuan ti afrohen pallatit tė mikut tė ngushtė tė shefit tė tyre. Tashmė i pėrket gjykatės qė tė japė vendimin pėr kėtė grabitje, por edhe nga ky fakt familjarėt nuk ngushėllohen aspak. Ata janė pėrball faktit qė janė dhėnė disa vendime gjykatash, madje edhe njė vendim nga Gjykata e Lartė pėr shkatėrrimin e kėtij pallati, por pėrmbarimi nuk vepron. Ndaj edhe qytetarėt e kėsaj zone, tė dėmtuar apo jo nga pallati i Dash Pezės kanė humbur tė gjitha shpresat pėr marrjen e masave.

Reagimi i qeverisė

Lejes abuzive i shtohen edhe abuzimet me lejen. Pas miratimit tė njė lejen ndėrtimi komplet e paligjshme, Dash Peza dhe Edi Rama nuk u mjaftuan, por rifilluan abuzimet me zgjerimin e sipėrfaqes sė ndėrtimit dhe futjen tashmė nė prona private. Nga njė inspektim i KRRTRSH-sė, pas ankesave tė qytetarėve, janė konstatuar disa abuzime qė nga mos linja e njė rruge pėr kėmbėsorėt siē ishte parashikua nga njė vendim i mėparshėm i KRRTRSH-sė e deri tek futja nė prona privat me zgjerimin e ballkoneve apo edhe me hedhjen e kolonave nė pronėn e tjetrit. Pas ankesės sė banorėve edhe nė Kryeministri ka ardhur edhe ragi i kėsaj tė fundit me njė kėrkesė dėrguar institucioneve kompetente. Kėrkesa pėr marrje tė masave tė menjėhershme iu drejtua Ministrisė sė Punėve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit pėr tė marrė masa pėr abuzimin me shitjen e rrugės, Ministrisė sė Drejtėsisė sė cilės iu sugjerua qė tė hetonte personat apo institucionet abuzuese dhe t’i ndiqte penalisht. Gjithashtu pėr veprim iu drejtua edhe Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme si dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė Ndėrtimore. Por edhe pas kėsaj kėrkese nuk ėshtė marrė asnjė masė duke e lėnė Dash Pezėn dhe Edi Ramėn tė finalizojnė grabitjen e tyre.

Shkeljet
Nė kėtė kėrkesė, ku kėrkohet raportim urgjent pėr situatėn dhe marrjen e masave tė menjėhershme ka theksuar se “ Nga shqyrtimi i materialeve tė paraqitura nga ankimuesit konstatohen njė sėrė problemesh dhe shkeljesh pėrfshirė: Shkelje tė lejes urbanistike nė plan dhe vertikalitet, ndėrsa vetė leja e ndėrtimit lėshuar nga Bashkia e Tiranės u ka mohuar tė drejtat e kalimit qytetarėve tė lagjes, dhe ka cenuar pronėsinė private familjes Kėllezi . Nė momentin e fillimit tė punimeve palėt e dėmtuara kanė hapur dhe fituar gjyqin pėr tė bllokuar punimet. Por dy muaj pas gjyqit, firma e ndėrtimit hipotekon karabinanė dhe vazhdon punimet. Nga ankimuesit ZRPP akuzohet se ėshtė implikuar nė afera korruptive. Sipas ankimuesve Bashkia Tiranė, fillimisht ka pretenduar se ka shitur tokėn firmės, pastaj ka mbajtur qėndrim ambik, duke deklaruar se ka dhėnė tokėn me qira, pėr njė ndėrtim privat. Policia Ndėrtimore mė datė 17. 11. 2005 ka reaguar me njė shkresė nė favor tė qytetarėve por ēuditėrisht, puna vazhdon dhe askush nuk ndėrhynė.

Maxhun Peka: Tė zgjidhet urgjentisht problemi
Duke konstatuar shkelje nė dokumentet qė kanė paraqitur qytetarėt, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave, Maxhun Peka ka kėrkuar qė pėr rastin nė fjalė tė merren masa dhe tė ndėshkohen abuzuesit. Ai i ka kėrkuar organeve kompetente qė ndėrhyrja tė jetė e menjėhershme dhe tė zbatohet me pėrpikėri ligji. MPTT dhe Policia Ndėrtimore, Ministria e Drejtėsisė dhe ZRPP tė hetojnė kėtė ēėshtje nė terren, tė kontaktojnė banorėt e interesuar, firmėn e ndėrtimit dhe Bashkinė Tiranė, dhe tė prononcohen zyrtarisht pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemeve tė krijuara. Nė rast shkeljesh tė denoncohen personat-institucionet pėrgjegjėse ligjėrisht dhe nė organet e medias. Nė rast se verifikohet dhunimi i pronės tė kthehet urgjentisht nė gjendjen e mėparshme dhe nė pamundėsi tė bėhet kompensimi i pronarit nga firma dhe Bashkia e Tiranės. Nė ēdo rast tė garantohet praktikisht nė terren e drejta e aksesit tė mohuar pėr komunitetin nė fjalė.

Romir Saraēi



sot
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Thellohet skandali i pallatit tė Dash Pezės, u grabit prona e familjes Kėllezi :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat Dec 05, 2009 6:38 pm nga un

Rama osht bo super miljarder. Ai se di mo sa pare ene mikona euro ka. Krejt tu zhvat fukarejt.Haram i qoft!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi