ILIRIADA PORTAL

Rama, incident nė Kongresine Internacionales Socialiste

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08122009

Mesazh 

Rama, incident nė Kongresine Internacionales Socialiste




Zevendeskryeministri i Shqiperise, Ilir Meta, njeheresh ministri i Puneve te Jashtme, ne nje prononcim te dhene dje per televizionin kombetar "Klan", shprehu keqardhjen per largimin e kryesocialistit Edi Rama nga salla, ne kohen qe ai mbante fjalen tek Kongresi i Partive Socialiste Evropiane, ne Prage. I pyetur per zhvillimet qe po ndodhin ne kryeqytetin cek, kreu i LSI, i cilesoi si ngjarje shume te rendesishme per te majten evropiane. "Kongresi i Partive Socialiste Evropiane, qe po zhvillohet ne Prage, eshte nje ngjarje shume e rendesishme, pasi synon rimarrjen e forcave dhe te energjive te se majtes evropiane, Bashkimit Evropian dhe kontinentit tone, pas nje situate jo shume te kendshme ne pergjithesi elektorale, ne disa vende", vleresoi Meta. Duke vijuar me tej, ai u shpreh se ne punimet e Kongresit te Partise Socialiste Evropiane, pervec tij si kryetar i LSI, merr pjese edhe kreu i PS, Edi Rama. "Natyrisht qe, vec shume drejtuesve te tjere u ftua dhe zoti Rama, u ftova dhe une per te folur dhe per te thene pikepamjet tona, lidhur me rolin e Shqiperise per sa i takon kontributit te integrimit te Ballkanit Perendimor, por edhe per te shkembyer pikepamje te ndryshme ne lidhje me zhvillimet e fundit", u shpreh kreu i diplomacise shqiptare. Ai beri te ditur se degjoi me shume vemendje zotin Rama, pavaresisht se pak a shume qendrimet e tij ishin po ato qe mban zakonisht ne Tirane dhe ne politiken tone te brendshme. "Kuptohet pa argumentet e nevojshme per te justifikuar pozicionin e bojkotit edhe njekohesisht pa vullnetin e duhur per nje qendrim konstruktiv, ne menyre qe opozita te luaj rolin qe i takon, ne proceset demokratike ne vend dhe sidomos integrimit evropian te vendit", nenvizoi Meta. Por, pas fjales se kryetarit te partise me te madhe ne opozite, ishte lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, si perfaqesues i nje partie kryesore te majte ne Shqiperi qe mbajti fjalen e tij. Ne kete moment, kryesocialisti Rama sapo ka marre fjalen ish-aleati i tij, eshte larguar, duke braktisur panelin e pjesemarresve. "Ishte per te ardhur keq qe gjesti jo tolerant dhe jo demokratik i tij, i largimit nga ky takim pune ne momentin qe une, sikurse u ftova, fillova te mbaj fjalen time dhe te ekspozoje edhe situaten ne Shqiperi, por edhe politiken e Shqiperise per integrimin e Ballkanit Perendimor", kritikoi Meta qendrimin e kryesocialistit.

KEQARDHJA

"Ishte per te ardhur keq qe gjesti jo tolerant dhe jo demokratik i tij, i largimit nga ky takim pune ne momentin qe une, sikurse u ftova, fillova te mbaj fjalen time dhe te ekspozoje edhe situaten ne Shqiperi, por edhe politiken e Shqiperise per integrimin e Ballkanit Perendimor", kritikoi Meta qendrimin e kryesocialistit.

Meta, mbeshtetje qeveri per BE

Ne kuader te vizites se tij ne Prage, zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta u prit dje ne nje takim te vecante nga homologu i tij cek, Jan Kohout. Gjate takimit, u diskutua mbi integrimin evropian te Shqiperise dhe mbi thellimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe. Meta dhe Kohout i vleresuan marredheniet mes Shqiperise dhe Cekise si shume te mira dhe shprehen vullnetin e ndersjellet per t'i cuar ato ne nje nivel me te larte, si ne planin bilateral, ashtu edhe ne ate shumepalesh. Kreu i diplomacise shqiptare shprehu mirenjohjen e Qeverise shqiptare per mbeshtetjen ceke per anetaresimin e Shqiperise ne NATO si dhe per ndihmesen e dhene gjate aplikimit per anetaresim ne Bashkimin Evropian, qe u pranua nga Presidenca ceke e Unionit ne prill te ketij viti.

koha jone

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20958
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Rama, incident nė Kongresine Internacionales Socialiste :: Komentet

Mesazh prej Tue Dec 08, 2009 2:22 pm nga ad

Largimi i rames eshte nje nga demostrimet e sjelljeve te tij te pamenduara mire, dhe shprehje e papjekurise se tij politike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Wed Dec 09, 2009 12:05 am nga lidabica

Ai ,tani eshte bere per t'u lidhur

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:08 pm nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi