ILIRIADA PORTAL

Zbardhet skema e mafias - ndėrtimin nė qendėr tė Tiranės, Rama ia kishte premtuar Dulakut qysh mė 2006-n

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05122009

Mesazh 

Zbardhet skema e mafias - ndėrtimin nė qendėr tė Tiranės, Rama ia kishte premtuar Dulakut qysh mė 2006-n




Pas skandalit me gropėn nė qendėr tė Tiranės, dokumentet vetėkompromentuese denoncojnė aferėn e radhės tė Edi Ramės. Trualli nė qendėr tė Tiranės ishte llogaritur pėr njė ndėrtim shumėkatėsh nga Edi-Al, kompani e cila e kishte pėrfshirė godinėn si tė vetėn, qysh nė kalendarin e vitit 2006

Truallit nė qendėr tė Tiranės, qė pak ditė mė parė u shndėrrua nė lulishte, ishte planifikuar pėr ndėrtimin e njė godine tė lartė. Ndėrtesa e cila pritej tė ngrihej nė qendėr tė Tiranes, pranė Bankės sė Shqipėrisė, ėshtė marketuar nė katalogun e kompanisė EDIL Al-IT qė nė vitin 2006, pra disa vite pėrpara sesa tė sqaronte ēėshtjen e pronėsisė sė truallit. Kjo godinė, pritej, siaps tė njėtit katalog, tė pėrfundonte sė ndėrtuari nė vitin 2010.
Sipas asaj qė ishte publikuar nė faqen 31 tė katalogut tė kompanisė EDIL AL-IT, ndėrtimi elitar do quhej “Syri i Tiranės” (“Eyes of Tirana”) dhe parashikonte 63.500 m2 sipėrfaqe ndėrtimi. E konsideruar si “njė nga projektet mė ambiciozė tė Masterplainin pėr Tiranėn”, nė tė njėjtėn faqe tė tė njėjtit katalog, jepen edhe tė dhėna tė tjera veē sipėrfaqes sė ndėrtimit dhe vitit tė pėrfundimit, pėrcaktohen tė specifikuara edhe sipėrfaqet e zonės tregtare, zyrave, restoranteve, parkingjeve, etj.
Sipėrfaqja e truallit nė qendėr tė Tiranės, e llogaritur pėr njė ndėrtim shumėkatėsh, u bė rreth njė muaj mė parė, objekt debatesh, pasi Ministria e Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT), ndėrmori njė iniciativė, pėr shndėrrimin e njė grope tė hapur aty prej vitesh, nė njė lulishte.
Kjo iniciativė e MPPTT, u pasua me tentativa tė bashkisė sė Tiranės dhe kryebashkiakut tė saj Edi Rama, pėr tė justifikuara veprimet e tyre, pėr abuzimin me kėtė truall, shtetėror, qė pėrpiqej tė “servirej” nga abuzuesit, si truall privat.
Pėrballė pretendimeve tė kryebashkiakut tė Tiranės Edi Rama, drejtues tė MPPTT zbardhėn dokumentet qė faktonin dijeninė e kryebashkiakut pėr pronėsinė publike tė truallit nė qendėr tė kryeqytetit, mbi tė cilin u tentua tė ndėrtohej nė mėnyrė tė paligjshme.
Sipas kėtyre shkresave, pėrkundėr pretendimeve tė kryebashkiakut tė Tiranės pėr pronė private, mėsohet se vetė, nga ana e bashkisė, ishte pranuar zyrtarisht se kjo sipėrfaqe trualli, e tentuar pėr t’u falur pėr ndėrtimin e njė shumėkatėshi, ishte pronė shtetėrore.
Ndėrkohė, nga pėrllogaritja mbi kėto shkresa, vetėm shitja me ankand e truallit mendohet se mund tė shkonte 110 milionė euro.
Sipas drejtuesve tė MPPT e gjithė kėmbėngulja e Edi Ramės pėr tė fshehur pronėsinė, fshinte interesa personale tė tij, tė grupeve qė i qėndronin pas, si dhe tė njė numri klientėsh qė janė mėsuar tė ngrenė biznese nė shkelje tė ligjit dhe nė dėm tė interesave tė kryeqytetasve.
Pėr t’i dhėnė fund kėtyre pretendimeve tė kryebashkiakut tė Tiranės, ndėrsa qeveria e shndėrroi gropėn disa vjeēare nė lulishte, ka paralajmėruar nxjerrjen e saj nė ankand, ndėrsa tė hollat e pėrfituara nga shitja e saj, do tė pėrdoren si fond pėr kompensimin e ish-pronarėve.

55

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20968
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi